Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Më pyeti tani në mëngjes një mik: "Përshendetje Endri, meqë kam takim me një diplomat, a mund të më thuash një mendim personal pse nuk pati radikalizëm dje në protestë"? Përgjigjja për mua është e qartë: Sepse Berisha dhe Meta nuk e kishin këtë qëllim. Pse? E para, sepse askush nga komuniteti ndërkombëtar nuk do t'i mbështeste, përkundrazi, pikërisht ndërkombëtarët do të thonin "me këta doni të vini ju në pushtet"?
Së dyti, zhgënjimi i (atyre) ndërkombëtarëve që prisnin dhunë, provokon kënaqësi në raport të drejtë në kampin opozitar; sa më i madh zhgënjimi i tyre, aq e madhe kënaqësia e opozitarëve. Dhe kjo na çon në arsyen e tretë pse nuk pati radikalizëm:
Berisha dhe Meta, por sidomos Berisha, nënvijëzuan dje diferencën me bombat molotov të Lulzim Bashës. Jo se njerëzit e terrenit të Bashës janë të ndryshëm nga ata të Berishës, sigurisht në pjesën më të madhe janë po të njëjtët, por diferencën e bën vullneti politik se ç'do të bësh me ata njerëz. Dhe i vetmi "akt vandal" i protestës së djeshme ishte boja e kuqe simbolike mbi dyert e Kryeministrisë. Dhe i vetmi përson i ndaluar "live" përpara kamerave ishte një person për të cilin u raportua se ka probleme të shëndetit mendor.
Arsyeja e katërt: Vetëm njerëzit e dobët, ose që të tjerët i konsiderojnë të dobët në një moment të caktuar, kanë nevojë të dëshmojnë se mund të jenë edhe të dhunshëm, që të tregojnë se duhen marrë seriozisht. Kujtoni Berishën në 14 shtator '98 (vinte pas poshtërimit të '97-ës), Ramën në 21 janar 2011 dhe Bashën gjatë protestave të 2019-ës. Berishën të gjithë e dinë që pas kaq vitesh eksperiencë mund të të bëjë gjëmën, ose, të paktën të huajt presin që ai të bëjë gjëmën.
Por Doktori kishte nevojë vetëm t'u çonte një mesazh partnerëve ndërkombëtarë, se ata nuk duhet të mbështesin më Ramën edhe kur tjetërsimi i votës del në pah në vetë raportet e ODIHR-it. Në këtë kuptim protesta e djeshme ishte një provë gjenerale e asaj që mund të ndodhë pas 14 majit, nëse vota tjetërsohet sërish. Mesazhi i Berishës për këtë ishte eksplicit: "Nga ky shesh, duhet t’ju deklaroj se Shqipëria nuk do ketë kurrë stabilitet pa votën e lirë të shqiptarëve".
Dhe e fundit, pse protesta dje nuk kishte qëllim dhunën, ishte se Berisha dhe Meta kishin qëllim të karikonin në radhë të parë njerëzit e tyre, që të dëshmonin se me kë është populli opozitar. Dhe kësaj, ia arritën shkëlqyeshëm. Diskutimet pastaj se sa ishte numri i pjesëmarrësve, etj., janë thjesht retorikë. Nga ajo që pa dje, Edi Rama duhet të fillojë të shqetësohet./ CNA.al
Analisti ka treguar si qeveriset Shqipëria, sipas tele...
Ndonëse protesta e këtij 12 nëntori qe më e madhe dhe ...
Përshëndetje shqipe! Përshëndetje edhe ju shqipe që j...
Dita e shumëpritur erdhi! Është ditë shprese e jete. Ditë ...
Bedeli dhe kryebedeli i Vuçiçit, lakeu dhe kryelakeu i Vuç...
Ismail Kadare në esenë e tij “Mbi krimin në Ballkan”, ...
Ti që je prind dhe pret një fëmijë, duhet ta dish se p...
Paloka dhe Leskaj nuk ishin të dehur siç mërmërit Rama. Asp...
Dje, media e "kapter" Irfanit u rikthye të sulmojë ekspone...
Ashtu siç pritej, ka një interes të jashtëzakonshëm për pr...
Qeveria vjen me projektbuxhetin 2023, pa një plan të d...
Ndoqa deklaratën e mllefosur të znj. Duma, dhe nuk e di pse ...
Kiko i shqetësuar nga mungesa e qarkullimit të elitave...
Vala e dorëheqjeve në Partinë Demokratike ka vazhduar ...
Ndërsa të gjithë prisnim që Grida të vriste Pashain, s...
Në më pak se 12 orë, aq sa zgjati vizita e kancelarit ...
Shqipëria ishte jo vetëm e fundit në reagimin e saj pë...
Make PD Great Again, Përpara se gjithash të bëhemi për...
Qeveria angleze për të zhvendosur vëmendjen nga proble...
E djathta/konservatorizmi nuk mund të jenë peng i vulës dh...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...