Vjedhje e majme në filial/ Shkarkohet drejtoresha e Postës Shqiptare në Durrës
Këtë të martë është shkarkuar nga detyra drejtoresha e fil...
Këtë të martë është shkarkuar nga detyra drejtoresha e fil...

Pak ditë më parë duke kqyrur një debat rinor në Euronews nuk po u besoja shqisave me atë ç’ka po thoshte një deputete e shumicës nga Elbasani. Me koherencën e dikujt që i përputhen në perfeksion dhjamosja e trurit me atë fizike, djalit që e pyeti për krimin në qytetin e tyre ajo iu përgjigj: “Kush thotë se Elbasani është në pushtetin e bandave i përket opozitës të paguar me para ruse”.
E shqiptoi atë frazë me aq lehtësi para atij të riu, sa të jepte përshtypjen e një roboti që do të përsëriste me përpikmëri të njëjtat rokje edhe po ti flisnin për inceneratorin edhe po ti kritikonin shijen e ballokumeve. Në portretin e saj ulërinte haptas efekti që i kishte lënë vaksina e budallallëkut.
Mu kujtuan ato imazhe teksa pashë të njëjtën gjuhë, pak ditë më pas, në statuset e disa ministrave dhe hierarkëve të lartë socialistë kundër mitingut që PD ka vendosur të zhvillojë në 6 dhjetor, ditën e mbledhjes të BE-së me Ballkanin perendimor në Tiranë. Edhe në lumin e idiotësive të tyre dukej qartë porosia me shkrim e eprorit, që ushtron kënaqësinë perverse të telendisjes në publik të vartësve.
“Opozita e rublave”, ‘Interesi i Putinit”, ‘Rrezik për përplasje civile”, “Nxirje e imazhit të Shqipërisë”, ishin togfjalëshat që ndynë papritamas gjithë hapësirën mediale.
Ndërkohë debati që mund të zhvillohej ishte krejt i ndryshëm. Kritikët dhe kundërshtarët e Sali Berishës mund të gjenin plot argumenta, të arsyeshëm, për ta kundërshtuar vendimin e tij për të protestuar në 6 dhjetor. Ata mund të thoshin se e bën këtë për të rënë në sy, për të çarë izolimin ndërkombëtar, se ai mbetet peng i kompleksit të kahershëm për të qenë protagonist me çdo kusht, se ai nuk vë asgjë përpara interesit vetjak, se një protestë e tillë nuk do të kishte ndonjë efekt më të madh sesa ato paraardhëset, etj. Por jo, në vend tolerancës së arsyes, ata kishin zgjedhur qëllimshëm arrogancën e budallallëkut. Dhe kjo krejtësisht me qëllim. Pasi debati me argumenta, në thelb, ka pranimin e tjetrit, kurse ai me përdorimin e medësisë komplotise, synon shenjimin e tij si armik.
Dhe kështu, në emisionet televizive të mbrëmjes diskutimi kalonte në absurd, me tradhtarë dhe të shitur, pa lejuar një argumentim serioz mes “prove” dhe “kundrave”, ndërsa në editorialet me shkrim, disa shkuan deri aty sa të shihnin përplasje të përgjakshme ditën e 6 dhjetorit.
Se sa absurde ishte e gjithë kjo tymnajë e tregoi vetë reagimi zyrtar i BE-së, e cila u shpreh hapur për “ushtrimin e ligjshëm të lirive qytetare”. Pra, as në mendësinë, as në vlerat perendimore nuk ekziston paranoja diktatoriale, se kush nuk mendon si mua i takon armikut, se ai që do të prishë kartolinën e festës së autokratit është detyrimisht në borderonë e Putinit.
Këtu përfundon debati absurd nëse opozita duhet të protestojë apo jo në datën 6, por ama mbetet i hapur një tjetër: Ai se pse kjo shumicë po rreket prej kohësh të debilizojë me çdo kusht debatin publik.
Kur dikur ti ngrije pyetje për shenjat e kanabizimit të vendit, ata të thonin se je pjesë e makinerisë së baltës; kur shqetësoheshe për kryebashkiakët dhe deputetët me të shkuar prej tarfikantësh mishi të bardhë, të vizatonin si armik të emigrantëve shqiptarë; kur kishe dilema për mënyrën se si po ngriheshin inceneratorët, të përgjigjeshin se je dashnor i pisllëkut; kur protestoje tek teatri për të mos shkallmuar trashigiminë për të ngritur kullat e Fushës, të anatemonin si kundërshtar të progresit.
Në fakt, kjo sjellje konstante, për të imponuar asgjesimin dhe dasinë armiqësore, në vend të debatit konstruktiv, është një politikë konstante e Rilindjes. Kjo përpjekje për debilizimin e hapsirës publike ka një qëllim të qartë: të largojë argumentat për të fshehur krimet. Ajo mëton të radikalizojë opinionin në “ne” dhe “ata”, për të bërë më të padukshme, vjedhjet, padrejtësitë, shkeljet e ligjit, luftën anti demokratike ndaj kritikëve dhe rivalëve.
Kjo teknologji, e njëjtë prej vitesh, tani ka ndryshuar vetëm formë duke bërë të vetat përralla me rubla ruse dhe agjentë të Kremlinit. Pikërisht ato përdorën në mënyrë idioteske, ditët e fundit, hierarkët e qeverisë dhe të partisë duke i servirur publikut një legjendë që u shfry sa hap e mbyll sytë nga vetë BE-ja. Por e keqja është se ajo i ngjan atij virusit që sa më shumë përhapet, aq më tepër i prek njerëzit me imunitet mendor të dobët, pikërisht si ajo deputetja e Elbasanit, e cila të patakste me rrumbullaksinë e budallallëkut që emetone përmes ekranit.
SPAK mbylli një “mandat” të kryetarit të parë pa ndonjë gj...
Një specialist i bujqësisë, në Qeverinë e Izraelit, ndërsa...
Ambasadorët e BE-së në Tiranë duhet të jenë ndier në sikle...
Kjo pyetje duket retorike nëse u referohesh emisioneve...
Deri më sot nuk kam parë dot asnjë oponencë teknike që...
RIPËRTËRITJA E PROCESIT TË BERLINIT Në prezantimin e prog...
Dështimi ushtarak në Ukrainë po e dëmton stabilitetin e sh...
Mafia ka kodin e heshtjes. Kjo është e shkruar, e inve...
Ligësia 250 vjeçare e sëmurë e Perandorisë Osmane, Se...
E para gjë që më ka mbet në mendje dhe që ka qenë kons...
Gafa fëmijënore e Edi Ramës për të hequr një paralele ...
Protesta e Divjakës nuk është asgjë tjetër, por protes...
Divjaka, Rinasi, Kukësi dhe studentët Çfarë i bashkon...
Porti i Durrësit si porti më i madh në vend është njëk...
Kushdo e ndien nevojën të flasë për veten dhe, pothuaj...
Turi paraelektoral, që kryeminstri Rama ka nisur në vi...
Luçiano Boçi është një nga deputetët më të spikatur të Par...
Në mars 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i lutet me ...
Disa piketa për debatin mbi protestën e opozitës: 1. ...
Ne shqiptarët jemi të çuditshëm. E kemi shabllon jete ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...