
"Kryeveterani"
Për ta kuptuar sa shumë e kanë dëmtuar gjermanin ata që ka...
Përkufizimi i parë mbi sigurinë energjetike daton 100 vjet më parë, falë një prej figurave më ikonike të shekullit të kaluar, Uinston Çërçill, në atë kohë kreu i Admiraliatit Britanik. Gjatë tranzicionit të parë energjetik të epokës moderne, nga qymyri tek nafta për marinën e Madhërisë së Saj, Çërçill paralajmëroi se “siguria dhe garancia kanë të bëjnë me shumëllojshmërinë e furnizimeve”.
Por problemi është se gjatë 2 dekadave të fundit, të dehur nga “fundi i historisë” dhe nga globalizimi, ne e kemi harruar atë leksion. E megjithatë, shumë prej nesh duhet të kishin kujtuar krizat energjetike, Luftën e Ftohtë dhe krizat gjeopolitike të shekullit XX-të.
Të udhëhequr nga logjika e pastër financiare dhe një optimizëm i pathyeshëm në lidhje me supremacinë kulturore të Perëndimit, ne besuam tek perspektiva e krijimit të një bote gjithnjë e më të ndërlidhur dhe të specializuar. Pra tek një botë paqësore, homogjene me vlerat tona, ku shkëmbimi ekonomik do të kishte tejkaluar çdo lloj rreziku gjeopolitik.
Një botë e cila na dha mundësi ne perëndimorëve (dhe mbi të gjitha evropianëve) të largohemi nga kompleksiteti i cikleve më të rënda industriale. Pra nga aktivitetet minerare, energjetike dhe industriale që i kishin karakterizuar shekujt e fundit të zhvillimit tonë.
Është më mirë të importosh sesa të prodhosh, sidomos nëse je në gjendje t’i përkushtohesh botës më tërheqëse të shërbimeve, sektorit terciar dhe falë revolucionit dixhital, sublimimit të tij, ai kuaternar.
Financa dhe tregtia, dy Perënditë e metaversit tonë. Një botë e lehtë, e pastër dhe e heshtur që na lejoi të korrnim avantazhin e prodhimit të mallrave me kosto gjithnjë e më të ulëta. Është mbresëlënëse të mendosh se ndërsa ne tani po përballemi me një inflacion 2-shifror, vetëm disa vjet më parë flitej për një periudhë të përhershme deflacioni të nxitur nga fitimet e produktivitetit dhe nga globalizimi i vazhdueshëm.
Më pak fjalë, një situatë e favorshme, e cila ndonjëherë mund të na nxiste të ngrinim disa dyshime për standardet mjedisore dhe të punës të “fabrikave të botës”, por në të cilën optimizmi i narrativës na lejoi të parashikonim se me progresin social dhe ekonomik të vendeve në zhvillim, do të rriteshin dhe përmirësoheshin edhe këto standarde.
Në majin e vitit 2021, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), hipotezoi udhërrëfyesin e nevojshëm për të reduktuar emetimet e karbonit. Është paradoksale që institucioni i krijuar në vitin 1974 për të menaxhuar krizat e çmimit të naftës as që e mori në konsideratë sigurinë energjetike, por rekomandoi ndalimin e miratimit të projekteve të reja të naftës, gazit dhe qymyrit, duke ia kaluar topin vendeve të mëdha prodhuese.
Sigurisht që u theksuan disa elementë rreziku, si varësia nga OPEC, që deri në vitin 2050, do të ishte rritur nga 37 për qind nga sot që është 52 për qind, niveli më i lartë në histori. Ose rreziku i përqendrimit të të gjitha mineraleve dhe proceseve kryesore për prodhimin nga burimet e rinovueshme dhe bateritë në Kinë (pa përmendur varësinë e gazit nga Rusia).
Por më 24 shkurt 2022, më pak se 9 muaj pas fillimit të tij, plani i IEA u rrëzua përballë realitetit të gjeopolitikës.
Dhe kështu, në një çast zbuluam varësitë tona, brishtësinë e botës që krijuam. Ne në Evropë e kuptuam se sa të lidhur ishim me fushat e mëdha të Siberisë: 40 për qind e konsumit evropian të gazit garantohej nga metani rus (me maksimumin 65 për qind në Gjermani), 46 për qind nga qymyri dhe 27 për qind nga nafta.
Por nëse jemi shumë të varur nga energjia fosile e importuar, varësia jonë nga mineralet e nevojshme për tranzicionin është edhe më e madhe. Në mbarë botën, 60 për qind e mineraleve të rralla, thelbësore për motorët elektrikë, prodhohen në Kinë (ndërsa 90 për qind prej këtyre materialeve përpunohen atje, ashtu si 70 për qind e kobaltit, 60 për qind e litiumit, 40 për qind e nikelit dhe e bakrit).
Në Evropë, varësia nga metalet më të rëndësishme për procesin e tranzicionit luhatet midis 70-100 për qind. Rrjedhimisht, Kina zotëron 66 për qind të kapacitetit botëror të ndërtimit të paneleve diellore dhe 88 për qind të kapacitetit të baterive të makinave elektrike.
Po çeliku, një element thelbësor për ndërtimin e industrive të vjetra dhe të reja? 50 për qind e prodhimit botëror i përket Kinës, nga e cila Evropa importon relativisht pak. Por varësia nga vendet e huaja është rritur në vitet e fundit, deri në 25 për qind të konsumit total dhe ndër furnizuesit kryesorë janë Rusia dhe Ukraina (në veçanti zonat e pushtuara aktualisht), mbi të gjitha për produktet gjysmë të gatshme të çelikut, me 40 për qind dhe 27 për qind përkatësisht.
Në lidhje me çipat, thelbësorë për kompjuterët tanë, Inteligjencën Artificiale (dhe për rrjedhojë për tranzicionin e energjisë dhe mbrojtjes), Evropa kishte 40 për qind të prodhimit në fillim të viteve 1990. Tani kjo pjesë ka rënë në 9 për qind. Edhe pjesa e Shteteve të Bashkuara ka rënë nga 37 në 12 për qind.
Tani prodhuesi më i madh i çipave është Tajvani (vatra e re potenciale e nxehtë e konfliktit në Azi) me 60 për qind të teknologjisë të gjysmëpërçuesve. Pra kemi diversifikuar furnizimet tona elektronike në një vend që ka qenë gjithmonë i kontestuar nga fuqia kryesore aziatike Kina, dhe nga e cila marrim shumicën e materialeve dhe mineraleve tona industriale.
Është e qartë se ka dështuar paradigma “tregtia e lirë është e barabartë me sigurinë”, ndaj do të duhet të rishikohen programet, duke i kthyer në shtëpi proceset industriale, dhe duke punuar në diversifikimin e furnizimeve.
Bashkimi Evropian synon të dyfishojë pjesën e prodhimit të gjysmëpërçuesve në 20 për qind, duke dhënë 43 miliardë euro për këtë shtesë, një vlerë që konsiderohet e mjaftueshme për disa për qind rritje. Por tek energjia, kostoja e së cilës është pengesa e vërtetë për prodhimin e industrisë, strategjia evropiane nuk ka përgjigjen e duhur.
Prandaj për ta rikthyer kontinentin në rrugën e duhur, do të duhet shumë durim dhe një rivendosje rrënjësore e prioriteteve. Siç e tha dikur Çërçill “Historia e njerëzimit është një histori e luftës”. Ndaj sa herë që hartojmë planet tona afatgjata, duke përfshirë planet e de-karbonizimit, flukset tregtare dhe proceset industriale, është më mirë që ta kemi parasysh këtë.
Shënim:Francesco Gattei, drejtor financiar i kompanisë së madhe energjetike italiane, ENI.
Për ta kuptuar sa shumë e kanë dëmtuar gjermanin ata që ka...
Një « opera buffa » patëm mundësinë të shihnim para di...
Edi Rama: Meqë vjen nga poli i veriut ka shumë mundës...
Edhe pse shumë nutricionistë dhe persona mendojnë së B...
Kur të do i madh dhe i vogël, nuk ka përjetësim më din...
U desh një ngjarje tragjike që Kiko të kuptonte se pse...
Bota mbarë po ndjek me zemër të ngrirë luftimet e dimr...
Pikërisht dhjetor 2014 një qytetar lushnjar var veten ...
Ish-ministri i jashtëm, Ditmir Bushati, ka folur lidhu...
Në fund te Tetorit 2022, Qeveria e Kosovës vendosi të ...
Një tufë të rinjsh, të bashkuar nën të njëjtën çati, për t...
- Mit'hat Frashëri ishte i biri i Abdyl Frashërit dhe ...
Subvencionimi i mbjelljes së ullinjve ka qenë një nga poli...
Kur u ngjit në skenë për të marrë çmimin e dytë të juri...
Sulmi dhe shkatërrim i varrit të Mithat Frashërit është ru...
Përgjegjësia kolektive e rusëve për pushtimin e Ukrainës, ...
Pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë ka krijuar një pa...
Një vëzhgim dhe një këshillë miqësore duke ndjekur Fes...
Inagurimi për fillimin e punimeve të një Teatri të ri ...
Analisti i njohur Lutfi Dervishi, ka replikuar ndaj një ga...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e ZVA Elbasan e cila la pa...
“Sa e vështirë është të jesh gjithë kohën me frikën, se mo...
Rasti i radhës në “Stop” ka të bëjë me 79-vjeçaren Eftali ...
Ditën e djeshme, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan t...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aks...
Kjo e premte është shoqëruar me trafik të rënduar në k...
Gëzim Çela, ish oficeri i Forcave Speciale, u arrestua...
Mbrëmjen e kësaj të premteje është arrestuar në Kosovë...
Vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike...
"Mjekët kanë nxjerrë më shumë se 60 krimba të gjallë n...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve ...
Truri është i vetmi organ i trupit të njeriut, të cilit i ...
Rasti i Liridona Murselit ka tronditur të gjithë opinionin...
Me orë të tëra pjesëmarrësit në takimin e Këshillit...
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Mitrovicë, nj...
Ndërsa dimri mbështjell Evropën me batanijen e bardhë, kon...
Media prestigjoze britanike “BBC” i ka kushtuar Kukësit qy...
Aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar, Guri Koço, fes...
Mirush Kabashi, mjeshtri i skenës së teatrit dhe jo vetëm,...
Islam Bakollari, mësues në shkollën 9-vjeçare të Dardhasit...
Sot më 9 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.2 lek...
Teksa ekonomia e vendit u zgjerua dhe buxheti arkëtoi ...
Sot më 8 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 l...
Procedura për ndërtimin e një institucioni për edukimin dh...