LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Bujar Leskaj/ Dhuna e porositur, fillimi i fundit të një regjimi!

7 Dhjetor 2022, 19:21, Opinione Bujar Leskaj
Nga Bujar Leskaj/ Dhuna e porositur, fillimi i fundit të një regjimi!
Kreu i PD-së, Sali Berisha

Dje duhet të ishte një ditë e bukur, një ditë, nga ato ditë të cilat na japin kuptim në jetët tona.

Për herë të parë Brukseli bënte një Samit jashtë territorit të BE, në Tiranë. Normalisht për Shqipërinë ishte mesazh se nuk ishte më jashtë vëmendjes së familjes, së cilës i përkasim.

Nga ana tjetër opozita e bashkuar, e kryesuar nga PD dhe lideri i saj, prof. Dr. Sali Berisha, sado në dukje paradoksale, mirëpriti personalitetet e larta europiane me një protestë politike paqësore kundër qeverisjes së sektit Rama; kundër korrupsionit; mënyrës arbirtare të ushtrimit të pushtetit; kundër grabitjes së votës së lirë, tjetërsimit të vullnetit të popullit; kundër varfërisë, shpopullimit; kundër agjendës antishqiptare të këtij regjimi.

Protesta ishte një e drejtë themelore e mendimit dhe veprimit të një populli të lirë!

Protesta ishte për mbështetjen deri në fund të lirisë qytetare, pa kompromise kundër atyre që cënojnë qytetarinë dhe të ardhmen. Protesta ishte për t'i kthyer Shqipërinë qytetarëve, për të ringritur shtetin ligjor dhe për të kthyer institucionet në shërbim të shqiptarëve.

Protesta paqësore ishte për t’u treguar miqve se Shqipëria është evropiane, por pikë së pari është e shqiptarëve.

Sado paradoksale të duket, protesta ishte një mesazh i qartë i europianizimit të opinionit tonë publik, i pjekurisë politike të opozitës e shoqërisë shqiptare dhe tërheqjes së vëmendjes për të drejtat e shkelura të njeriut nga regjimi autokratik i Ramës.

Edhe mesazhet të tilla ishin.Të gjetura, të goditura, me një sarkazmë therrëse!Ndaj gjeti miratim ndërkombëtar...Por ..., dita e djeshme u nxi dhe do të ngelet si një njollë e zezë në historinë e politikës shqiptare.Lideri i opozitës u dhunua fizikisht në mënyrë të pabesë!

Lideri me qindra- mijëra ndjekës, i cili si Feniksi ringriti nga hiri Partinë Demokratike në letargji e demokratët e pashpresë, protagonisti historik i zhvillimeve demokratike në Shqipëri, ish- presidenti, ish- kryeministri, politikani më afatgjatë dhe më i moshuari tashmë; më i adhuruari nga shqiptarët dhe më i anatemuari nga e majta komuniste, u dhunua.E turpshme, e dhimbshme, fyese! E rëndë dhe e shëmtuar!Dhe sa ogurzezë!

Dhuna e djeshme ndaj liderit të opozitës dhe kryetarit të PD, është e qartë se ka pasur një skenar të mirëorganizuar, por që dështoi, falë maturisë e pjekurisë politike të treguar nga vetë zoti Berisha, në radhë të parë e  pastaj nga protestuesit dhe organizatorët e protestës.Them se ishte një skenar, i dalë nga kulisat e sektit Rama, pasi ishte ai i pari që ndillte vazhdimisht dhunën, prandaj edhe u provokua atentati.

Dhuna dhe provokimi i protestuesve, synonte të ishte akti final i zhbërjes së opozitës, i izolimit të saj, i vërtetimit të akuzës së Ramës e sektit të tij “se opozita është e dhunshme dhe s’ka asnjë lidhje me demokracinë e Evropën”, i akuzës se “opozita nuk është gjë tjetër veçse një faktor destabilizues, që nuk e meriton të përkrahet dhe se vetëm Ai..., Ai... lideri global me poture e atlete, që bën pirueta politike pa asnjë bosht, meriton të jetë në krye të shqiptarëve”.

Atentati, pa diskutim synonte dhunën dhe ishte i orkestruar që protestuesit të revoltuar të sulmonin e përlesheshin me forcat e policisë.Por maturia, qetësia, pjekuria politike e liderit Berisha, i cili u ringrit si Anteu nga grushti, shmangu përplasjen dhe tensionet, duke djegur skenarin e mirëorkestruar për të destabilizuar Shqipërinë dhe vrarë opozitën.

Dje e sot janë artikuluar shumë fjalë, shumë skenare, të cilat bëjnë jo vetëm Doktorin, por edhe njerëz pranë tij të jenë skenaristët dhe organizatorët e një akti të tillë.Është e turpshme!Për të gjithë ata që e njohin Sali Berishën,e njohin dinjitetin e tij, figurën, karakterin e tij dhe e dinë fort mirë që as ai, e as ata që janë pranë tij nuk do të kryenin një akt të tillë!

Jo! Kurrsesi jo!Rama është makiavelist i jashtëzakonshëm, por kësaj here llogaritë i bëri gabim!Provokimi iu kthye kundër!Protesta e opozitës dhe dhunimi i liderit të saj morën vëmendjen e gjithë botës perëndimore, të cilat e dënuan ashpërsisht aktin!Le të mburret Lideri Global me Samitin, marrëveshjen për Roaming-un, folklorizmat dhe “fotot familjare me liderët europianë”.

E zeza mbi të bardhë është në deklaratën përfundimtare të nënnshkruar ku BE liston se që Shqipëria të ketë perspektivë europiane duhet të plotësojë e përmbushi mirë  një listë të gjatë me detyrat e shtëpisë. Reflektim, reforma serioze, ndryshim të prekshëm në qasje, në ligjërim, në sjellje, në përfaqësim dhe në raportet me shtetin, qytetarët e vendin. Një shoqëri civile të fuqizuar, medie të pavarura e pluraliste, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, etj.

E, pra. Duket se deklarata përfundimtare rrëzoi gjithë propagandën e mashtrimin e sektit në pushtet. Dhe, pikërisht protesta e opozitës, u dha miqve perëndimorë mesazhin dhe u tregoi se ç’bëhet këtu!

U tregoi se në një vend ku dhunohet lideri i opozitës në prani të mijëra gazetarëve të mediave ndërkombëtare; në prezencë të kryetarëve të shteteve të BE, në prani të forcave të shtuara të rendit; qytetarët janë të vetëm, krejtësisht të pambrojtur e të ekspozuar ndaj dhunës asimetrike të regjimit autokratik.

U tregoi se sa arbitrar, sa i pafytyrë dhe sa i rrezikshëm është ky regjim kur nuk merr masa për garantimin e protestave paqësore, kur lejon që atantatorë të porositur të qarkullojnë e veprojnë lirshëm brenda perimetrit të sigurisë apo mes protestuesve, ndërkohë që protokolli i Policisë së Shtetit dhe SHISH parashikon që në rast protestash apo turmash, të ketë agjentë të infiltruar, të cilët ishin edhe më të shumtë për shkak të rëndësisë së kësaj proteste dhe zhvillimit të saj ditën që në Tiranë kishin mbërritur liderët e Europës. Si ka mundësi, që person i tillë me rrezikshmëri të lartë, përdorues droge, e me “probleme psikike”, siç policia (lexo: qeveria) pretendon, qarkullon lirshëm pranë agjentëve të Policisë, mijëra protestuesve, liderëve të opozitës, deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe liderit të opozitës? Kush i jep garanci kaq të mëdha, përveçse qeveria një kamikazi të tillë?

Protesta e djeshme u tregoi ndërkombëtarëve se në një vend ku ende nuk dihej emri i agresorit doli në medie “kartela mjekësore” e të sëmurit mendor, manipulimi tendencioz i opinionit publik bëhet ditën me diell.

Në një vend ku duket qartazi se dokumenti i “sëmundjes mendore” i shpërndarë gjasme nga familjarët, ishte planifikuar më herët që të shpërndahej kur momenti të vinte dhe Drejtori i Policisë, ose është gënjyer nga vartësit, ose gënjen me qëllim SPAK-u duhet të hetojë urgjentisht që nga drejtuesi i policisë e vertikalisht për të arritur te porositësi i atentatit.

Dhe këtë miqtë ndërkombëtarë e kuptojnë!Miqtë ndërkombëtarë e kuptojnë fare mirë, se dhuna e djeshme nga Sali Berishës bëhej për të nxitur skenarin e dhunës e për të defaktorizuar opozitën dhe Partinë Demokratike!

E kuptojnë se dhuna e instruktuar dhe e inskenuar nuk është karakteristikë e demokracisë!E kuptojnë se dhuna e djeshme fizike është në vazhdën e dhunës verbale të kryeministrit e lakejve të tij.E kuptojnë se dhuna e djeshme fizike është vazhdim dhe rezultat i dhunës politike për të nënshtruar opozitën.E kuptojnë se dhuna e djeshme paralajmëron vazhdimin arbitrar të dhunës, nga ata që kanë mjetet, qëllimin dhe dëshirën.Sulmi i djeshëm ndaj Berishës është sulmi ndaj të gjithëve ne!

Ai grusht na goditi të gjithëve, na gjakosi të gjithëve, ne na dhëmb të gjithëve.Ai grusht ishte ndaj të gjithë shqiptarëve që nuk nënshtrohen. Ishte grusht kundër medias së lirë, kundër mendimit të lirë; kundër fjalës së lirë!Por një grusht i tillë nuk tremb më askënd nga ne! Ai që trembet më shumë është porositësi i dhunës!Akti i turpshëm dje tregoi se Rama ka frikë nga populli dhe opozita dhe jo populli e opozita nga Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga