“Filloi numërimi mbrapsht, kapitujt mbyllen brenda 2027-ës”/ Rama ndan videon nga Brukseli
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...

Bëhen apo nuk bëhen realitet paralajmërimet e Vuçiçit dhe Ramës nesër, për të bojkotuar Samitin e BE-së, libri të cilin duhet ta lexojmë me kujdes tashmë është botuar.
Së pari, arsyet e paralajmërimit të bojkotit hipotetik të Serbisë janë komplet të ndryshme nga ato të Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Serbia që është një hap më para në integrimin Europian e ka gati të pamundur të artikulojë dhe publikisht arsyet e bojkotit në këtë samit, ku që në rreshtat e parë të ftesës nga Presidenti Chaarles Michel flitet për situatën e re të krijuar nga Lufta në Ukrainë, për sanksionet ndaj Rusisë, madje përdoret dhe fjala “gjepolitikë”.
Serbia pa dyshim, në këtë Samit ishte vendi që do të hante më shumë shpulla, si për mosvënien e sanksioneve ashtu edhe për faktin që Vuçiçi nuk ka pranuar të dënojë një herë të vetme demonstratat pro Putinit në Beograd. Madje, këtë merak e shprehu dhe Rama në një intervistë të para pak ditëve, ku i bënte thirrje BE-së ta mirëkuptonte më shumë Serbinë.
Arsyet e bojkotit akoma në letër të Shqipërisë dhe të Maqedonisë nëse vazhdon ta ndjekë Tiranën nga pas janë komplet të tjera dhe siç është bërë e ditur nga Rama sot kanë të bëjnë vetëm me veton e Bullgarisë. Pra, tri vende të 'Open Ballkan', që refuzojnë një Samit Europian për arsye të ndryshme dhe që në thelb ndërmarrin një veprim poltik.
Këtë pjesë të librit duhet ta lexojnë me kujdes, kuptohet përveç shqiptarëve edhe amerikanët, ku me gojën e Eskobarit, por dhe zyrtarëve të tjerë, kanë shfaqur shqetësimin që nisma e 'Open Ballkan' të ngelet ngushtësisht një nismë me karakter ekonomik. Sot, me këto paralajmërime që çojnë drejt akteve të pastra politike të 'Open Ballkan', duket se herët a vonë do ta shikojnë me të tjera syze këtë organizatë.
Por, pa dyshim më me kujdes këtë libër që sot ia pamë më qartë se kurrë kopertinën, duhet ta lexojnë shqiptarët dhe sidomos opozita. Sot, në njëfarë mënyre, e pamë atë që e ndienim me kohë: që vazoja ku mbahet flamuri i BE-së në Tiranë është thyer. Dhe me vazo të thyer dhe flamuri BE-së mund të rrëzohet më kollaj, mund të bjerë akoma më poshtë.
Në këtë situatë është jo thjesht taktikë politike, por mbi të gjitha detyrë kombëtare, që pavarësisht nga burokracia e Brukselit, pavarësisht nga vonesat, pavarësisht nga dështimi i planit A apo B të Brukselit për integrimin, dikush duhet ta mbajë më lart Flamurin e BE-së në Tiranë.
Opozita shqiptare, në çdo ngjyrë ku shtrihet është e destinuar të jetë një forcë e pastër Europianiste, sepse dhe përveç të tjerave çdo lojë me pikëpyetje ndaj BE-së është automatikisht e fituar nga Rama-Vuçiç të cilët kanë kohë që e kanë filluar stërvitjen në fushë, madje e kanë dhe çadrën me logon 'Open Ballkan'. Ndaj, në këtë situatë dhe frymëzimet nga Orbanët e Hungarisë apo të Sllovenisë janë të padobishme.
Fatmirësisht, opozita shqiptare e ka një aleat të pastër Europianist në rajon, nga i cili, për shumë arsye mund ta kthejë fytyrën më lehtësisht se me dikë tjetër.
I vetmi vend në Ballkanin Perëndimor ku flamuri i BE-së qëndron në një vazo të pakrisur, është Prishtina. E vetmja shtypshkronjë që mund të shtypë një libër tjetër, ndryshe nga ai që filluam të lexojmë sot me logon 'Open Ballkan', hë për hë, zyrtarisht gjendet vetëm në Prishtinë.
Opozita shqiptare nga sot e tutje o rithemelohet nën këtë dritë, në këtë perspektivë ose nuk ka asnjë shans tjetër. Fushë për lojëra të tjera për opozitën, fatmirësisht apo fatkeqësisht nuk ka.
Ngjiteni vazon e thyer të BE-së në Tiranë.
Edi Rama sapo i doli përpara "jo"-së së radhës së Bash...
Mendova të sfidoj dhe të sfidohem aty ku prej shumë vitesh...
Sipas Edi Ramës ata që e kundërshtojnë nuk janë asgjë ...
Edi Rama e shfrytëzoi në mënyrë perfekte fabulën e një...
Qeveria i rrëmben Pushtetit Lokal ujësjellësit dhe i p...
Xhuljanën e takoj në një lokal të vogël diku në Tiranë...
“Jam për protesta në çdo moment… kjo është shoqëria sh...
Këto ditë Partia Socialiste po merret me zgjedhjen e k...
Mashtrimin Rama e ka shndërruar në formulë. Madje në F...
Monarkistet, për inatin e madh të partizanëve, e quani...
Përse Europa pranon çdo vit miliona arab nga Afganista...
MËKATI i GRUAS?! U ul. E trishtuar. Sy bojqiell. Flok...
“Ukrainasit janë të gatshëm të japin jetën për perspek...
Po mirë mo mirë, po turp mo nuk kemi që marrëdhëniet...
Rama sfidon e kërcënon edhe Europën: Mos e mërzisni...
Ervin Saljanji, deklaroi në një intervistë me Mirela M...
Harta e re gjyqësore, një togëfjalësh shumë tingëllues...
Urdhri i SPAK që kërcënon, më së pari gazetarët, me b...
Kur sheh bulevardin “Dëshmorët e Kombit” të mbushur me...
Të vjen keq të shohësh dhe dëgjosh se edhe persona ose...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...