Funerali i “Investitorit Strategjik”, ligji më i zi në historinë e Parlamentit Shqiptar!
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...

Një « opera buffa » patëm mundësinë të shihnim para disa ditësh, apoteozën e njëfarë Arlind Qorri, rrethuar me një sërë gazetarësh të dorës së parë, emra të nderuar të shtypit, si Lorenc Vangjeli, Enton Abilekaj, Ylli Rakipi etj., në një shfaqje alla « Darka e fundit », ku Krishti (lexo : Arlind Qorri) u jep dishepujve (lexo : shokëve të tij të kauzës së përbashkët) udhëzimet e fundit para se të largohet nga kjo botë. Ngjan me Darkën, vetëm se kthyer përmbys : « Ta urreni njëri-tjetrin, ashtu siç ju urrej unë juve, duke dhënë shembullin personal, si lamashë të zellshëm që jeni! ».
Ky halabak i Zonës së Parë Operative mblidhet me miqtë dhe bashkëpunëtorët e Organizatës Politike, tani vonë këmbyer petkash e bërë tebdil në parti, në Lëvizjen « Bashkë » - ç’të jetë vallë kjo L.B.? A mos po duan vallë të na thonë diçka? Duke gjykuar se Arlind Qorri ka njëfarë simpatie për kefijet dhe politikanët palestinezë, të cilët meqë ra fjala janë tërësisht kundër pavarësisë së Kosovës, zotëria në fjalë i bie të jetë një agjent i interesave serbe në Shqipëri.
Arlind Qorri është si një çilimi i dehur, sa po na e thotë vetë, haptazi se shumë prej « shokëve » të tij të luftës mund të jenë në të vërtetë informatorë të policisë (« ai i një organizate e cila i luftonte institucionet nga jashtë, sigurisht në thonjëza "u gjuante me gurë" megjithëse praktikisht provonte dhunën e institucioneve, të policisë shpeshherë »), të cilët i kanë vënë vetes një qëllim shumë modest. Të marrin pushtetin. Pjella të marksizmit shkartisur me komunizmin vendas...
AQ thotë se "ne si organizatë kur ishim thjesht organizatë u kërkonim mbështetësve tanë një nivel të jashtëzakonshëm angazhimi" (lexo: jemi organizatë me prirje terroriste, të gatshëm të bëjmë gjithçka vetëm e vetëm si të marrim pushtetin).
Në këtë kuptim, unë mendoj (por, a mendon vërtet Arlind Qorri? Kam përshtypjen se jo, ndoshta të menduarit ja ka lënë dikujt të lidhur me spango).
Ylli Rakipi në mënyrë gjeniale ngre pyetjen: « Po ju kë përfaqësoni? » Përgjigja ëshë e qartë, Arlind Qorri përfaqëson Arlind Qorrin dhe do bëjë gjithçka - t'i shpallë luftë edhe vetë parajsës, siç thoshte Lenini - vetëm e vetëm që ta ulë atë bythën e tij të trashë në një karrike parlamenti.
Arlind Qorrit nuk është se i plas shumë për të drejtat e punëtorëve, ai thjesht shënjestron disa shtresa shoqërore që kanë një farë numri të madh pjesëtarësh: fasonet, studentët, pensionistët, punëtorët e call-centerave... synon të infiltrohet nëpër sindikatat, pasi prej tyre shpreson të marrë vota, në këmbim të të cilave nuk ka për të dhënë asgjë. Dhe kjo me qëllimin e pafajshëm për t’u pasuruar ai dhe familja e tij, dhe vëllai i tij i gjatë, i pashëm dhe sybukur - kush e ka parë, di! Kush nuk e ka parë, le të shkojë ta shikojë!
Arlind Qorri thotë « Ne duhet të themi "ju duhet të angazhoheni" » (edhe unë, shkruesi i këtyre radhëve u angazhova, për ta bërë m"t në media këtë pjellë të fëlliqur komunistësh që duan ta kthejnë mbrapa rrotën e historisë - të cilën rrotë, meqë ra fjala, nuk e kanë, por duan ta vjedhin). Arlind Qorri gjestikulon me duar, me gishta, vështrimi nervoz si prej derri të egjër, shkon sa majtas djathtas sepse do të rrokë me vështrimin e tij largpamës (pak miop, po nejse) të gjithë spektrin politik.
Një nga gjërat më përparimtare që mund të ndodhin në shoqërinë shqiptare, është që Arlind Qorri të mos bëhet kurrë deputet. Ndaj dhe miqtë e mi, bëhuni BASHKË dhe mos e votoni. Të jeni të gjithë me një mendje për të mos e votuar. Mbyllni hundët kur t’u afroheni kutive të votimit dhe mos votoni Lëvizjen « Bashkë ».
Jo vetëm kaq, po Arlind Qorri bind dhe nxjerr disa budallaqe si Mirela Ruko që të godasin me salcë Lindita Nikollën më 2016, kur duhet të ishte vetë Arlind Qorri ai i cili duhet ta godiste Linditën me salcë, duke dhënë shembullin personal - duhet të ishte rrahur, keqtrajtuar e bërë m"t ai, Arlind Qorri dhe jo budallaqja Mirela Ruko. Kjo puna e salcës simbolizon akçihanen që është Organizata Politike, me kryegjellëbërës dhe përgatitës të hallvës (në këtë rast, lexo: m*tit) që do t'u servirin për mëngjes, drekë e darkë Arlind Qorri & Co. nëse për fat të keq do marrin ndonjë ditë pushtetin. Gjë që shyqyr Zotit nuk ka për të ndodhur kurrë.
Për ta përmbyllur, në çelës marksist dhe metodë dialektike: Arlind Qorri është politikisht idiot. Teza e kundërt: Arlind Qorri është idiot politikisht. 3. Sinteza: Arlind Qorri është, kuptohet, politikisht një idiot i dobishëm dhe në politikë do jetë gjithmonë një 0 me bisht, dmth një « Q ». Të jesh idiot në politikë, ka implikime të thella, sepse idiotët janë gjithmonë të parashikueshëm dhe armiqtë e tyre politikë janë gjithmonë për këtë shkak një hap përpara. Idioti politik shihet që larg, ndaj dhe duhet evituar me çdo kusht.
Shënime :
24 preriali është data 18 dhjetor 2022 me kalendarin e revolucionit francez. Për gjithë ata që s’e dinë, Qorrajt janë çamë të internuar në Tepelenë nga Ali pasha, 200 vjet më parë, për shkak se ishin hajdutë bagëtish. Nëse kujtoni se po e shpik këtë copëz historie, shihni arkivat e « Zânit të Naltë » dhe « Kulturës Islame », se aty do ta gjeni./CNA.al
Edi Rama: Meqë vjen nga poli i veriut ka shumë mundës...
Edhe pse shumë nutricionistë dhe persona mendojnë së B...
Kur të do i madh dhe i vogël, nuk ka përjetësim më din...
U desh një ngjarje tragjike që Kiko të kuptonte se pse...
Bota mbarë po ndjek me zemër të ngrirë luftimet e dimr...
Pikërisht dhjetor 2014 një qytetar lushnjar var veten ...
Ish-ministri i jashtëm, Ditmir Bushati, ka folur lidhu...
Në fund te Tetorit 2022, Qeveria e Kosovës vendosi të ...
Një tufë të rinjsh, të bashkuar nën të njëjtën çati, për t...
- Mit'hat Frashëri ishte i biri i Abdyl Frashërit dhe ...
Subvencionimi i mbjelljes së ullinjve ka qenë një nga poli...
Kur u ngjit në skenë për të marrë çmimin e dytë të juri...
Sulmi dhe shkatërrim i varrit të Mithat Frashërit është ru...
Përgjegjësia kolektive e rusëve për pushtimin e Ukrainës, ...
Pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë ka krijuar një pa...
Një vëzhgim dhe një këshillë miqësore duke ndjekur Fes...
Inagurimi për fillimin e punimeve të një Teatri të ri ...
Analisti i njohur Lutfi Dervishi, ka replikuar ndaj një ga...
Fatkeqësisht, ka ende njerëz që nuk po e besojnë dot se Li...
Më 9 dhjetor 2022, Deklarata e Bordit të Drejtuesve të...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...