Saljanji mbyll përrallën e gjysmagjelit në PD: S’ka bashkim, por dy parti!
Ervin Saljanji, deklaroi në një intervistë me Mirela M...

Rama sfidon e kërcënon edhe Europën: Mos e mërzisni padronin tim se Ballkani destabilizohet.
Edi Rama provohet çdo ditë si vasal i shpifur i padronit të tij Aleksandër Vuçiç.
Ai në takime bi- dhe multilaterale është dhe avokat kryesor i serbomadhit Aleksandër Vuçiç duke neveritur bashkëbiseduesit e tij me tualetin që përpiqet ti bëj atij si askush tjetër.
Me qëndrimin e tij prej vegle të keqpërdorur ai i habiti udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s duke i dalë zot Aleksandër Vuçiç në samitin e fundit të Aleancës kur shqetësimeve të tyre serioze për rolin e Serbisë si Rusi e vogël në rajon dhe armatosjen e shpejtë të saj me armë ruse dhe kineze si dhe refuzimin nga Beogradi për zbatimin e sanksioneve që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj Serbisë. Në këtë samit presidenti i Kroacisë do të lobonte për Kosovën. Ai deklaroi se “Kam propozuar që Kosova të integrohet, që më në fund të bëhet një shtet i plotë” Kurse Edi Rama nuk do mbështeste këto kërkesa të presidentit të Kroacisë.
Përkundrazi Rama, kryeministri i kombit, i cili nga viti 1874 gjer në vitin 1999 ka njohur nga serbët disa gjenocide ciklike ndaj tij për habinë e të gjithë të pranishmëve dhe duke i çuditur dhe neveritur ata foli aty sikur të ishte përfaqësues i Beogradit dhe bëri avokatinë e Serbisë dhe serbomadhit Aleksandër Vuçiç, për çka ai fitoi përçmimin dhe gërdinë e audiencës në Samit por edhe falenderimin publik të padronit të tij Vuçiç.
Po kështu vetëm pak ditë më parë Kancelari Scholz vizitoi Beogradin dhe paraqiti publikisht si kërkesë kryesore respektimin nga Beogradi të sanksioneve të Bashkimit Europian ndaj Rusisë.
Menjëherë dhe flakë për flakë Edi Rama, duke sfiduar haptas kërkesat e qarta të Kancelarit Scholz, do hidhej në mbrojtje të padronit të tij Vuçiç duke dëshmuar se mbrojtja e interesave të Serbisë, dhe padroni i tij dhe jo ato të Shqipërisë dhe as të BE janë të rëndësishme për të.
Në intervistën dhënë gazetës Politiko njëra nga mediat me influente në Bruksel dhe Uashington, e cila në klasifikimin e katër viteve më parë do të nxirrte Ramën liderin më të dobët të Ballkanit dhe Evropës ai do të mbronte haptas qëndrimet pro-ruse të Vuçiçit dhe refuzimin nga ana e tij të zbatimit të sanksioneve të BE ndaj Rusisë.
Në këtë intervistë Rama i thotë gazetarit “Duhet të kuptoni se Serbia është në një pozicion shumë të ndryshëm nga shumë të tjerë, për shkak të historisë së saj, për shkak të lidhjeve të veçanta me Rusinë” Madje ai mendon se respektimi nga Serbia i embargos ndaj Rusisë “Është vetëvrasëse për ekonominë e tyre”. Më poshtë ky vasal mjeran thotë se ai mirëkupton Serbinë dhe Evropa nuk e kupton dhe, po sipas tij, natyrisht në verbërinë e plotë dhe sikur të ishte zëdhënës i Aleksandër Vuçiç paralajmeron Europën se me kërkesën ndaj Serbisë për respektimin e sanksioneve ndaj Rusisë mund të destabilizojë rajonin. Kështu Rama thotë:
“Ne ndonjëherë duhet të durojmë me të tjerët dhe të kuptojmë se çfarë po ndodh, përndryshe nuk mund ta mbajmë këtë komunitet të bashkuar për qëllime më të larta dhe më të mira”. Pra sipas Ramës për qëllime më të larta duhet të lejohet Serbia dhe padroni i tij të shkelin embargon dhe të ndihmojnë kështu Rusinë në agresionin e saj ndaj Ukrainës.
Përndryshe, vazhdon ai duke kërcënuar Europën "Presioni i tepruar i Perëndimit ndaj Serbisë është shkatërrues për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor", dhe se “ skenarët e tjerë janë vërtet shumë të këqinj për të gjithë dhe veçanërisht për këtë rajon”.
Ky kërcënim për konflikt dhe destabilitet të Ballkanit është një akt i vërtet prej skllavi të gatshëm të pohojë çdo gjë dhe për të mbrojtur të zotin e tij. Kjo është mbrojtje e turpshme e Edi Ramës për njeriun që po ndihmon makinerinë vrastare ruse në Ukrainë, e cila dëshmon gjithashtu dyfytyrësinë dhe të tij ndaj agresionit barbar rus dhe luftës për liri të popullit ukrainas.
Të dashur miq, ju ftoj ju dhe çdo shqiptar që ndjehet i tillë të dënojmë bashkërisht këtë qëndrim të hapur anti kombëtar dhe antieuropian të Edi Ramës që ia ka lakmi edhe vetë ultranacionalisti Milorad Dodik, presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës dhe që provon në mënyrë të pakundërshtueshme vasalitetin e plotë ndaj Beogradit, tradhtinë e tij kombëtare.
Ervin Saljanji, deklaroi në një intervistë me Mirela M...
Harta e re gjyqësore, një togëfjalësh shumë tingëllues...
Urdhri i SPAK që kërcënon, më së pari gazetarët, me b...
Kur sheh bulevardin “Dëshmorët e Kombit” të mbushur me...
Të vjen keq të shohësh dhe dëgjosh se edhe persona ose...
Ka mbërritur një pikë që deklaratat e Yuri Kim as nuk ...
Në konferencën e parë antikorrupsion, pas 9 vite qever...
1.'Bordi i Çmimeve’ u ngrit për të ndihmuar njerëzit e...
Të paktën 2100 njerëz (kaq është kapaciteti i sallës) ...
Janë njëqind, njëmijë, ndoshta shumë më shumë teori të...
Aty nga viti 2014 Edi Rama u thoshte shqiptarëve se fa...
Mesazhi i parë ka të bëjë me simbolikën, e cila në pol...
Doli Rama para tre muajsh dhe tha qe paga mesatare ne ...
Nuk para preferoj të përdor hapësirën që ofrojnë rrjetet s...
Ku dallon “procesi i Berlinit” nga “Ballkani Hapur”? ...
Gafa e pandergjegjshme e Edi Ramës, që në fjalimin e t...
Komedia zonja nga qyteti e kineastes Evi Kokalari-Ange...
Po Ylli, ke shumë të drejtë, medias i kanë plasur me k...
Si është e mundur ky terr i tmerrshëm informativ mu në mes...
Ngjarjet e fundit që janë regjistruar në qytetin e Shk...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...