ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një portal gjobaxhi
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...

Atentati i sotëm ndaj liderit të opozitës Sali Berisha, duket se ka pasur një skenar të mirëorganizuar, por që dështoi në finalizim, fal maturisë së treguar nga organizatorët e kësaj proteste. Pas ndjelljes së vazhdueshme të dhunës nga ana e kryeministrit dhe ministrave, duket se akti final i provokimit ishte planifikuar pikërisht në momentin kulminant të kësaj proteste, kur liderët opozitarë po i bashkoheshin turmës në perimetrin e sigurisë.
Por le t’i shohim me radhë detajet, se si aktet e këtij skenari po zbatoheshin hap pas hapi. 31 vjeçari Gerti Shehu kreu sulmin në orën 12. 22 minuta dhe për rreth 20 minuta u mbajt i shoqëruar në selinë e Partisë Demokratike, ku u mor nga forcat e policisë dhe ambulanca për tu transportuar në Spitalin e Traumës. Teksa mjekët ende nuk kishin arritur të merrnin gjeneralitetet e tij, në mediat pranë qeverisë del emri i tij. Vetëm 40 minuta pas sulmit, kur edhe mjekët apo efektivët që kryen shoqërimin nuk kishin arritur të mësonin emrin e agresorit, në media publikohet vërtetimi se autori kishte probleme mendore. Për të gjithë ata që kanë njohurinë më minimale të procedurës, është e paimagjinushme se si ky “drejtues konfidencial policie” në harkun e 30 minutave, arriti që të nxjerrë nga arshiva dosjen e Gerti Shehut, ta analizojë dhe me devotshmërinë e tij të informimin e publikut, mendoj t'ua shpërndante konfidencialisht disa gazetarëve. Jo, kjo nuk ka ndodhur!
SPAK duhet të hetojë urgjentisht këtë drejtues policie, pasi nëpërmjet tij do të arrihet te porositësi i atentatit. Dokumenti, ishte i planifikuar që më herët të shpërndahej kur momenti të vinte. Drejtuesi i Parë i Policisë Muhamet Rrumbullaku, në një konferencë për shtyp deklaroi se dokumenti u është servirur nga familjarët. Rrumbullaku ose gënjeu me qëllim publikisht, ose ka rënë pre e mashtrimit nga vartësit e tij. Gazetari i Syri TV ka shkuar në banesën e Gerti Shehut, në Rrugën e Elbasanit, në të njëjtën kohë me patrullën e policisë. Nëna e tij, ndodhej ende në banesë dhe jo që nuk u dha dokument efektivëve të policisë, por edhe lajmin e mori vesh afro 30 minuta pasi “Drejtuesi konfidencial i policisë” e kishte shpërndarë.
Dokumentet faktojnë se e shkuara e Gerti Shehut nuk ka qenë ajo e një shpërndarsi picash, i cili problemeve i shpëtonte si me magji. Si një person me precedent në fushën e narkotikëve, në muajin gusht ai del para Gjykatës për plagosje, por befas akuzat sfumohen si me magji, e Gerti Shehu lirohet brenda pak ditëve. Edhe për këtë rast, u përdor sërish i njëjti dokument, që “drejtuesi konfidencial i policisë” u shpërndau gazetarëve sapo Gerti Shehu po transportohej nga selia e PD-së për në Spitaline Traumës. Për të mos folur më pas për lidhjet e tij shoqërore, me eksponentë pranë së majtës apo edhe figura publike, të cilat kanë shfaqur një gjuhë urrejte të tejskajshme kundër Sali Berishës.
Dyshimet shtohen edhe për lirshmërinë e veprimit të këtij personazhi pranë perimetrit të sigurisë apo mes protestuesve! Protokolli i Policisë së Shtetit dhe SHISH parashikon që në rast protestash apo turmash, të ketë agjent të infiltruar. Duke parë rëndësinë e kësaj proteste dhe zhvillimi i saj në ditën, që në Tiranë kishin mbërritur liderët e Europës, numri i agjentëve në terren ishte edhe më i lartë. Si ka mundësi, që ky kontigjent kriminal, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, përdorues droge, e me probleme psikike, siç policia pretendon, qarkullon lirshëm pranë agjentëve të Policisë, liderëve të opozitës, deputëteve të Kuvendit të Shqipërisë dhe një ish-Presidenti.
Kemi parë skena lebetitëse, se si të rinjtë merreshin zvarrë në protesta nga këta agjentë civil, pse thyenin një stol në protestat e shkuara, e këto forca të shtuara në këtë tubim, nuk dalluan personin që vetem 3 muaj më parë e kishin arrestuar e më pas liruar për plagosje? Po agjencitë inteligjente, çfarë masash apo informacionesh kishin për këtë protestë, që po zhvillohej pranë liderëvë të Europës? Kujtojmë që pak vite më parë, një atentat i inskenuar ndaj ish-kreut të PD-së Lulzim Basha shkaktoi alarm tek SHISH e Policia e Shtetit, të cilat morën masa ekstreme duke shtuar edhe numrin e gardistëve pranë tij. Po në këtë rast, kur siguria duhet të ishte më e lartë edhe për shkak të Samitit, çfarë ndodhi me këto agjenci?
Qershia mbi tortë, ishte ajo që dijnë të bëjnë më mirë, propaganda! Informacione lum pranë mediave proqeveritare, por kulmin e arriti një uebsit i financuar drejtepërsëdrejti nga korrupsioni qeveritar. Ky uebsit, vetem 60 minuta pas sulmit, pubikoi një dëshmi të pretenduar qe Gerti Shehu e kishte dhënë para OPGJ-ve. Ndërkohë që mjekët ende nuk ua kishin vënë në dispozicion oficerëve ta merrnin në pyetje Gerti Shehun, ky uebsit publikon një artikull, ku pretendohej se Gerti Shehu e kishte kryer sulmin në shenjë hakmarrje, për ngjarjen e Gërdecit. Por e vërteta është se Gerti Shehu, të paktën deri në orët e darkës, ka deklaruar vetëm gjeneralitetet, ka kërkuar një avokat dhe ka ironizuar Oficerët se kur e pyesin se çfarë pune bën, po e pyesin për punën e krahut, apo duan përgjigje për punë tjetër.
Duket se këtu komanduesi ka çeduar pak, pasi dëshmia u publikua ende pa dal nga goja e Gerti Shehut. Pasi ky artikull u kopjua me shpejtësi nga uebsite të tjera nën dirigjimin e Endri Fugës, autori mori përsipër të publikojë detaje të tjera, për lidhjet e supozuara familjare. E në mbrëmje e mbylli me një artikull mëshirues për varfërinë ku ndodhej familja e Gerti Shehut! Ndaj SPAK, siç mësyn tek mediat që denoncojnë patronzhistët apo aferat e Inceneratorëve, të paktën në këtë rast ka detyrimin të vërë në rreshtin hetimor “Drejtuesit konfidencial të Policisë”, “gazetarët ekskluzivë të Endri Fugës” e nëpërmjet tyre, të shkojë tek porositësi i këtij atentati, që dështoi të shtynte protestuesit drejt dhunës së ndjëllë nga Edi Rama dhe enturazhi i tij.
Sot Tirana ishte kryeqyteti i Europës. Për herë të pa...
Kudo protestohet, edhe pse “elitat”, gjithkund, i përçajnë...
Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-...
Vendimi më i gabuar editorial do të ishte lufta e shtr...
Kjo foto është realizuar mbrëmë nga fotoreporteri zyrtar i...
Po shoh shumë postime nga fronti opozitar në lidhje me...
Eksodi masiv i italianëve nuk ka të ndalur. 2.7 milio...
"Tragjedi", "uri e madhe" ose "gjenocid": kur bëhet fjalë ...
Duke qenë se për mua është një vendim i marrë vite më ...
78 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, dh...
Data 28 nëntor 1944 mbahet si dita e çlirimit të Shqipëris...
Dje në 6 të mëngjesit shoqërova në Aeroport Berlin Branden...
Shqiptarët në Republikën e Serbisë që jetojn në Medvegjë, ...
Çështja e rolit të ideologjive komb apo shtetformuese në b...
Çfarë do të ndodhte në rast se unë, Arian Manahasa, Nd...
28 nëntor 2022: 110 vjet të pavarur si shtet shqiptar, por...
Pak ditë më parë duke kqyrur një debat rinor në Eurone...
SPAK mbylli një “mandat” të kryetarit të parë pa ndonjë gj...
Një specialist i bujqësisë, në Qeverinë e Izraelit, ndërsa...
Ambasadorët e BE-së në Tiranë duhet të jenë ndier në sikle...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...