Murrizi paralajmëron Berishën: Koha e këllirave duhet të marrë fund ose do fundoseni
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...

Sot Tirana ishte kryeqyteti i Europës.
Për herë të parë që nga 28 Nëntori 1912 kur krijuam shtetin shqiptar nuk kishte ndodhur që të gjithë “kokat” e Europës të mblidheshin në Shqipëri.
Qindra gazetarë dhe media të huaja “pushtuan” sheshin para stadiumit.
Edi Rama po përjetonte ditën e tij historike.
Ai po shijonte një ëndërr që nuk e realizoi dot asnjë kryeministër në 110 vite shtet shqiptar.
Vëmendja e gjithë opinionit ishte në Tiranë.
Shqipëria ishte sot e përkëdhelura e Perëndimit.
Shqipëria ishte e përzgjedhura e liderëve botërorë si shteti dhe populli më pro-Perëndimor në Ballkan.
Stadiumi Kuqezi “Air Albania” ishte oda e pritjes së mysafirëve, ndërsa Ura e Lanës ishte WC-ja e jashtëqitjeve të shekullit të 21.
Krejt papritur buzë Lanës, atje ku prej dekadash urinojnë fundërrinat e qytetit u shfaq një person i paguar për të goditur dhe dhunuar ish-kryeministrin, Sali Berisha.
- E goditi para kamerave
- E goditi në Bulevard
- E goditi në mes mbështetësve
- E goditi në të njëjtën orë kur Macron dhe Scholz po flisnin para kamerave për të ardhmen e Shqipërisë.
Komentet kanë pushtuar mediat me interpretime të ndryshme:
Dikush e quajti KARMA,
Dikush e quajti hakmarrje,
Dikush e quajti poshtërim,
Dikush e quajti dhunë,
Dikush e quajti njeri të qeverisë,
Dikush e quajti të çmendur,
Ne kemi 32 vjet që kemi përjetuar rrahjen e dhjetëra politikanëve.
Të gjithë i ka rrahur Sali Berisha në 32 vjet:
- Rrahu Fatos Nanon në burgje
- Rrahu Edi Ramën me leva kokës
- Rrahu Paskal Milon,
- Rrahu Arben Imamin në shesh,
- Rrahu Skënder Gjinushin,
- Rrahu Genc Pollon,
- Rrahu Pandeli Majkon,
- Rrahu Blendi Gonxhen,
Por a mendoni ju se, KARMA ja ktheu mbrapsht “dajakun” me të njëjtën mënyrë siç ja bëri kundërshtarëve?
- Jo, dhuna e sotme nuk e poshtëroi Berishën por e faktorizoi,
- Jo, dajaku publik nuk i interesonte kundërshtarëve të Berishës,
- Jo, rrahja e Berishës nuk është akt patriotik por anti - shqiptar
- Jo, grushtet mbi Berishën nuk janë garë politike por taktikë për destabilizim.
Njeriu i fundit që do kish interes për ta rrahur Sali Berishën sot, do ishte Edi Rama.
Sot ishte e vetmja ditë që Rama nuk do e faktorizonte Berishën.
Grushtet mbi Sali Berishën, shkëputën vëmendjen nga samiti i BE dhe nga dita magjike e Edi Ramës.
Sot në Tiranë ishin ulur këmbëkryq shërbimet sekrete të Perëndimit dhe Lindjes.
E çfarë mund të ishte çelsi magjik për ta hedhur në erë ditën historike të shqiptarëve?
Rrahja publike e Sali Berishës ishte “atentati” për ta faktorizuar si lider politik të opozitës dhe për ta damkosur Tiranën Europiane në sytë e liderëve Perëndimorë.
Asnjë shqiptar nuk e dëshironte sot poshtërimin e Sali Berishës, sepse mjaftojnë 364 ditë të tjera të vitit për ta bërë atë.
Për këto arsye, pyesni veten: Kujt i interesonte sot, rrahja e Sali Berishës dhe lënia në hije e samitit të Bashkimit Europian në Tiranë?
Rama kishte mundësinë, 10 vitet e fundit te rrihte apo ta grushtonte Sali Berishën me pushtetin dhe levat e tij, por nuk e bëri asnjëherë.
Sot personi më i painteresuar për ta dhunuar Berishën, ishte Rama.
Sot, Rama e donte 1000% reklamën mediatike për vete, jo për Saliun.
A mendoni që Rama është aq budalla, sa të bënte sot autogol në finalen e “Kampionatit Europian” në Tiranë?
Kudo protestohet, edhe pse “elitat”, gjithkund, i përçajnë...
Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-...
Vendimi më i gabuar editorial do të ishte lufta e shtr...
Kjo foto është realizuar mbrëmë nga fotoreporteri zyrtar i...
Po shoh shumë postime nga fronti opozitar në lidhje me...
Eksodi masiv i italianëve nuk ka të ndalur. 2.7 milio...
"Tragjedi", "uri e madhe" ose "gjenocid": kur bëhet fjalë ...
Duke qenë se për mua është një vendim i marrë vite më ...
78 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, dh...
Data 28 nëntor 1944 mbahet si dita e çlirimit të Shqipëris...
Dje në 6 të mëngjesit shoqërova në Aeroport Berlin Branden...
Shqiptarët në Republikën e Serbisë që jetojn në Medvegjë, ...
Çështja e rolit të ideologjive komb apo shtetformuese në b...
Çfarë do të ndodhte në rast se unë, Arian Manahasa, Nd...
28 nëntor 2022: 110 vjet të pavarur si shtet shqiptar, por...
Pak ditë më parë duke kqyrur një debat rinor në Eurone...
SPAK mbylli një “mandat” të kryetarit të parë pa ndonjë gj...
Një specialist i bujqësisë, në Qeverinë e Izraelit, ndërsa...
Ambasadorët e BE-së në Tiranë duhet të jenë ndier në sikle...
Kjo pyetje duket retorike nëse u referohesh emisioneve...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...