“Ndodhem në një luftë digjitale”/ Porositë e Ramës për socialistët
Kryeministri Edi Rama ka thirrur këtë të mërkurë në takim ...
Kryeministri Edi Rama ka thirrur këtë të mërkurë në takim ...
Mos na hapni barkun më se jemi bërë gazi i botës, një lajm bombë thonë. Dhe vazhdojnë, stafi i ish sekretarit amerikan të shtetit, i cili erdhi në Tiranë para dy ditëve, ishte pajisur me foton e Sali Berishës, në mënyrë të atillë që po t’i afrohej rastësisht në korridoret e hotelit, të mos e pranonin. E kthyet epokën e propagandës në atë farë kreje sa do ju mallkojnë brezat me vite. Para ca ditëve mbytët botën shqiptare me ca marrëzi të tipit se ministrja e Ramës është me barrë.
As shtatzënë nuk thoshit. Nuk hapje dot faqe webi se i njëjti avaz. Pastaj nuk është lajm nëse ka mbetur shtatzënë një ministre e re në moshë. Zoti e bekoftë dhe e pastë dritë. Lajm është nëse do të kishte mbetur ai Edi Rama shtatzënë. Ky po është lajm. Dje u çorrët me një web austriak karshi Ilir Metës. Çfarë nuk thatë për presidentin. Jo për Ilir Metën. Nga ana tjetër si nuk u skuqët përpara shqiptarëve. Si nuk morët asnjë përgjegjësi se këtë Ilir Metën nuk e zgjodhën ata, por ju.
Vetëm hidh në rrugë dhe laj duart. Kushedi se sa keni paguar një web skupesh aty në Vjenë dhe shqyet botën shqiptare. Nuk pastrohet qenefi rilindas jo Ilir Metën të arrestoni, por edhe gjysmën e opozitës. Në një studio televizive mbrëmë një naiv kokë rruar pyeti se kush ia ka bërë presidentit tonë këtë gjë? Pika, pyetjen, kush ia ka bërë? Po Edi Rama, i cili disa ditë më parë në një aktivitet partie iu hakërrye publikisht Spak-ut. Dhe kur ju trondisin ka shumë kësi shkrime për afera të tilla, si nuk e pranuat denoncimin e tabloit gjerman Bild mbi vjedhjet e Dibrës 2017. Me Damian tërmetin që sot e keni negociues për emrin gjoja të presidentit të ri. Me emër, me zë e me figurë.
Madje denoncuesi kishte vënë emrin dhe firmën poshtë. Edi Rama u tërhoq nga paditja që i bëri gazetarit gjerman. Ky denoncimi tek tabloiti austriak nuk kishte as më minimalen e gazetarisë, firmën e autorit. Po, propagandë, zhurmë. Sot nxorrët tjetrën, fotot e Saliut, ishte pajisur stafi i Mike Pompeut me foton e tij se mos i afrohesh ky. Keni marrë peng një vend të tërë vetëm me emrin e Saliut dhe të Ilir Metës. Një fotokopje e shëmtuar e luftës së klasave në diktaturë. Nga ana tjetër kërcënoni Perëndimin me afrimin nga Lindja nëse nuk çelen negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë. Shqiptarët nuk presin më dhe as që pretendojnë më të shohin aty raportin real të vendeve perëndimore midis shtetit dhe pushtetit. Ka marrë fund kjo aspiratë. Shqiptarët janë të dërrmuar dhe krahu a mendja vitale duan vetëm të ikin.
Po juve kjo nuk u vret fare pasi i keni zëvendësuar me krahun e lirë të punës nga Bangladeshi. Ju doni vetëm pushtet kudo. Dhe kjo por vertetohet sot me faktin që numri një i Spak-ut deklaroi se 80% e pushtetit është përgjuar. Eshtë fare e thjeshtë, vjedhjet galopante tuajat nuk mbulohen më me propagandë. Diçka u ka dalë duarve. Dhe në ‘të e sipër po u shëmbet në kokë ngrehina fallco. Në demokraci pushteti absolut është vetvrasje. Ajo jo vetëm ka filluar, por u ka kapluar thellë. Shumë shpejtë do u duhet një qeli luksoze për Edi Ramën. Kjo është e gjitha. Jo fotot e Saliut tek badigardët e Mike Pompeut.
Sot u duk sikur maxhoranca dhe opozita ranë dakord për mënyr...
Nga Astrit PatoziCaktojani Lul Bravës po të doni edhe helmim...
Nga Mentor KikiaVetëm një ditë mjafton për të kuptuar se ky ...
Nga Mentor KikiaUnë kam numëruar deri në 50 familje të afërm...
Gjeneral* Piro Ahmetaj, Strategji 2035: “Për mbrojtjen dhe z...
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Kryeministri ynë prej disa ditësh, bashkë me ministrat e tij...
Nga Artan FugaIshte një këpucari te rruga e Kavajës, disa kë...
Nga Çim PekaTakimi i djeshëm i Sali Berishës me mbështetësit...
Sot bota e internetit është e gjitha me sytë tek kartonët e ...
Është e vështirë të besohet, por e pamundur të mohohet se re...
Sali Berisha ka dëshmuar edhe një herë kapacitetin e tij pol...
Folja kalimtare mëshiroj që unë kam përdorur në titullin e k...
Nga Armand ShkullakuDisa ditë pas asamblesë kombëtare të par...
Nga Dr.Arben RamkajMustafa Nano është një polemist i njohur ...
Lufta me Ukrainën i kushton Rusisë 850 milionë dollarë në di...
Nga Mero BazeOpozita është përfshirë në një debat pa bukë li...
Nga Spartak BrahoDy ditë më parë Kryeministri zgjodhi një ak...
Lidhjet tona me Europën i kanë rrënjët në historinë e lashtë...
Edi Rama nuk po planifikon të arrestojë Sali Berishën ashtu ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka deklaruar se fo...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...