Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Në mars 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i lutet me shkrim Kryeministrit dhe drejtorit të SHISH që t'u vënë në dispozicion materialet sekrete që pretendohet se janë kundër gjykatësve dhe prokurorëve që janë në proces vettingu.
Në këtë letër-lutje, KPK shkon më tej kur thotë se "... nuk mund të bazojë vendimmarrjen e tij vetëm mbi konkluzione të DSIK, por vetëm duke verifikuar pretendimet mbi dokumentacion sekret..."
Pra, KPK është zyrtarisht e ndërgjegjshme se nuk mund të ndëshkohet askush pa prova, d.m.th. me thashetheme DSIK-je.
Kjo letër-lutje, e cila nuk është sekret, është bërë publike së fundi nga hakerat e Iranit.
Çfarë ka ndodhur që në 2018 e deri më sot e kemi të qartë fare. KPK dhe KPA (strukturat e Vettingut) i kanë rënë si n'top t'karadakut duke shkarkuar gjykatës me thashethemet e DSIK, strukturë kjo e kontrolluar tërësisht nga Kryeministri.
Fakt është se KPK dhe në vijim KPA, nuk janë bazuar në asnjë kqyrje reale të dokumenteve sekrete në SHISH apo diku tjetër, kur vendosën të këpusin gjykatës e prokurorë thjesht se kështu ka konkluduar DSIK, d.m.th. Kryeministri.
E thonë pastaj se janë "të pavarur"!!!
Qeveria jo vetëm s'u ka dhënë akses në prova, por u ka dhënë konkluzione të gatshme, d.m.th. urdhër për shkarkim gjykatësish e prokurorësh.
Që s'kanë pasur akses në prova është e dukshme sepse asnjë procedurë shqyrtimi e dyanshme në konfidencialitet, siç kërkojnë rregullat procedurale nuk ka ndodhur. Asnjë nga gjykatësit e shkarkuar nuk është njoftuar për shqyrtim të dosjeve sekrete ndaj tyre, siç ka pretenduar DSIK.
Përkundrazi, kanë marrë vendime thjesht se kështu ka thënë DSIK!!
Pra janë shkarkuar mbi bazë thashethemesh e aludimesh, por jo provash zyrtare që krijojnë bindje të fortë vendimmarrëse. (Në letër-lutjen kërkohet pikërisht krijimi i kësaj bindje).
Kjo letër-lutje, e zbuluar tani, është në akt flagrant, ku vettingu vetëdenoncohet si i padrejtë, i pambështetur në fakte dhe tërësisht i varur nga Kryeministri.
Pra Vettingu pranon se ka marrë vendime i pabindur në prova e fakte, por mbi bazë aludimesh!
Më rëndë sesa kaq ka tjetër çfarë të ndodhë! Ajo që kemi parë është thjesht pasojë e vendimmarrjes së urdhëruar nga DSIK, pra Kryeministri.
Të fala shumë andej nga reforma dhe akoma më shumë të fala reformaxhinjve brenda e jashtë! Të gjithë të larguarit nga sistemi me urdhër të DSIK janë legjitimë të kërkojnë rishikimin e vendimmarrjes krejt të varur dhe antikushtetutë!/CNA.al
Disa piketa për debatin mbi protestën e opozitës: 1. ...
Ne shqiptarët jemi të çuditshëm. E kemi shabllon jete ...
Më pyeti tani në mëngjes një mik: "Përshendetje Endri,...
Analisti ka treguar si qeveriset Shqipëria, sipas tele...
Ndonëse protesta e këtij 12 nëntori qe më e madhe dhe ...
Përshëndetje shqipe! Përshëndetje edhe ju shqipe që j...
Dita e shumëpritur erdhi! Është ditë shprese e jete. Ditë ...
Bedeli dhe kryebedeli i Vuçiçit, lakeu dhe kryelakeu i Vuç...
Ismail Kadare në esenë e tij “Mbi krimin në Ballkan”, ...
Ti që je prind dhe pret një fëmijë, duhet ta dish se p...
Paloka dhe Leskaj nuk ishin të dehur siç mërmërit Rama. Asp...
Dje, media e "kapter" Irfanit u rikthye të sulmojë ekspone...
Ashtu siç pritej, ka një interes të jashtëzakonshëm për pr...
Qeveria vjen me projektbuxhetin 2023, pa një plan të d...
Ndoqa deklaratën e mllefosur të znj. Duma, dhe nuk e di pse ...
Kiko i shqetësuar nga mungesa e qarkullimit të elitave...
Vala e dorëheqjeve në Partinë Demokratike ka vazhduar ...
Ndërsa të gjithë prisnim që Grida të vriste Pashain, s...
Në më pak se 12 orë, aq sa zgjati vizita e kancelarit ...
Shqipëria ishte jo vetëm e fundit në reagimin e saj pë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...