Vettingu që ka (vet)rënë
Në mars 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i lutet me ...

Luçiano Boçi është një nga deputetët më të spikatur të Parlamentit. Është dikush që edhe kundërshtarët e respektojnë për qytetarinë e tij. Por është edhe dikush që brenda edukatës ndryn edhe nervin politik dhe oratorinë parlamentare.
Pedagog me profesion, ai ka qenë gjithmonë i respektuar edhe nga studentët e tij. Shkurt, është dikush për të cilin nuk flet dot keq as si njeri, as si politikan. Rreshtimi i tij përkrah "Foltores" dhe Berishës gati një vit më parë, e shndërroi atë në një figurë politike të kërkuar nga televizionet, në një kohë që numri i deputetëve "mediatikë" anonte nga mbështetësit e Bashës.
Ky vizibilitet mediatik e shndërroi brenda një kohe të shkurtër në një figurë politike kombëtare, përtej thjesht njohësve dhe mbështetësve të PD-së. Pozicioni i tij si nënkryetar grupi (qysh në kohë të Bashës) dhe nënkryetar i PD-së pas "Rithemelimit", e bëjnë atë sot një bashkëpunëtor të vyer të Berishës.
Ndaj njoftimi se numri 2 i partisë, do të marrë pjesë në "primaret" e Elbasanit, mund të ngjajë në vështrim të parë se dobëson pikërisht Berishën. Por e kundërta është e vërtetë!
Nëse nënkryetari i Partisë dhe i grupit parlamentar vendos të lërë mandatin e deputetit për të drejtuar një bashki, mesazhi që ai dhe partia përçojnë është se PD-ja e ka marrë shumë seriozisht këtë garë. Emrat që kanë dalë deri tani për bashkitë e tjera, sado të rëndësishëm të jenë, nuk kanë aq shumë për të humbur nga zgjedhjet lokale sa Luçiano Boçi.
Vërtet Belind Këlliçi mund të lërë mandatin e deputetit nëse fiton kandidimin për Tiranën, vërtet Igli Cara është një kandidaturë potencialisht fituese në Durrës, por për shkak të pozicionit aktual në parti, asnjëri prej tyre nuk mund të krahasohet me Luçianon Boçin.
Pse? Sepse nëse Luçiano Boçi humb përballë kandidatit socialist, humbja do të ketë jo vetëm karakter vetjak, por do të "njollosë" në radhë të parë partinë, vetë Berishën dhe gjithë betejën e deritanishme të "Rithemelimit" përballë socialistëve, por edhe përballë fraksionit të PD-së. Ndaj beteja për Elbsanin, në mos qoftë për jetë a vdekje, është absolutisht më interesantja deri tani.
Luçiano Boçi i ka mbaruar "primaret" e veta. Në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte kandidati më i votuar i opozitës në Elbasan dhe i vetmi kandidat i opozitës që theu herësin (11076 vota), me rreth 2.8 herë më shumë vota se sekretari i atëhershëm i përgjithshëm Gazment Bardhi (3999), me gati dyfishin e votave të Lefter Gështenjës (5023) dhe shumë më tepër se i dyti më i votuar në Elbasan, Dash Sula (7533).
Ndaj nëse grupi i Alibeajt vendos të garojë me dikë tjetër në Elbasan, - edhe nëse gjen dikë që të ketë popullaritetin dhe staturën e Luçiano Boçit, - tani që emri i tij doli, çdo emër tjetër më pas do të ishte thjesht vetëvrasje politike për opozitën. Nëse opozita e tëra pa përjashtim rreshtohet përkrah Boçit, Elbasani ka shanse reale të vishet i gjithi blu./CNA.al
Në mars 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i lutet me ...
Disa piketa për debatin mbi protestën e opozitës: 1. ...
Ne shqiptarët jemi të çuditshëm. E kemi shabllon jete ...
Më pyeti tani në mëngjes një mik: "Përshendetje Endri,...
Analisti ka treguar si qeveriset Shqipëria, sipas tele...
Ndonëse protesta e këtij 12 nëntori qe më e madhe dhe ...
Përshëndetje shqipe! Përshëndetje edhe ju shqipe që j...
Dita e shumëpritur erdhi! Është ditë shprese e jete. Ditë ...
Bedeli dhe kryebedeli i Vuçiçit, lakeu dhe kryelakeu i Vuç...
Ismail Kadare në esenë e tij “Mbi krimin në Ballkan”, ...
Ti që je prind dhe pret një fëmijë, duhet ta dish se p...
Paloka dhe Leskaj nuk ishin të dehur siç mërmërit Rama. Asp...
Dje, media e "kapter" Irfanit u rikthye të sulmojë ekspone...
Ashtu siç pritej, ka një interes të jashtëzakonshëm për pr...
Qeveria vjen me projektbuxhetin 2023, pa një plan të d...
Ndoqa deklaratën e mllefosur të znj. Duma, dhe nuk e di pse ...
Kiko i shqetësuar nga mungesa e qarkullimit të elitave...
Vala e dorëheqjeve në Partinë Demokratike ka vazhduar ...
Ndërsa të gjithë prisnim që Grida të vriste Pashain, s...
Në më pak se 12 orë, aq sa zgjati vizita e kancelarit ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...