
Tri leksione nga “Republika e Parë”/ "LDK e ndali Beogradin të zgjedhë përfaqësuesit e shqiptarëve!"
E para gjë që më ka mbet në mendje dhe që ka qenë kons...
Ligësia 250 vjeçare e sëmurë e Perandorisë Osmane, Serbisë dhe Greqisë kundër gjuhës shqipe, shqiptarwve dhe Shqipërisë: tani ka marrë fund.
Krijimi i dy shteteve shqiptare në Gadishullin Ilirik, ka mbyllur gjithçka mizore kundër shqiptarëve.
Dhe koha domosdoshmërisht duhej të vinte këtu.
I.
Osmanët kanë rënë, kjo dihet, por kanë mbetur dy kundërshtarë pa asnjë vlerë: Serbia dhe Greqia që ende shpresojnë se historia e tyre shterp dhe e falsifikuar kundër shqiptarëve do të vijojë, edhe pse ndërkohë, shqiptarët po korrin fitore të mëdha në lidhje me historinë e tyre.
Historia e Shqipërisë, brenda së vërtetës historike, do të krijojë një vlerë të re për rivlerësimin e qytetërimit në rrafsh evropian.
Koha e vërtetoi me në fund gjykimin e mahnitshëm të Lebnicit për gjuhën shqipe: shkencëtari dhe matematicien i madh, i cili ishte i pari që në shekullin e XVII foli për lashtësinë dhe individualitetin e veçantë gjuhës shqipe.
Por në tridhjet vitet e fundit, shqipja ka përmbysur çdo hipotezë dhe çdo konkluzion apriori. Një nga apriorizmat e nivelit të ulët ka qenë qjykimi: për faktin se kemi në Shqipëri fjalë që i ka edhe latinishtja, dhe për faktin që Iliria ka qenë e pushtuar nga Roma, leksiku i ngjashëm i fjalëve shqipe me latinishten, tregon që këtë janë huazime nga latinishtja. (!)
Por, shkenca e gjuhësisë moderne po e rrëzon këtë konkluzion fals, dhe po vërteton të kundërtën: të gjitha këto fjalë të shqipes janë fjalë të ilirishtes që ka influencuar mbi gjuhën latine. Kjo erdhi, sepse po këto fjalë u gjetën realisht edhe te poemat e famshme të Homerit: Iliada dhe Odisea.
Karakteri homerik i gjuhës shqipe ka krijuar pështjellim të dukshëm në Greqinë aktuale, dhe po ju jep arvanitasve (shqiptarëve) një mbështetje të madhe shpirtërore.
II.
Kurse tronditjen themelore e dha studimi etimologjik i mitologjisë greke, e cila vërtetohet se është me prejardhje nga gjuha shqipe, deri dhe te Zeusi, që etimologët e mëdhenj po e nxjerrin nga fjala Zot. Term ose fjalë kjo që po kështu ka qenë edhe në ilirisht edhe në epirotshen e Piros dhe të Aleksandrit të Madh.
I pari që e hapi këtë hulli, ka qenë poeti i madh shqiptar Jeronim de Rada.
Tani gjithçka është e qartë shkencërisht. Por: Afër- dita është perëndesha e lashtësisë greke e quajtur Afroviti; kurse Athene (Athina) perëndesha e dijes - është e provuar etimologjikisht se vjen nga shqipja "e Thëna". Por ka dhe shumë të tjera si këto...
Do kemi rast t'i përmendim.
III.
Por, çdo shqiptar duhet të kujtohet dhe ta mësojë mirë të gjithë historinë që kundërshtarët dhe pushtuesit e territoreve shqiptare kanë bërë për të shkombtarizuar shqiptarët.
Të gjitha i bënë këta: pushtuan territoret, vranë e shpërngulën shqiptarë në mënyrë masive, por, një gjë nuk e bënë dot: nuk e shkulën dot nga zemra dhe mendja e shqiptarit gjuhën shqipe.
Në fakt, shqiptarët me këtë qëndresë jo vetëm që shpëtuan veten si etni, por po i japin dhe do t'i japin shoqërisë njerëzore të vërtetën historike të zhvillimit dhe sidomos të qytetërimit.
Ajo që po spikat sot është fakti që gjithçka e qytetërimit të lashtë në Gadishullin Ilirik, po shpjegohet dhe do të shpjegohet me gjuhën shqipe. Një gjuhë e veçantë dhe shprehëse e madhe për shpjegimin e greqishtes së vjetër, latinishtes dhe shumicës së gjuhëve moderne në Evropë. Nëse nuk do të zbërthehej fjala shqipe deri në këtë stad, asnjëherë nuk do të kuptohej etimologjia e gjuhëve moderne të Evropës.
"Roli mesianik i shqipes", e ka quajtur Petro Zheji, kryeveprën e tij, e botuar tani. Petro Zheji ishte shkencëtar dhe gjuhëtar i madh i Shqipërisë dhe të gjithë botës shqiptare, në Ballkan e kudo.
Kurse punë të rëndomtë kundër gjuhës shqipe kanë bërë profesorët e shitur shqiptarë, që e kanë trajtuar fjalën shqipe në një mënyrë diletante dhe me logjikën e falsifikatorëve të historisë së gjuhës shqipe. Turp.
IV.
Në të njëjtën kohë duhet të kujtohemi se historia Iliri-Arbëri-Shqipëri ka ecur midis dy formacioneve shoqërorë shqiptarësh: Epiri dhe Iliria. Dy formacione të famshëm historik, por që kanë qenë në konflikt princash dhe mbretërish që i kanë udhëhequr. Këto sot quhen dy zona shoqërore me riemërtimin: gegë e toskë.
Duhet të kujtohemi ndërkohë se vetëm kohët moderne u dhanë ilirëve dhe epirotëve një emër: Shqipëri dhe shqiptarë.
Dhe gjithçka erdhi nga gjuha. Dokumenti më i vjetër i gjuhës shqipe, Meshari i Gjon Buzukut, e përmend qartë kur thotë "gjuha shqipe", ose "shqip".
Kuptohet se shqipja ka ekzistur si emërtim i gjuhës sonë në shekuj e shekuj, dhe nga gjuha e përbashkët e ilirëve dhe epirotëve, e quajtur shqip, erdhi e solli në kohët e reja edhe emrin e përbashkët Shqipëri, ose Shkypni, ose Shqipni.
Por, kjo do të zgjidhet me çështjen se çfarë kuptimi ka fjala e vjetër shqipe për gjuhën tone, e cila ka qenë Skyp dhe që shqiptohet Skip..
Kjo do të dalë kur të studiohet me themel gjuha Ilirishte. Por jam i bindur se do të krijojë një vlerë te re të gjuhës shqipe.
V.
Gjithsesi lashtësia shqiptare tani ka dalë e vërtetuar shkencërisht që shqiptarët janë populli më i vjetër i Evropës. Dhe gjithçka është e vërtetuar nga gjuha shqipe.
Ka edhe më shumë se kaq në lidhje me forcën e gjuhës shqipe, sepse te Homeri, tek Iliada e tij, në greqishten homerike, janë gjetur më shumë se 800 fjalë të gjuhës shqipe. ( Aristidh Kola)
Në tw vërtetën e kësaj kohe, gjuha shqipe dhe historia e Shqipërisë, e zbërthyer faktikisht, që nga Perandoria Romake e deri më sot, do t'i japë Shqipërisë historinë e vërtetë, dhe shqiptarëve vendin që kanë pasur në histori, si populli më i vjetër në Evropë dhe me një gjuhë që i ka dhënë historisë së përbotshme vlerë të veçantë në lidhje me kuptueshmërinë e brendshme të fjalës, e cila në kohën e dijes se përgjithshme universitare ka dhënë konceptet e mëdhenj të shkencës dhe filozofisë, domethënë, të mendimit njerëzor...
E para gjë që më ka mbet në mendje dhe që ka qenë kons...
Gafa fëmijënore e Edi Ramës për të hequr një paralele ...
Protesta e Divjakës nuk është asgjë tjetër, por protes...
Divjaka, Rinasi, Kukësi dhe studentët Çfarë i bashkon...
Porti i Durrësit si porti më i madh në vend është njëk...
Kushdo e ndien nevojën të flasë për veten dhe, pothuaj...
Turi paraelektoral, që kryeminstri Rama ka nisur në vi...
Luçiano Boçi është një nga deputetët më të spikatur të Par...
Në mars 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i lutet me ...
Disa piketa për debatin mbi protestën e opozitës: 1. ...
Ne shqiptarët jemi të çuditshëm. E kemi shabllon jete ...
Më pyeti tani në mëngjes një mik: "Përshendetje Endri,...
Analisti ka treguar si qeveriset Shqipëria, sipas tele...
Ndonëse protesta e këtij 12 nëntori qe më e madhe dhe ...
Përshëndetje shqipe! Përshëndetje edhe ju shqipe që j...
Dita e shumëpritur erdhi! Është ditë shprese e jete. Ditë ...
Bedeli dhe kryebedeli i Vuçiçit, lakeu dhe kryelakeu i Vuç...
Ismail Kadare në esenë e tij “Mbi krimin në Ballkan”, ...
Ti që je prind dhe pret një fëmijë, duhet ta dish se p...
Paloka dhe Leskaj nuk ishin të dehur siç mërmërit Rama. Asp...
“Stop” ishte në Tiranë me zonjën Shqiponja Mashi, e cila t...
Një vajzë nga Tirana tregon për “Stop” se ka parë në rrjet...
Bledi Malushi, banor i fshatit Neviçisht në qytetin e Korç...
“Stop” hedh dritë mbi një ngjarje makabre në Durrës, me vi...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Policia ka identifikuar një person të implikuar në atentat...
Policia e Himarës ditën e sotme ka njoftuar arrestimin e n...
SPAK-u ka arrestuar dy shtetas me inicialet K.Gj. dhe A.B....
Vangjush Dako, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit është v...
Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lag...
Një studim i INSTAT zbulon se pjesa më e madhe e lumenjve ...
Teologu Miron Çako ka zbuluar se ka sekte apo persona feta...
Territori shqiptar vijon në ndikimin e motit të kthjellët ...
Një grup senatorësh amerikanë të udhëhequr nga senatorja J...
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, tha se është e gats...
Zyrtarët grekë kanë nisur një sërë kontaktesh të nivelit t...
Prokurorët federalë po përdorin një juri të madhe në Flori...
Media prestigjoze “National Geographic” ka promovuar Shqip...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ka folur për Euro...
Sot, më 7 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 99....
Sot, më 6 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 100.1 l...
Sipas të dhënave të publikuara këtë të hënë, eksportet në ...