Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...

Sot ukrainasit dhe moldavët kanë arsye për t’u festuar nëse besojnë se marrja e statusit kandidat për në BE është një ftesë për të qëndruar në paradhomën e familjes së madhe me 26 anëtarë, por nuk ka shumë arsye për gëzim kur sheh bilancin për Ballkanin.
Sot, nuk pati lajm të mirë për Shqipërinë që ka 8 vjet që ka marrë statusin e vendit kandidat, nuk pritej lajm i mirë për Maqedoninë që ka 17 vjet me statusin e vendit kandidat, - dy vende që sipas Komisionit Europian kanë plotësuar kushtet prej vitit 2018!
Por më skandaloze është situata me Kosovën! I vetmi vend i izoluar në kontinent! (Dhe të mendosh që edhe banorët e Venezuelës lëvizin pa viza në hapësirën Shengen?!
Lajm të mirë nuk pati as për Bosnjën dhe as për dy vendet që kanë vite që kanë hapur negociatat, Serbia më 2014 dhe Mali i Zi më 2012.
Agresioni rus në Ukrainë ka ndryshuar çdo gjë për BE-në, me përjashtim të politikës së saj të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë që “zgjerohet’ drejt Lindjes dhe tregon kujdes të shtuar për oborrin e pasëm, në rajon po humbet “rrugën” në oborr.
Ndonëse vlerësuar që prej 2018 se ka plotësuar kushtet për çeljen e negociatave, ndonëse mbështetja për BE-në është në shifrat 90%, Shqipërisë i duhet sërish të presë ditë më të mira.
Historia e rrugës së Shqipërisë drejt BE-së gjithmonë e më shumë po i ngjan historisë së disa rrugëve tona në Shqipëri, që dihet data se kur nisin punimet, por deri në përfundim të tyre, dalin probleme pas problemesh: me shpronësimin, financimin, rrëshqitjet, gjykatat, protestat, ndikimet globale etj etj! Dështimi për të mbaruar në kohë mbulohet mu ashtu si u mbyll sot takimi BE- Ballkani Perëndimor me fjalë, foto dhe video të bukura për rrjetet sociale që pasohen nga vizita në rajon të ngjashme me vizitat inspektuese në “kantieret e ndërtimit” të rrugëve.
Por përtej krahasimit që çalon është e qartë se tani nuk po flitet më për standarte që duhen plotësuar, por për mosmarrëveshje që duhen zgjidhur.
Nëse merr në konsideratë se çfarë kërkon Bullgaria nga Maqedonia, duket se shqetësimi më i madh në Ballkan nuk është e ardhmja, por e shkuara. Pas 30 vjet beteje me Athinën për të shkuarën, Shkupit do t’i duhet edhe një betejë tjetër për të shkurën me Sofien.
Shqipëria nuk ka pse mbetet peng i mosmarrëveshjeve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë. Në vend që të bëjë betejë për të ardhmen e vet me kërkesën për t’u vlerësuar sipas meritës, Tirana e gjen veten në një luftë batutash me Sofien që nuk ka asnjë pretendim ndaj Shqipërisë?!
Dhe show tjetër i panevojshëm sot ishte “Ballkani Hapur” në Bruksel. Serbia është në një fazë të avancuar (teknik) në raport me integrimin në BE. Treshja e “Ballkanit Hapur” mund të duartrokitej sot vetëm nëse krahas tyre aty do të ishte edhe Presidentja e Kosovës dhe të katër të shprehnin zhgënjimin për pafuqinë e Brukselit për të marrë vendime për të integuar më tej rajonin me BE-në.
Koordinimi i qëndrimeve me njëri-tjetrin në Ballkan nuk duhet të bëhet me idenë se kemi edhe alternativë tjetër përveç rrugës drejt BE-së. Ideja e ndërtimit të Europës në shtëpinë tonwy është dhe objektivi i të gjithëve. Por nuk mund të ndërtohet Europa në shtëpinë tonë pa ndihmën e Europës.(Pa përmendur miliardat e ndihmës të dhënë nga Brukseli mjaft të kujtojmë se për rajonin BE angazhon 9 miliardë euro grant dhe 30 miliardë për investime- fondet e ndihmës 2021-2027).
Samiti i sotëm BE- Balkani Perëndimor u mbyll me foton e bukur të liderëve. Qershorin e ardhshëm mbushen 20 vjet nga Samiti i Selanikut, ku kryetarët e shteteve të Unionit premtuan se e ardhmja e rajonit është në BE! Atëherë u krijua përshtypja se bëhej fjalë për një të ardhme të afërt. Sot duket se e ardhmja do të jetë e largët.
Sot është ditë e mirë për ukrainasit dhe moldavët. Ballkanasit e ardhshëm!/CNA.al
Më dhimbset shumë Belind Këlliçi, tek e shoh të goditu...
Teksa ndiqja mbrëmë koncertin e Janis Parios në Tiranë, m'...
Popullit i ka ardhur në majë të hundës! Varfëri ekstreme, ...
Shumë i nervozum m'u duke mbrëmë - më tha një burrë i ...
Trimëriçka e Ramës për të bojkotuar BE e pati ymrin më...
20 vite më parë jetoja dhe punoja në Londër. Një mëng...
Shumë intelektualë të formatit nacionalistë, në analiz...
Bëhen apo nuk bëhen realitet paralajmërimet e Vuçiçit ...
Edi Rama sapo i doli përpara "jo"-së së radhës së Bash...
Mendova të sfidoj dhe të sfidohem aty ku prej shumë vitesh...
Sipas Edi Ramës ata që e kundërshtojnë nuk janë asgjë ...
Edi Rama e shfrytëzoi në mënyrë perfekte fabulën e një...
Qeveria i rrëmben Pushtetit Lokal ujësjellësit dhe i p...
Xhuljanën e takoj në një lokal të vogël diku në Tiranë...
“Jam për protesta në çdo moment… kjo është shoqëria sh...
Këto ditë Partia Socialiste po merret me zgjedhjen e k...
Mashtrimin Rama e ka shndërruar në formulë. Madje në F...
Monarkistet, për inatin e madh të partizanëve, e quani...
Përse Europa pranon çdo vit miliona arab nga Afganista...
MËKATI i GRUAS?! U ul. E trishtuar. Sy bojqiell. Flok...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...