"Të thuash ke shpirtin e bukur, vetëm ti mund ta bësh"/ Lamallari ironizon Balliun: Je delirant
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...

Ish-ministri i jashtëm, Ditmir Bushati, ka folur lidhur me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.
Ai ka sjellë 7 argumenta lidhur me situatën në veri të Kosovës, ku shprehet se Serbia ka një peshë të madhe faji.
Sipas Bushatit, Serbia ishte i vetmi vend që deklaroi hapur aleancën me Rusinë, duke refuzuar thirrjet e vazhdueshme të Perëndimit për t'u bashkuar me sanksionet e BE-së.
Më tej ai shprehet se inkurajimi i dhunës, goditjeve ndaj policisë, institucioneve të Kosovës dhe atyre me mandat ndërkombëtar, sikundër vendosja e barrikadave dhe përdorimi i strukturave të inkriminuara në veri të Kosovës, është pjesë e strategjisë së Serbisë për kalçifikimin e gjendjes së tensionit dhe mbajtjes peng të Kosovës e rajonit në retorikën e së shkuarës.
7 argumenta nga ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.
1.
Në Samitin BE - Ballkan Perëndimor të mbajtur në Tiranë në kulmin e luftës në Ukrainë, Serbia ishte i vetmi vend që deklaroi hapur aleancën me Rusinë, duke refuzuar thirrjet e vazhdueshme të Perëndimit për t'u bashkuar me sanksionet e BE-së. Disa ditë më pas, Serbia rishfaqi zellin e saj luftarak, si prishëse e stabilitetit rajonal, duke kërcënuar integritetin territorial të Kosovës me gjoja rikthim të forcave serbe në Kosovë, patrullime në zonën kufitare, apo shpallje të situatës së jashtëzakonshme që e krijon po vetë, si pretekst për t’u shmangur nga thelbi i çështjes: bashkimi i Serbisë me botën demokratike.
2.
Inkurajimi i dhunës, goditjeve ndaj policisë, institucioneve të Kosovës dhe atyre me mandat ndërkombëtar, sikundër vendosja e barrikadave dhe përdorimi i strukturave të inkriminuara në veri të Kosovës, është pjesë e strategjisë së Serbisë për kalçifikimin e gjendjes së tensionit dhe mbajtjes peng të Kosovës e rajonit në retorikën e së shkuarës. Ukshin Hoti shkruante me plot të drejtë se: “Kosova për Serbinë është kulti i robërisë së vetvetes, nëse nuk bëhet shans i lirisë dhe europianizimit të saj të ardhshëm”. Edhe sot, Serbia ka një raport ende të pazgjidhur me lirinë dhe të ardhmen e saj.
3.
Më shumë se një dekadë më parë Vuçiç erdhi në krye të Serbisë me premtimin që do të zgjidhte “çështjen e Kosovës”, duke hapur rrugën e Serbisë drejt BE-së. Ai rishpiku veten duke u “arratisur” nga e shkuara e tij e errët në konfliktet e përgjakshme në ish-Jugosllavi. Perëndimi e mbështeti në funksion të paqes dhe prosperitetit të rajonit, duke i dhënë statusin e vendit kandidat dhe duke e pranuar Serbinë në tryezën e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian. Gjithashtu, Serbia firmosi partneritetin individual me NATO-n, duke zhvilluar ndërveprueshmërinë me aleancën brenda suazës së politikës së saj neutrale, pa ndërprerë për asnjë çast bashkëpunimin politik, ushtarak dhe ekonomik me Rusinë e Kinën.
4.
Që nga përmbysja e regjimit të Millosheviçit në Serbi janë ndryshuar disa herë qeveritë. Mirëpo, mbështetja e pakursyer e Perëndimit ndaj qeverive të ndryshme nuk ka sjell as demokratizim dhe as europianizim të Serbisë. Dhe as hapa vendimtarë për të përmbyllur konfliktin me Kosovën, apo për të trajtuar me vërtetësi krimet e së shkuarës, siç na tregojnë shembujt e botës së civilizuar ku duam të bëhemi pjesë. Ndërkohë që Perëndimi pret të korri frutet e këtij investimi për të ankoruar Serbinë përfundimisht në rrjedhat europiane, udhëheqja e saj flet për “rrezikun” e dominimit gjerman të rajonit. Ç’është më e keqja, në horizontin politik serb ende s’duket alternativa e njimendtë europiane.
5.
Pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë e ka bërë njohjen e ndërsjellë mes Serbisë dhe Kosovës domosdoshmëri. Për shkak të kësaj situate, Gjermania dhe Franca janë përfshirë edhe më drejtpërdrejt në procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga ana e BE. Proces që mbështetet fuqimisht nga SHBA-të. Përballë presionit në rritje, Serbia edhe pse pretendon anëtarësimin në BE ka bërë hapa pas, duke mos linjëzuar qëndrimet në politikën e jashtme me atë të BE-së. Në votimin e fundit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për evidentimin e krimeve ruse në Ukrainë, Serbia nuk u bashkua me vendet e botës demokratike.
6.
Në këtë luftë që po zhvillohet në kontinentin tonë, më mirë se kushdo tjetër, Europianët kanë kuptuar gabimin e madh të mbështetjes për vite me radhë tek Rusia në lëmin ekonomik, me shpresën se bashkëpunimi ekonomik do të shërbente edhe si zbutës i mosmarrëveshjeve politike. Qasja “fillimisht ekonomia e më pas politika” ra jo vetëm në raport me Rusinë, por edhe në raportin e komplikuar të SHBA-ve me Kinën që po zhvillohet në hapësirën e Indo-Paqësorit. Që ky mësim të reflektohet në praktikë, pesë shtetet anëtare të BE-së që deri tani nuk e kanë njohur Kosovën, duhet të lëvizin drejt njohjes. Kjo do shënonte një pikë kthese për vetë BE-në, si përgjegjëse për mbarëvajtjen e punëve në oborrin e saj.
7.
Serbia, në raport me Kosovën, është para zgjedhjes së rrugës europiane, e cila për të është domosdoshmëri. Adresa e vetme ku duhen përqendruar energjitë është procesi i dialogut Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga BE-ja me mbështetjen e SHBA-ve. Një proces që për objektiv të vetëm duhet të ketë njohjen e ndërsjellë dhe zhbllokimin e rrugës europiane, jo vetëm për Kosovën e Serbinë, por për të gjashtë shtetet e rajonit tonë. Me gjasë Serbisë do t’i duhet më shumë kohë për të pranuar realitetin e pakthyeshëm, për të linjëzuar qëndrimin e saj me atë të BE-së. Ndërkohë, kjo e fundit nuk duhet të humb investimin e saj në rajon për transformimin e “gjeografisë së armiqësisë” në një gjeografi të paqes e prosperitetit brenda BE-së./CNA.al
Në fund te Tetorit 2022, Qeveria e Kosovës vendosi të ...
Një tufë të rinjsh, të bashkuar nën të njëjtën çati, për t...
- Mit'hat Frashëri ishte i biri i Abdyl Frashërit dhe ...
Subvencionimi i mbjelljes së ullinjve ka qenë një nga poli...
Kur u ngjit në skenë për të marrë çmimin e dytë të juri...
Sulmi dhe shkatërrim i varrit të Mithat Frashërit është ru...
Përgjegjësia kolektive e rusëve për pushtimin e Ukrainës, ...
Pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë ka krijuar një pa...
Një vëzhgim dhe një këshillë miqësore duke ndjekur Fes...
Inagurimi për fillimin e punimeve të një Teatri të ri ...
Analisti i njohur Lutfi Dervishi, ka replikuar ndaj një ga...
Fatkeqësisht, ka ende njerëz që nuk po e besojnë dot se Li...
Më 9 dhjetor 2022, Deklarata e Bordit të Drejtuesve të...
Unë nuk kam dyshime. Personalisht kam bindjen e plotë ...
Çdo fund viti është shndërruar në traditë mediatike re...
(Një këshillë për deputeten Metaliaj!) Ndër lajmet e ...
Po e them shpejt si e mendoj këtë punën e kandidatit të "A...
Pushtimi rus i Ukrainës, e ka ndërgjegjësuar më në fund Ba...
Revista “Time” shpalli “Njeriun e vitit” 2022 Volodymyr Ze...
Mua nuk më intereson sesa shpesh detyrohem që ta them: Luf...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...