Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...

Në fund te Tetorit 2022, Qeveria e Kosovës vendosi të bëjë unifikimin e targave të Kosovës edhe për serbët e Kosovës. Ata duhej të ndryshonin targat e vjetra me emblemën RKS. Ky vendim ishte planifikuar të zbatohej qysh në Gusht por, me këmbënguljen e ndërkombëtarëve u shty për me 1 Nëntor. Asnjëherë nuk është vënë në diskutim e drejta e Qeverisë së Kosovës për këtë vendim. As nga serbët e lëre më nga ndërkombëtarët.
Mirëpo një gjë është e drejta, tjetër gjë, krejt tjetër gjë është aftësia për ta implementuar të drejtën tënde.
Paraardhësit e Albin Kurtit e dinin shumë mirë që pavarësia e Kosovës, përtej të drejtës ndërkombëtare, të njohur edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, është përplot me cene.
Gjysma e shteteve të botës nuk e njihnin, në vend ndodhen akoma forca ndërkombëtare me mandat të përcaktuar (KFOR), në kufi është një minoritet destruktiv serb që mezi pret t’i kundërvihet autoritetit qeveritar të Kosovës dhe është jashtë kontrollit qeveritar.
Megjithatë, ata ndoqën politikën e mospërballjes me problemin duke e lënë veriun e Kosovës nën pushtetin e banditëve, kontrabandës dhe mafias. Ky qëndrim i tyre, dukej kishte edhe bekimin e ndërkombëtarëve që nuk ishin gati të përballeshin (veprimi jepte andralla për ta). Pra, të gjitha palët bënin sikur problem nuk ekzistonte.
Albin Kurti nuk ra dakort me këtë anomali, ai vendosi të përballej me apo pa dakortësinë e ndërkombëtarëve. E justifikonte këtë në emër të së drejtës, dinjitetit, sovranitetit dhe normave të njohura ndërkombëtarisht.
Një ndër veprimet më energjike dhe të suksesshme të Kurtit ishte ndalimi i zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës më 03 Prill. Atëherë, Kurti I kushtëzoi mbajtjen e zgjedhjeve me një marrëveshje mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Ky vendim u prit me pakënaqësi të shprehur në ambientet e ndërkombëtarëve por funksionoi.
*****
Në fund të Tetorit situata ishte e nderë. Kurtit iu kërkua përmes zyrtarëve më të lartë amerikanë të shtynte vendimin e targave edhe për 10 muaj. Sipas emisarit të lartë Gabriel Escobar, ishte vetë Sekretari i Shtetit që ia kërkoi. Pra, vendimin e shtyrë një herë në Gusht ta shtynte edhe një herë tjetër me 10 muaj.
Kurti nuk dëgjoi këshillat e amerikanëve deri në momentin e fundit, por, e zbuti fare pak duke e ndarë në tri faza, një prej të cilave ishte “qortimi”.
Kurti kishte vendosur të përballej në emër të së drejtës ligjore, të sovranitetit dhe integritetit. Thyerja me aleatët e përtej Atlantikut ishte e fortë. Sekretari Amerikan i Shtetit deklaroi hapur zhgënjimin.
Rezistenca e serbëve të veriut ishte e fortë. Policë, gjyqtarë dhe funksionarë lokalë shtetërorë përfshirë edhe deputetë serbë në mënyrë demonstrative u tërhoqën nga institucionet e Kosovës.
Në përgjigje të kësaj lëvizjeje Presidentja e Kosovës shpalli zgjedhjet në Komunat serbe. Zgjedhje nuk u bënë pasi serbët kundërshtuan dhunshëm dhe autoriteti i Qeverisë së Kosovës u përdhos edhe një herë. Një ish zyrtar i Policisë së Kosovës, serb, me mbiemër Pantiç, dhunoi zyrat e ngritura nga Komisioni zgjedhor. Në një inkursion të forcave policore të Kosovës Pantiç arrestohet por bëhet e pamundur sjellja në Kosovë. Serbët ngrenë barrikada të shumta në rrugët e Kosovës, një polic i forcave të Kosovës plagoset por barrikadat nuk hiqen, përkundrazi shtohen. Kryeministri Kurti kërkon nga KFOR të ndërhyjë për lirimin e rrugëve nga barrikadat. KFOR nuk veproi.
Sot një gjyqtar i Kosovës, me kërkesë të Prokurorit vendas e liroi Dejan Pantiçin. Lirimi i tij me siguri do të sjellë edhe lirimin e rrugëve të Kosovës. Kjo ishte me pak fjalë ajo çfarë ndodhi këto dy muaj të nxehtë politikë.
Rezultantja poltike e lëvizjeve të Qeverisë së Kosovës, në analizë të fundit, ka pasë këto pasoja:
1) Targat me RKS nuk u implementuan në komunat serbe
2) Zgjedhjet në komunat serbe të urdhëruara nga Presidentja e Kosovës nuk u mbajtën
3) Barrikadat e vendosura në rrugët e Kosovës nuk u liruan dot nga forcat kosovare të sigurisë
4) Aleatët dolën të pakënaqur nga mosrakordimi me ta i veprimeve të Kryeministrit
5) U krijua precedent i barrikadimit dhe shantazhit si metodë të zgjidhjeve të problemeve në të ardhmen.
Vetëm një miop nuk e shihte pamundësinë e Qeverisë së Kosovës për veprim të njëanshëm. Nëse do të veprosh në një vatër konflikti duhet të jesh i sigurtë që nuk kthehesh mbrapa. Nëse kthehesh mbrapa do e kesh shumë të vështirë të bësh përpara herë tjetër.
Nëse do të shtrish autoritetin e shtetit duhet të kesh ushtri të fortë, polici të fortë dhe mbështetje të fortë politike. Nuk mund të qahesh te KFOR-i se nuk po i bën detyrat e veta. KUjt po i qahesh? Popullit? Mediave? E çfarë pastaj?
Çfarë do të bësh ti si Qeveri nëse KFOR nuk i bën detyrat e veta?! Si do ia dalësh mbanë? A ja bën pyetje vetes se pse KFOR-i nuk po i zbaton ato detyra që NATO ia ka lënë në kompetencë?! (KFOR-i vazhdon të kontribuojë në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes për të gjithë.)
Neglizhenca e KFOR-it flet vetë për një vullnet politik të NATO-s për të mos ndërhyrë. Çfarë do të bëjë Kurti në këtë rast?!
Prandaj koordinimi me aleatët është thembra e Akilit të çdo aksioni. Dëmi që është bërë me këto dështime është i madh.
Nga ana tjetër, tolerimi perëndimor ndaj retorikës nacional-luftarke të Serbisë dhe sjelljeve destructive të serbëve në Kosovë është dëshmi e përkeqësimit të situatës gjeopolitike të shqiptarëve në këto momente. Ata janë të sakrifikuarit e Perëndimit nëse kjo do të ishte e lehtë të ndodhte. Për fatin tonë, në Kosovë luhet edhe nderi i tyre çka e bën akoma të sigurtë situatën nga pikëpamja e një konflikti të mundshëm.
Që të flasësh për dinjitet duhet të jesh dinjitoz. Pra të jesh I fortë, të mos zmbrapsesh, të përdorësh forcën në emër të së drejtës. Përndryshe ul kokën dhe thuaj lepe-peqe garantuesve të lirisë dhe pavarësisë. Siç e bënin paraardhësit e Kurtit./CNA.al
Një tufë të rinjsh, të bashkuar nën të njëjtën çati, për t...
- Mit'hat Frashëri ishte i biri i Abdyl Frashërit dhe ...
Subvencionimi i mbjelljes së ullinjve ka qenë një nga poli...
Kur u ngjit në skenë për të marrë çmimin e dytë të juri...
Sulmi dhe shkatërrim i varrit të Mithat Frashërit është ru...
Përgjegjësia kolektive e rusëve për pushtimin e Ukrainës, ...
Pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë ka krijuar një pa...
Një vëzhgim dhe një këshillë miqësore duke ndjekur Fes...
Inagurimi për fillimin e punimeve të një Teatri të ri ...
Analisti i njohur Lutfi Dervishi, ka replikuar ndaj një ga...
Fatkeqësisht, ka ende njerëz që nuk po e besojnë dot se Li...
Më 9 dhjetor 2022, Deklarata e Bordit të Drejtuesve të...
Unë nuk kam dyshime. Personalisht kam bindjen e plotë ...
Çdo fund viti është shndërruar në traditë mediatike re...
(Një këshillë për deputeten Metaliaj!) Ndër lajmet e ...
Po e them shpejt si e mendoj këtë punën e kandidatit të "A...
Pushtimi rus i Ukrainës, e ka ndërgjegjësuar më në fund Ba...
Revista “Time” shpalli “Njeriun e vitit” 2022 Volodymyr Ze...
Mua nuk më intereson sesa shpesh detyrohem që ta them: Luf...
A është apo jo fjala analfabet fyerje? Po fjala tyryfy...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...