“Filloi numërimi mbrapsht, kapitujt mbyllen brenda 2027-ës”/ Rama ndan videon nga Brukseli
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...

Edi Rama sapo i doli përpara "jo"-së së radhës së Bashkimit Europian. Me një postim në "Twitter" ai u flet shqiptarëve në pozitat e një komandanti ''hero'' si dikur Enver Hoxha kur thoshte na u prish gjiza nëse mërzitet greku.
Krijesa Edi Rama nuk ka kuptuar dhe nuk ka ndryshuar asgjë në lidhje me pozitat e një shefi qeverie në diktaturë dhe atij në demokraci. Ai duhet të largohet nga si Kryeministër pasi në 10 vjet qeverisje nuk ka arritur ta bëjë Shqipërinë pjesëtare të Bashkimit Europian. E kishte premtimin e parë elektoral.
Përkundrazi pa një referendum kombëtar devijoi rrugën e saj drejt Lindjes. I doli përpara për faktin se në samitin e radhës që pritet të mbahet në datën 23 dhe 24 qershor, çështja e Shqipërisë nuk figuron. Eshtë e lehtë ta mësosh, pasi nga publikimet paraprake të programit të punës apo agjenda, duket se Shqipëria nuk është për t'u diskutuar. Brenda qeverisjes së tij nga 2013 e deri më sot, "jo"-të e Europës kanë qenë thuajse të përvitshme.
Nuk duhet të diskutohet më asgjë, qysh apo si. Edi Rama duhet ta hapë krahun dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Nuk i kuptoj as shqiptarët se si tolerojnë vit pas viti dështimet klasike të një qeverie të mbaruar. Madje, konceptualisht janë të përçarë sa nuk janë të rastësishme që proteston shoqëria e hapur për çmimin e naftës, të tjerët ofrohen vetëm nga shtëpia.
Protestojnë bujqit për prodhimet e mbetura, mungesën e tregut, çmimet e larta të pesticideve, të tjerët ofrohen nga televizori. Proteston opozita, shqiptarët shullaten në çarçafët e shprehjes, ''për inat të sime vjehrre, po shkoj me mullixhinë e fshatit''.
Më keq akoma brenda opozitarizmit, i nxjerrin sytë njëri-tjetrit, rrahin gjoksin se kush është demokrat apo jo, ndërsa Edi Rama tall menderen me vendin. Zoran Zaevi nuk është më kryeministër i Maqedonisë së Veriut. A e dini përse. Pasi një vit më parë në samitin e radhës Maqedonisë së Veriut nuk iu hapën negociatat. Pati burrërinë të hapte krahun.
Kjo është demokracia. Kurse në Shqipëri pushteti çimentohet pavarsisht firove dhe theqafjes së një njeriu. Vini re së fundi, mënyrën se si u zgjodhën krerët e Partisë Socialiste në rrethe, duke u emëruar, pa votë. Janë shenjat e një pushteti në ngritje, jo të një demokracie të konsoliduar. Nuk e di përse shqiptarët pranojnë të ndëshkojnë veten dhe fëmijët e tyre për poturet e Edi Ramës. Kjo është një katastrofë sa sociale aq edhe kombëtare.
Edi Rama duhet të ikë një orë e më parë, pasi Shqipërisë do t'i duhen dekada të tjera për të mbushur gropat e tij. "Jo"-ja e radhës ka vetëm një përgjigje, hapjen e krahut. Ju jeni kthyer no korista, ashtu tok, si në kohën e Dullës, mallkoni majtas e djathtas dhe mbani sytë nga Lindja. Ky është degradim.
Mendova të sfidoj dhe të sfidohem aty ku prej shumë vitesh...
Sipas Edi Ramës ata që e kundërshtojnë nuk janë asgjë ...
Edi Rama e shfrytëzoi në mënyrë perfekte fabulën e një...
Qeveria i rrëmben Pushtetit Lokal ujësjellësit dhe i p...
Xhuljanën e takoj në një lokal të vogël diku në Tiranë...
“Jam për protesta në çdo moment… kjo është shoqëria sh...
Këto ditë Partia Socialiste po merret me zgjedhjen e k...
Mashtrimin Rama e ka shndërruar në formulë. Madje në F...
Monarkistet, për inatin e madh të partizanëve, e quani...
Përse Europa pranon çdo vit miliona arab nga Afganista...
MËKATI i GRUAS?! U ul. E trishtuar. Sy bojqiell. Flok...
“Ukrainasit janë të gatshëm të japin jetën për perspek...
Po mirë mo mirë, po turp mo nuk kemi që marrëdhëniet...
Rama sfidon e kërcënon edhe Europën: Mos e mërzisni...
Ervin Saljanji, deklaroi në një intervistë me Mirela M...
Harta e re gjyqësore, një togëfjalësh shumë tingëllues...
Urdhri i SPAK që kërcënon, më së pari gazetarët, me b...
Kur sheh bulevardin “Dëshmorët e Kombit” të mbushur me...
Të vjen keq të shohësh dhe dëgjosh se edhe persona ose...
Ka mbërritur një pikë që deklaratat e Yuri Kim as nuk ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...