Rama dhe Enver Hoxha, dy argatë-servilë të pështirë të Beogradit
Shumë intelektualë të formatit nacionalistë, në analiz...

20 vite më parë jetoja dhe punoja në Londër.
Një mëngjes dimri me shi, krejt papritur në zyrën time u shfaq Arbëresha, vajza e Hasanit, të cilën e kisha shoqe fëmijërie që nga gjimnazi.
Ajo ishte një vajzë inteligjente, e edukuar dhe me shumë humor, por jeta i kishte marr ters disa herë.
Ajo vinte nga një familje e varfër dhe me shumë probleme konfliktuale të dhunshme brenda fisit. Për këto arsye ishte larguar për një jetë sa më të mirë nga Shqipëria drejt Londrës.
E pyeta: “Arbëresha si i ke hallet?”
Keq, keq Kreshnik - ma ktheu. “ Jam pa punë. Jetoj me 3 shoqe në 50 metra/2 dhe paguajmë 1200 paund qira në periferi të Londrës”
Po ndonjë gjë tjetër- i thashë: “Pooo Kreshnik, kam një lajm të mirë. Muajin tjetër do martohem me princin e Britanisë së Madhe dhe jam shumë e lumtur”
Uaaaaaa klitha unë dhe e pyeta instinktivisht:
“Sa e sigurt është kjo lidhje dhe martesa?”
50% me 50% ka shanse o Kreshnik - ma ktheu Arbëresha pa ju dridhur syri.
Unë ngrita supet dhe e pyeta i habitur: “Çfarë nënkupton me 50% - 50% martesë se nuk po marr vesh gjë”
Dëgjo Kreshnik, foli Arbëresha e heshtur:
“Unë dhe Hasani jemi dakord nga ana jonë, por ende nuk dimë mendimin e Princit dhe Mbretëreshës se nuk na njohin hiç fare kush jemi, por babit tim i pëlqen si ide.” pra vazhdoi ajo: “50% pro, jemi unë dhe Hasani. 50% kundër janë Princi dhe Mbretëresha”
Qesha me lot ….. dhe mu kujtua sot kjo histori.
Po lexoja sondazhin e rinisë austriake e cila me shumicë ishte shprehur se nëse shqiptarët do hyn në Bashkimin Europian atëherë ata do dalin nga BE.
Ky nuk ishte sondazhi i parë.
Një muaj më parë 62% e gjermanëve, 60% e francezëve, 59% e portugezëve ishin shprehur se nuk dëshirojnë që shqiptarët të bëhen pjesë e “familjes” së tyre.
Kam disa ditë që marr mesazhe nga qindra lexues të cilët më pyesin:
“Kreshnik, pse nuk na do Europa” dhe “Çfarë të keqe ju kemi bërë ne, evropianëve?!”
Analiza është shumë e thjeshtë. Njësoj si vajza e Hasanit që donte të martohej me nipin e Mbretëreshës.
Njëra palë do, tjetra jo. Martesë me zor s’ka.
Thjesht, ne ju dukemi aq të prapambetur dhe të pazhvilluar sa ata nuk duan të lidhin krushqi me ne.
Do thoni ju: “E ka gabim Europa”
Ndoshta janë 100% gabim ata, por ç’rëndësi ka, kur kombet evropian nuk kanë fijen e dashurisë dhe respektit ndaj nesh.
Urrejtja dhe dashuria ndahet nga një fije floku.
Mos harroni në 110 vjet shtet shqiptar, vetë kombet evropian kanë bërë 3 luftëra të përgjakshme dhe 3 bashkëjetesa paqësore me njëri-tjetrin brenda një shekulli.
Thjesht ne jemi krejtësisht të parëndësishëm.
Nuk u vlejmë atyre:
- as për martesë
- as për divorc
- as për dasmorë
- as për krushqi
- as për komshi
Ne thjesht duhet ta kishim kuptuar me kohë, që martesë me zor nuk bëhet.
Më mirë të largohemi me dinjitet, sesa duke ngjallur neverinë, keqardhjen, të qeshurat dhe cinizmin e fëmijëve të “mbretit” dhe “mbretëreshës”.
Prici nuk ndjen asgjë për vajzën e Hasanit.
Ashtu si martesa e tyre, edhe kjo dasma e jonë me Evropën i ka shanset 50% me 50%.
50% pro jemi ne…
50% kundër është Evropa…
Shumë intelektualë të formatit nacionalistë, në analiz...
Bëhen apo nuk bëhen realitet paralajmërimet e Vuçiçit ...
Edi Rama sapo i doli përpara "jo"-së së radhës së Bash...
Mendova të sfidoj dhe të sfidohem aty ku prej shumë vitesh...
Sipas Edi Ramës ata që e kundërshtojnë nuk janë asgjë ...
Edi Rama e shfrytëzoi në mënyrë perfekte fabulën e një...
Qeveria i rrëmben Pushtetit Lokal ujësjellësit dhe i p...
Xhuljanën e takoj në një lokal të vogël diku në Tiranë...
“Jam për protesta në çdo moment… kjo është shoqëria sh...
Këto ditë Partia Socialiste po merret me zgjedhjen e k...
Mashtrimin Rama e ka shndërruar në formulë. Madje në F...
Monarkistet, për inatin e madh të partizanëve, e quani...
Përse Europa pranon çdo vit miliona arab nga Afganista...
MËKATI i GRUAS?! U ul. E trishtuar. Sy bojqiell. Flok...
“Ukrainasit janë të gatshëm të japin jetën për perspek...
Po mirë mo mirë, po turp mo nuk kemi që marrëdhëniet...
Rama sfidon e kërcënon edhe Europën: Mos e mërzisni...
Ervin Saljanji, deklaroi në një intervistë me Mirela M...
Harta e re gjyqësore, një togëfjalësh shumë tingëllues...
Urdhri i SPAK që kërcënon, më së pari gazetarët, me b...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...