Funerali i “Investitorit Strategjik”, ligji më i zi në historinë e Parlamentit Shqiptar!
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...

Më 9 dhjetor 2022, Deklarata e Bordit të Drejtuesve të Fondit Monetar Ndërkombëtar vuri alarmin e kuq për nivelin e lartë të rrezikut që paraqesin kontratat koncesionare (PPP) në ekonominë shqiptare. Ky shqetësim u ngrit në nivelin më të lartë, pas vizitës së stafit teknik të Fondit në Tiranë dhe raportit që e shoqëroi Deklaratën. Asnjë reagim nga qeveria e sektit Rama.
Sipas FMN-së, PPP-të e sektit janë: (i) projekte të keqhartuara, (ii) pengojnë eficiencën e investimeve publike, (iii) krijojnë detyrime të mëdha financiare, (iv) dëmtojnë qëndrueshmërinë e borxhit publik dhe (v) mbahen jashtë buxhetit.
“Projektet e keqhartuara të Partneriteteve Publike-Private (PPP) për investime në infrastrukturë mund të pengojnë efikasitetin e investimeve publike dhe të bëhen shkak për të krijuar detyrime të mëdha, të cilat mund të dëmtojnë qëndrueshmërinë e borxhit”, thekson Deklarata e FMN-së. “Menaxhimi i investimeve publike ka nevojë për fuqizim. Një numër i madh rekomandimesh nga Vlerësimi i Menaxhimit të investimeve Publike 2016 ende nuk janë zbatuar nga qeveria e Shqipërisë”, vijon ajo.
Raporti i FMN-së vë në dukje se Ministria e Financave të Shqipërisë ka pranuar se nuk po ushtron monitorim të zbatimit të kontratave, për arsye të mungesës së burimeve njerëzore. Fondi nuk e thotë shprehimisht, por kuptohet që habitet: Si është e mundur, Ministria e Financave që administron paratë e Shtetit, nuk ka para të marrë njerëz të aftë, që të monitorojnë zbatimin e PPP-ve?! Duket se është një vullnet okult që nuk do dhe pengon çdo hap për vlerësimin dhe monitorimin profesional të tyre.
Kaq shumë kontrata PPP janë dhënë, sa Ministria e Financave nuk ka aftësi t’i kontrollojë! Më herët, Ministria e Financave në raportin e përvitshëm të koncesioneve, kishte raportuar se situata kishte dalë nga kontrolli dhe për shumicën e kontratave PPP nuk kishte asnjë informacion. Edhe për kontratat që u raportua informacion, ai ishte shumë i cunguar dhe nuk tregonte në asnjë rast se si po ecën zbatimi i tyre.
“Qeveria e Shqipërisë e Shqipërisë duhet të dyfishojë përpjekjet për të forcuar kapacitetin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë (MOFE) për të luajtur një rol efektiv, si një barrierë në përzgjedhjen e projekteve dhe për t’u angazhuar aktivisht në vlerësimin dhe monitorimin e kontratave”, këshillon më forcë FMN.
Por askush në oborrin e Liderit Global apo Mbretit Lakuriq, nuk dëgjon rekomandimet e këtij institucioni prestigjioz ndërkombëtar. Sipas Fondit, korniza për koordinimin dhe menaxhimin e PPP-ve vazhdon të vuajë dobësi të mëdha. Shtrirja e rreziqeve fiskale të lidhura me këto projekte mbetet e paqartë.
Krahas kartonit të kuq ndaj risqeve fiskale të PPP-ve të sektit Rama, Fondi Monetar Ndërkombëtar, në deklaratën e dhjetorit të Bordit të Drejtorëve, i bëri thirrje qeverisë shqiptare që të publikojë kontratat e prokurimit publik që kanë të bëjnë me pandeminë dhe shpenzimet për rikuperimin e demeve nga tërmeti, emrat e kompanive që kanë fituar kontratat dhe pronarët e tyre përfitues.
Asnjë reagim dhe për këtë thirrje. Përse hesht Rama? Që kur ndodhi ngjarja e tërmetit dhe më pas ajo e pandemisë, Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka kërkuar sektit në qeverisje, në të gjitha misionet e tij, që të bëjë transparent përdorimin e fondeve për këto dy ngjarje madhore.
Por transparenca e përdorimit të fondeve buxhetore nuk i intereson sektit në fuqi. Prandaj dhe mungesa vazhdueshme e kapaciteteve për vlerësimin dhe menaxhimin e rreziqeve fiskale për ekonominë shqiptare, është shndërruar në shqetësim të madh për specialistët e FMN-së, që pas sinjalizimeve dhe “kartonave të verdhë”, kanë vendosur të japin alarme dhe “kartonë të kuq”./ CNA.al
Unë nuk kam dyshime. Personalisht kam bindjen e plotë ...
Çdo fund viti është shndërruar në traditë mediatike re...
(Një këshillë për deputeten Metaliaj!) Ndër lajmet e ...
Po e them shpejt si e mendoj këtë punën e kandidatit të "A...
Pushtimi rus i Ukrainës, e ka ndërgjegjësuar më në fund Ba...
Revista “Time” shpalli “Njeriun e vitit” 2022 Volodymyr Ze...
Mua nuk më intereson sesa shpesh detyrohem që ta them: Luf...
A është apo jo fjala analfabet fyerje? Po fjala tyryfy...
PD përkujton në mënyrën më të keqe të saj 32 vjetorin e kr...
Homazh për studentët e Dhjetorit ‘90! Çdo fillim Dhje...
Sot në 8 Dhjetor, vendosa të publikoj listën zyrtare t...
Në 8 dhjetor 1990 nisi protesta e pare, që i dha një të sh...
Sot, më 8 Dhjetor, festohet Dita e Rinisë! 32 vjet më par...
Mbase dikujt mund t’i duket patetik apo ndoshta edhe i tep...
“A ia vlen të shkruash një libër për ngjarjet e dhjetorit ...
Dje duhet të ishte një ditë e bukur, një ditë, nga ato...
Atentati i sotëm ndaj liderit të opozitës Sali Berisha...
Sot Tirana ishte kryeqyteti i Europës. Për herë të pa...
Kudo protestohet, edhe pse “elitat”, gjithkund, i përçajnë...
Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...