Protesta që nuk u kthye dot në 21 janarin e 2011-tës
Ne shqiptarët jemi të çuditshëm. E kemi shabllon jete ...

Disa piketa për debatin mbi protestën e opozitës:
1. Berisha nuk mund të bëjë dot asnjëherë protestë të dhunshme. Këto lloj protestash bëhen vetëm nëse të shkelin syrin amerikanët; dhuna bëhet me lejen e tyre.
Berisha është me karton të kuq; nëse bëhet shkaktar dhune e nxjerrin prej bythe nga stadiumi.
Mos ja kërkoni këtë gjë.
2. Protesta e 7 korrikut dhe ajo e 12 Nëntorit kanë një vlerë të spikatur brenda kampit opozitar pasi konfirmojnë se cila nga "opozitat" ka mbështetjen masive të njerëzve. Fakti që Berisha nxjerr njerëzit në shesh e shndërron grupin e "Alibejve" në një organizatë fantazmë, deri në momentin që ata japin provën e së kundërtës.
Në këtë kontekst protesta ka shumë vlerë dhe bën dallimin e qartë se me kë është mbështetja masive popullore në kampin opozitar.
3. Çdo skepticizëm mbi shanset e Berishës për të marrë pushtetin është mëse legjitim; është racional. Së pari, njëherë sepse është në dyshim shëndeti mendor i Doktorit; kur ai akuzoi Bashën si "të blerë nga rusët" personalisht jam skandalizuar; sepse dhe sikur Basha të jetë i tillë Berisha nuk ka interes ta thotë këtë gjë për sa kohë e ka promovuar në funksione kyçe Bashën dhe ja ka imponuar me dhunë figurën e tij gjithë të tjerëve.
Basha jo vetëm që nuk është "agjent rus" siç Berisha thotë, por gjasat janë që ai të jetë krijesë e shërbimeve inteligjente amerikane që ja kanë imponuar Berishës në vitin 2004; me kushtin për ta sjellë në pushtet në 2005-ën.
Në këtë pikë Berisha ende nuk hedh dritë se cila ka qenë ujdia e tij me George Soros në vitin 2003-2004; ujdi për të cilën Sorosi ka folur hapur se ekzistonte dhe ne pamë që treçereku i KOP-it në 2005-ën ishin njerëz të investuar nga Soros.
Ky ngërç dhe këto akuza për Bashën si "sovjetik" e bëjnë automatikisht Berishën të duket si i destabilizuar psiqikisht përpara asaj që quhet shtresa gri e popullsisë; që është dhe shtresa që bën diferencën.
4. Mendoj që pas 9 Shtatorit 2021; Sali Berisha kishte gjithë të drejtën e tij për të hequr Bashën si kryetar dhe më pas t'i hapte rrugën një fryme të re, kryetar të ri, trojke apo çfarëdoqoftë.
Berisha thotë se ka kërkuar falje për faktin që u imponoi Lulzim Bashën demokratëve; por kjo është tallje. Ça domethënë që kërkoi falje?
Pse ça bëri Basha, harroi padashje çezmën hapur dhe përmbyti katin e dytë të partisë?
Berisha duhej të merrte përgjegjësi dhe të paguante faturën, sepse nëse kjo punë kalohet me një "Më fal"; atëherë le të vjedhë dhe Edi Rama zgjedhjet e ardhshme dhe të kërkojë falje më pas dhe jemi në rregull.
5. Të gjithë ju që e keni ndarë mendjen t'i jepni Berishës një shans; duhet të jeni të vetëdijshëm se nëse ndodh që Rama merr mandatin e 4, ajo ditë do jetë momenti i asgjësimit të Partisë Demokratike dhe shndërrimi i saj në përkursor konfliktesh dhe zallamahie që ushqejnë pushtetin e Ramës.
Është bast shumë i rëndë ky që keni hedhur dhe gjasat janë që ju do ta humbni bastin.
Urime për protestën. Zoti ju ndihmoftë.
Ne shqiptarët jemi të çuditshëm. E kemi shabllon jete ...
Më pyeti tani në mëngjes një mik: "Përshendetje Endri,...
Analisti ka treguar si qeveriset Shqipëria, sipas tele...
Ndonëse protesta e këtij 12 nëntori qe më e madhe dhe ...
Përshëndetje shqipe! Përshëndetje edhe ju shqipe që j...
Dita e shumëpritur erdhi! Është ditë shprese e jete. Ditë ...
Bedeli dhe kryebedeli i Vuçiçit, lakeu dhe kryelakeu i Vuç...
Ismail Kadare në esenë e tij “Mbi krimin në Ballkan”, ...
Ti që je prind dhe pret një fëmijë, duhet ta dish se p...
Paloka dhe Leskaj nuk ishin të dehur siç mërmërit Rama. Asp...
Dje, media e "kapter" Irfanit u rikthye të sulmojë ekspone...
Ashtu siç pritej, ka një interes të jashtëzakonshëm për pr...
Qeveria vjen me projektbuxhetin 2023, pa një plan të d...
Ndoqa deklaratën e mllefosur të znj. Duma, dhe nuk e di pse ...
Kiko i shqetësuar nga mungesa e qarkullimit të elitave...
Vala e dorëheqjeve në Partinë Demokratike ka vazhduar ...
Ndërsa të gjithë prisnim që Grida të vriste Pashain, s...
Në më pak se 12 orë, aq sa zgjati vizita e kancelarit ...
Shqipëria ishte jo vetëm e fundit në reagimin e saj pë...
Make PD Great Again, Përpara se gjithash të bëhemi për...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...