
Historia nis në gusht të 2017 kur McGonigal i kërkon 225 000 USD Agron Nezës. Më datë 5 shtator, zyrtari i lartë i FBI-së njofton se do të bëjë një vizitë “jo zyrtare në Shqipëri”. Dy ditë më pas takohet me A. Nezën, i cili i thotë se “po punonte për lekët” dhe do t’i jepte me “këste”. Po atë ditë udhëtojnë bashkë për në Shqipëri dhe takojnë personin B (Duçkën).
Më 9 shtator, McGonigal takon kryeministrin e Shqipërisë, prezent është edhe Duçka.
Gjatë kësaj vizite personi A (Neza) e takon me një biznemen politikan që do që të hetojë një komplot për vrasjen e tij.
Një ditë më pas më 10 shtator, McGonigal bashkë me Nezën shkojnë në Kosovë dhe takojnë një politikan atje.
Prokurorët amerikanë theksojnë (pika 4) se që nga kjo vizitë McGonigal ka mbajtur marrëdhënie të vazhdueshme me Kryeministrin e Shqipërisë.

Më 5 tetor, në parkimin e një restoranti në Nju Jork. Neza i jep afërsisht 80 mijë dollarë McGonigal.
Gjatë vjeshtës, thonë prokurorët, në shtëpinë e tij në Nju Xhersi, McGonigal mori dy këstet e tjera që plotësonin shumën 225 mijë dollarë.
Më 16 tetor, McGonigal kur raporton për vizitën e tij, fsheh faktin që ka takuar kryeministrin e Shqipërisë.
Një muaj më pas më 15 nëntor McGonigal njofton FBI se do të bëj një vizitë zyrtare në Austri. Vizita realizohet pas dy ditësh. Në të vërtetë vizita zyrtare është për një qëllim krejt tjetër. Ai udhëton bashkë me Nezën dhe ka marrë me vete edhe një prokuror nga Departamenti i Drejtësisë. Udhëtimi, qëndrimi, shpenzimet janë të mbuluara nga Neza.
Një ditë më pas, më 18 nëntor në Vienë, prokurori që ka marrë me vete McGonigal inteviston biznesmenin politikan dhe si përkthyes shërben Neza. FBI nuk ka njoftim dhe as shënime nga kjo intervistë.
Po atë ditë, McGonigal (që kishte njoftuar qendrën se ishte në Austri) udhëton bashkë me Nezën për në Tiranë ku takohen sërish atë ditë me biznesmenin politikan. I vetmi që mungonte nga takmi në Vienë ishte prokurori që ishte kthyer në SHBA. Në këtë takim diskutohen edhe mundësi biznesi mes të treve.
Të nesërmen McGonigal takohet në darkë me personin B (Duçka) dhe një ditë më pas takohet me kryeministrin e Shqipërisë.
Një javë më pas McGonigal informon prokurorët e Departamentit të Drejtësisë për mundësinë e hapjes së një çështje penale ndaj një qytetari amerikan që po lobonte për opozitën shqiptare. Kjo ndodh më 25 nëntor. Një ditë më parë, thonë prokurorët, McGonigal i merr informacionet për qytetarin amerikan nga Duçka.
Në dhjetor regjistrohet darka në Uashington mes Nezës, zyrtarëve të qeverisë shqiptare, dhe McGonigal dhe një darkë më e ngushtë në Nju Jork mes Nezës, Edi Ramës dhe Mcgonigal.
Më 4 janar, Neza i dërgon informacione për lobistin e opozitës shqiptare McGonigal dhe ky ja dërgon zyrës së Nju Jorkut të nesërmen. Prokurorët bëjnë të qartë se Neza (personi A) i ka marrë informacionet nga zyra e Kryeministrit të Shqipërisë.

21 shkurt-24 shkurt, McGonigal vjen për vizitë në Shqipëri, por nuk e raporton këtë vizitë.
Më 26 shkurt, me kërkesë dhe mbikqyrje të McGonigal, FBI në Nju Jork hap çështjen penale ndaj lobistit amerikan të opozitës shqiptare. Neza shërben si informator në këtë çështje. Ndërsa personi B (Duçka) paguan gjithë shpenzimet për të mbledhur dëshmi në Europë duke paguar udhëtimet, qëndrimin etj..
Më 4 mars, McGonigal darkon në Uashington me kryeministrin e Shqipërisë.
Ky shënim është bërë bazuar mbi letrat që jane publike dhe i kanë në dispozicion të gjithë. Ndoqa mbrëmë disa mendime të dhëna nëpër televizon për këtë çështje, kërkova një raportim në dhjetëra portale për të parë se çfarë kanë raportuar, pashë edhe sot lajmet në tv kombëtare dhe i vetmi lajm që më mbeti në mendje ishte deklarata e Gjiknurit që e gjitha kjo gjë bëhet për të tërhequr vëmendjen nga 21 janari.
Shqipëria ka dhjetëra gazetarë që dinë anglisht. Pyetja ime është pse nuk u gjet një që të shkruaj një raportim bazuar mbi akuzën e prokurorëve amerikanë që është publike?
Pyetja tjetër: këta që dalin në ekran dhe nuk lënë filxhan pa parë, në mungesë të njohurive të gjuhës angleze, nuk kishin mundësi të lexonin 5 minuta për të kuptuar se çfarë ka ndodhur? Dhe këtë pyetje nuk e kam për “patronazhistët e ekranit”, por për persona që mund të thonë diçka dhe nuk e kanë stomakun të lidhur me bukën e qeverisë.
“Aty ku djegin libra, në fund do të djegin edhe njerëz...
Muajin e ardhshëm, mbushet 1 vit nga sulmi i dhunshëm i Ru...
Marrëzia e kumarit! Së fundi, në kryeqytetin tonë ka hapu...
Një polemizues nuk qenkësh i një mendjeje me argumente...
Edi Rama ka pranuar me zë dhe figurë që “nuk diskutohe...
Dy superfuqi ekonomike, politike, ushtarake dhe dy ...
Të shkruash për futbollin, sportin më popullor, emocionin ...
Akademiku Artan Fuga ka komentuar reality show-n “Big ...
Kiko nuk ka televizor qysh nga koha kur raca njerëzore...
Duke parë që askush nuk po i dilte për zot 420 mijë eu...
Koncepti Ballkan i hapur nënkupton, sipas meje, dy horizon...
Sapo mori njoftimin për mbledhjen e Këshillit të Sigur...
Ndoqa një intervistë të ish zv/ministres së Brendshme ...
Kiko i befasuar nga ethet që i kanë zënë shqiptarët pë...
Për t’i shpëtuar plakjes, televizioni duket se ka nisu...
“Nëse do që të vlerësosh një qytetërim, së pari shih v...
Unë nuk e mendoja se i gjithë inati 32 vjeçar i gazetës Di...
Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka përcjellë m...
2013-2023, një dekadë që Shqipëria qeveriset nga e majta. ...
Analiza e punës së bërë dhe rekomandimet për më tej janë g...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...