Trupat shqiptare parakalojnë në Paris, flamuri kuqezi në paradën e 14 korrikut
Shqipëria është bërë pjesë e paradës tradicionale ushtarak...
Shqipëria është bërë pjesë e paradës tradicionale ushtarak...

Kiko u zgjua në mëngjes me vonesë dhe meqë dita ishte gri, mendoi ta kënaqte veten duke bërë disa kuize dhe pyetje.
I ngarkuar deri aty ku nuk mban më me informacione, opinione, thashetheme, analiza, hetime, programe televizive dhe parashikime për fatin e pastrueses që ju gjetën në shtëpi rreth 700 mijë euro dhe bizhuteri, Kiko nisi të formulonte një kuiz për t’ua dhuruar emisioneve të mbrëmjes.
Kuiz nr. 1 për Bankën e Shqipërisë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të pastrimit të parave: ku është stoku më i madh i parave kesh në bankat e nivelit të dytë apo në banesat e nivelit të parë?
Kuiz nr. 2 për Parlamentin, qeverinë dhe komunitetin ndërkombëtar: Me aplikimin e amnistisë fiskale që populli shqiptar e kërkoi në konsultimin kombëtar, do të legalizohen më shumë para nga 1.500 000 mijë emigrantë që jetojnë jashtë shqipërisë apo nga 150 pastruese në Shqipëri?
Kuiz nr 3 për Parlamentin Europian dhe Brukselin. Ju arrestuat zëvëndëspresidenten e Parlamentit Europian për 500 mijë euro, pa ia hequr imunitetin. A nuk do të ishte më mirë të merrnit shembull nga Shqipëria që vijon që prej 1941, teorinë e “Grupi të Zjarrit”, atë të “ruajtjes së kuadrove”.
Pas kuizit të tretë Kiko ndjeu një dhimbje koke nga ata që nuk kalohen as me dozë të trefishuar oki. Në një moment kthjellësie të rrallë Kiko u pendua që po mendonte të rregullonte Shqipërinë dhe ca më keq edhe Bashkimin Europian.
“Një jetë ka majmuni dhe ajo duhet jetuar, shijuar se kur të ikim nga kjo botë nuk do të marrim asgjë me vete. Pse të mos shoh edhe unë hallet e mia? Mbeta duke u zvarritur sa në një pemë në tjetrën. Pse të mos punoj edhe unë pastrues? Unë mund të pastroj shtëpi, oxhaqe, tuba aspirimi, çdo gjë dhe jam gati të mos marrë as rrogë. Dua të punoj thjesht për hobi”
Me të thënë e me të bërë, Kiko plotësoi formularin e punësimit te "shqiperiaqeduam.al". Duke plotësuar formularin Kiko vuri re se kërkesat për pastrues në banesat e “nivelit të parë” ishin rritur shumë, por nuk kishte asnjë të punësuar.
I dëshpëruar nga radha e gjatë për të punuar si pastrues Kiko po i binte kokës me të dy putrat dhe gulçiste: “pse jam kaq i pafat”? Në një nga goditjet që i dha kokës, Kikos befas i shkëlqyen sytë dhe lëshoi një koktejl britmash ku përziheshin, kënaqësia, lumturia, habia, çudia. Ishte një moment
Eureka për Kikon.
E gjeta- tha Kiko. Do të punoj pastrues në shtëpitë e pastruesve.
Kjo zonja vjedh-hajdute në banesat ku e kishin marrë si arga...
I gjithë opinioni i është vërsulur pastrueses, vodhi, ...
Një foto e një çante Louis Vuitton me flamurin kombëta...
Mirë se erdhe shef! Faleminderit që e nise ditën me mu...
Si sot 141 vjet më parë lindi Fan Noli. Për të është shkru...
Bima e bekuar e ullirit ka më shumë se 3 mijë vjet që kult...
E enjte mbrëma, e enjtja e parë e vitit, dhe publiku ë...
Pjesë e medias prej 30 vjetesh, unë gjithnjë e më shum...
Kur të gjithë e kërkonin në tokë e në qiell dhe autori...
Viti 2046 Shyqyr Zotit hordhitë koreano-veriore që kërcën...
Duke soditur valët e Jonit, këtë fillimviti Kiko ia de...
Kam dëgjuar se disa institucione arsimore parashkollor...
Jam i rafinuar, mund ta kuptoni dhe vetë. Jam inteligjent...
Përkufizimi i parë mbi sigurinë energjetike daton 100 vjet...
Për ta kuptuar sa shumë e kanë dëmtuar gjermanin ata që ka...
Një « opera buffa » patëm mundësinë të shihnim para di...
Edi Rama: Meqë vjen nga poli i veriut ka shumë mundës...
Edhe pse shumë nutricionistë dhe persona mendojnë së B...
Kur të do i madh dhe i vogël, nuk ka përjetësim më din...
U desh një ngjarje tragjike që Kiko të kuptonte se pse...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...