Europa përfshihet nga vala e të nxehtit, Italia në alarm me temperatura deri në 45°C
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...

Fati i cili nuk ndihmon guximtarët, por zyrtaret e desh që keto mejtime t'i shkruaj hipur në balonë duke udhetuar drejt Romes si sadrazem mbi sokak. Po ikim me zemren plot. Njerzit janë më të qetë se zakonisht.
Pas kanë lënë një hall të madh, dilemat e pikepyetjet që e shoqeronin atë mullâ. Kë Babo do të zgjedhe President të Republikes?
Kush e si do të jetë ai? Sa i gjatë , sa i hollë, sa ezmer, sa xhanan burrë, sa shakaxhi, sa mirënjohes me Babon mbi të gjitha do të jetë?
Tani keto hamendesime që qeder ja bënë qejfin shoqerisë i takojnë së shkuares.
Babo i cili mban në dorë kutin e gjësë, masat e perfeksionit, raportin mes formes dhe permbajtjes, dallimin mes të gjallëve e të vdekurve, duke perballuar vuajtje e mundime e vuri doren tek Gjeneral Bajram Begaj.
Ne dje parashikuam sesi në krahina të ndryshme perthyhet emri! Baçi i Republikes në Tepelene ! Barjami në Vlorë! Bake andej nga Permet Skrapari, Bomi në Tiranë. Por mesuam që Babo në telefonaten e tij sot ishte drejtuar me Bake po këtë do shtjellojmë pak më poshtë sapo të vemë në qoshet e veta ca vogelsira.
Mëqënëse u vertit llafi, se nuk na lanë rradhë ata të uruar ministrushër e ministrushe me vrapin e ngasjen engjullore, jashtë per të nxjerrë , ato fjalë zemre, atë nur urimesh, plot gufim e pjalm,ëndje e besë, shpresë e gezim që Shqiperia atë dekik paskesh pritur per ta ngjatetuar, me krahë të lehte, me bereqet e shendet të të kemi në Krye të shtetit tonë me një kokë të vetme o Bajram vellai!
Ne të opozites qysh se na ka hy dreqi në bark , mes tollovitjesh të asaj dite me vapë ca shkuam në sallë, ca ndejen në shtepi e ca në plazh duke gjykuar njëri-jatrin moralisht e politikisht.
Ashtu siç i ka hije një luftetari të paepur dhe jashtë çdo grupi që pretendon monopolin mbi të miren, në atë të lenduar PD por vetem në PD kam marrë në dorë flamurin kunder bojkotit të institucionit !
Me të mbeshtjellë si heronjtë e realizmit socialist , si mitralieri Sulo në luftra epike , rënda, krenar por pa entuziazem në sallen ku baballaret e nënat e kombit pleqerojnë dertet e vatanit.
U akuzuam nga miqtë puritanë se dashkemi rroga? Po ka ca rrogetarë ky shteti ynë që ato të uruara kacidhe presin në fund të muajit. Me ato i bëjnë derman jetes. Unë jam njëri prej tyre. Ma bëni hallall që e dua rrogen më shumë se,”opozitarizmin e vertetë”, në djall “idealet e medha” perballë rroges së vogel! Shyqyr që Presidenti i zgjedhur nuk na ra nga llozha tek perkulej me shtrengu qepallat me Babon.
Por shtysa e ketij meditimi nuk ishin keto kothere personale po ajo që ndodh një ditë më pas me Babon dhe të vetet!
Babon sot e zu gjumi pasi rojet bënë terbiet edhe një kalinaç që lehte pa prâ ! Eh ç ma nxiu jeten mermeriti, keshtu i mbajnë fjalimet edhe ministrat e mi. Por pastaj fjeti goxha mirë!
Kur u zgjua gjet një mullar me sms që e levdonin siç dinë ata që ja dinë huqet Babos po për me shumë kanë nevojë per të! Konkluzioni ishte vetem një që si Babo ska, ai është gjeni !
U ndal vetem tek një ! Presidenti i sapo zgjedhur e falenderonte per besimin, e pyeste si ka fjetur, në është i lehtë ajri i Surrelit ! Babo i cili e tkurr dhe bymen siç do ai koinfidencen u angeshtu pak per këtë afri ! Rrufiti kafen e cila i ngjante si fytyra e thartuar e të gjithë atyre që nuk ja dolën të vinin Dvoranë në bash të vendit ! Me pasi i ra telefonit të Presidentit të sapo zgjedhur ! Nga andej ndihej atmosfera e një bisede institucionale ! Babo i ra shkurt ” unë i kam zët këta titujt dhe emrat e gjatë, po kaq edhe termat serioz si President, Gjeneral e të tjerë !
Në medyshje jam mes nofkes Baçi ose Bake xhani ! Kjo e dyta ka më sentiment dhe kolor. Edhe mua vete “i gjati” me therrasin edhe si distancë po edhe se me shohin nga poshtë ! Ashtu bej dhe ti! Gjenerali gelltitej se nuk e kishte parashikuar këtë po Babo e ka zët monotoninë ai krijon thyerje! Pastaj vazhdoi ske pse me merr shpesh në tel, porositë ti shpie me Elisen ose me Taon, megjithese këtë të fundit ja kam qepur nga pas opozites “properendimore”! Ai i mbulon keta si ky sherrxhiu Gjekmarkaj, i thotë vazhdo keshtu si properendimor se je mirë.
Keshtu qe Elisa ti sjell ç’të duhet e të thotë çfarë të bësh afer është e nuk perton! Ti per çdo hall që të kesh mos u ndal asaj rrefeja, e sa hap e mbyll sytë fap fap behet ! Po degjo se unë jam Presidenti i tha asaj ane të telefonit !
E di Bake e di qe je ndoca shakxhi ja ktheu, pusho sot mos e merr me stres, hajt gjigand, hajd vella ditë të mbarë” !
Keshtu e mbylli Babua paraditen dhe ne udhetimin./CNA.al
Presidenti u zgjodh dje vetëm me votat e Ramës siç paz...
Sali Berisha në harkun e një viti përjetoi rënien më t...
Rastet më të bujshme në botë ku gjeneralët bëhen presi...
Teksa kthehem nëpër vite, që nga fëmijëria e hershme, nuk ...
Debati i kotë në Kuvend për vendodhjen e Presidentit f...
Kur kisha datëlindjen, vendosëm ta festonim. Ezmerka t...
Thuhet që Manastiri i Shën Katerinës, është një nga më...
Sot qe një ditë e hareshme per grupin socialist. Pas j...
Ashtu sikurse pritej emri i presidentit të ri do të pë...
Përse? Një fjalë sa një fjali, një tingull sa një melo...
Ajo që vura re mbrëmë në studiot televizive, ishte se ...
1. Kur UNICEF ngarkoi Hansin për të hetuar një kompan...
Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë do të jetë pra dikush q...
Për sa u fol deri tani dhe mënyra se si ua ofroi Presi...
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Bajram Begaj, me shum...
Zgjidhet në krye të Ulqinit, komuna më e madhe shqipta...
Është e thjeshtë të thuash ky apo ai nuk bën, ky i ri ...
Me rastin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Shqipërisë n...
Te “Kronikë e një vdekje të paralajmëruar” të gjithë e...
Kam disa ditë që lexoj se një personazh i çuditshëm me...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...