Funerali i “Investitorit Strategjik”, ligji më i zi në historinë e Parlamentit Shqiptar!
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...

Akademiku Artan Fuga ka komentuar reality show-n “Big Brother VIP”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Fuga shkruan se "Big Brother" është një çelës kopil për të kuptuar shoqërinë.
Sipas Fugës, nëse audienca e gjerë e sheh, nuk duhet të sharë, por duhet parë si pjesë e revoltës që ajo shpreh ndaj një shoqërie hipokrite, të fjetur, të rëndomtë, kur nuk ndodh asgjë.
"Shumë e komentojnë Big Brotherin në tv. Unë për vete nuk e shoh sepse e njoh mirë modelin dhe formatin e tij në planin filozofiko-sociologjiko-psikologjik. Këta muaj më shumë shoh Al Pazar, kënaqem, por edhe e studjoj!
Ca e shajnë Big Brotherin, ca e lëvdojnë, ca protestojnë, ca rrinë me ethe te ekrani, ca e promovojnë! Të gjitha bashkë pa dallim i japin edhe më shumë energji!
Veç kur shajnë popullin se është budalla, i molepsur, dele meqë pasionohet pas atij emisioni, kur nxehen me protestuesit që artificialisht vijnë te Big Brotheri, , etj., këtë nuk e pranoj!
Mos shani popullin o budallenj të mirë!
Duhet studjuar spektatori, marrëdhenia e ekranit me audiencat, mesazhi i nëndheshëm që jep emisioni pa u gënjyer nga gjykime morale, jo ky kot, jo ato skena kot, jo budallalliqe, etj.
Pse audienca tërhiqet? Minimumi : Sepse gjen aty pjesë njeriu që në familje, shoqëri, marrëdhënie intime, etj i fshihen sikur nuk ekzistojnë! Është një revoltë ndaj mediokritetit dhe hipokrizisë të shoqërisë. Eshtë një ajër që vjen nga një çarë dritareje e WC - së kur njeriu ka nevojë për fllad edhe kur bëhet fjalë për skandal, për të papritura, për ankth edhe të kotë, kur jashtë tv ka vetëm monotoni dhe nuk e pyesin për asgjë.
Kur betejat jashtë kanë mbaruar së dhëni shpresë edhe njeriu ka nevojë për beteja virtuale. Mos kujtoni se është më mirë Kuvendi i Shqipërisë nga Big Brotheri. Të njejtat loja artificiale, të njëjta ndeshje artificiale, të njëjtat prapaskena që në fakt vëzhgohen nga Vëllai i Madh.
Big Brotheri ashtu sikurse është, është një çelës kopil për të kuptuar shoqërinë. Kjo është shoqëria. Prandaj kur audienca e gjerë e sheh, mos e shani, se ndryshe nuk keni kuptuar gjë, por shiheni si pjesë e revoltës që ajo shpreh ndaj një shoqërie hipokrite, të fjetur, të rëndomtë, kur nuk ndodh asgjë.
Populli ka nevojë për drama qoftë edhe si lojë aktoriale me aktorë të dështuar! Teatri a u prish? Ku ta shohë dramën! Ku janë romanet dramatike, të dramës së tij? Ku janë tragjeditë qoftë edhe vetëm të shkruajtura në letër?
Shikoni se çfarë urie ka!!! Kur nuk ka pulën çfarë të hajë? Gjelin e detit?
E keqja dhe e shëmtuara tërheqin më shumë se çdo gjë kur gjithçka është mediokre dhe e fallcët!
Tërheqja estetike e së shëmtuarës është fantastike, katarsike! Mua më pëlqen e shëmtuara në art, letërsi, media! Vdes!
Ndryshe më thoni t'ju rekomandoj libra për njohuri nga epistemologjia e televizionit!", shkruan Artan Fuga./ CNA.al
Kiko nuk ka televizor qysh nga koha kur raca njerëzore...
Duke parë që askush nuk po i dilte për zot 420 mijë eu...
Koncepti Ballkan i hapur nënkupton, sipas meje, dy horizon...
Sapo mori njoftimin për mbledhjen e Këshillit të Sigur...
Ndoqa një intervistë të ish zv/ministres së Brendshme ...
Kiko i befasuar nga ethet që i kanë zënë shqiptarët pë...
Për t’i shpëtuar plakjes, televizioni duket se ka nisu...
“Nëse do që të vlerësosh një qytetërim, së pari shih v...
Unë nuk e mendoja se i gjithë inati 32 vjeçar i gazetës Di...
Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka përcjellë m...
2013-2023, një dekadë që Shqipëria qeveriset nga e majta. ...
Analiza e punës së bërë dhe rekomandimet për më tej janë g...
Shumë njerëz pyesin të habitur si është e mundur që ta zemë ...
Janë disa njerëz që thonë me mburrje nuk ka Perëndi. N...
Kiko u zgjua në mëngjes me vonesë dhe meqë dita ishte gri, m...
Kjo zonja vjedh-hajdute në banesat ku e kishin marrë si arga...
I gjithë opinioni i është vërsulur pastrueses, vodhi, ...
Një foto e një çante Louis Vuitton me flamurin kombëta...
Mirë se erdhe shef! Faleminderit që e nise ditën me mu...
Si sot 141 vjet më parë lindi Fan Noli. Për të është shkru...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...