Funerali i “Investitorit Strategjik”, ligji më i zi në historinë e Parlamentit Shqiptar!
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...

Jam i rafinuar, mund ta kuptoni dhe vetë.
Jam inteligjent, buzëhollë, u bëj naze edhe havjarit, midhjes dhe atij lloj gatimi që frëngjisht quhet "truffes à la Cussy". Preferoj verërat e rralla dhe të shtrenjta: Château Latour, Johannisberger, Romané-Conti. Vetëm se shampanja më pëlqen pakëz e ngrohur. Pjeshkën e prek vetëm të mbuluar me këmishë, o Zot sa i rafinuar që jam.
Gjakim për pushtet nuk kam aspak. Gjithçka e bëj për të varfërit. Të varfrit, ata dua t'i kem që të gjithë për vete, t'i rrok të gjithë në një përqafim të ngrohtë e lektisës marksian - vini re mirë, marksian e jo marksist - e t'i mbys me dashurinë time kaba, ama që buron thellë nga shpirti. Më votoni, se boza, hallva dhe qebapi nuk do ju mungojnë kurrë.
Nëse më shihni të shtrëngoj nofullat, këtë e bëj vetëm e vetëm që të ndrydh turrat e mëdha të ligjërimit politik (ndër mend më vjen Marri, kryegjuhëtar i dorës së parë i epokës sovjetike, bythëlëpirës që prozën e Stalinit e quante "të saktë, tingullore e plot kuptime").
I tillë është edhe ligjërimi im politik. Se që ta dini, çdo gjë, edhe vetë gjuha ka një origjinë të bazuar te lufta e klasave. Ka një gjuhë të të varfërve dhe një gjuhë të të pasurve, dhe unë i flas që të dyja. Po nejse, të mos hapërdahemi me "gjëpora" - siç thoshte ati e kumbari im shpirtëror, shoku Enver Hoxha - që nuk na interesojnë (Brenda sallës ndihen ca thirrma "Lavdi, lavdi, lavdi!".
Nga ju dua thjesht pushtetin. Kisha dyshime në lidhje me atë që doja të bëja më parë, në vegjëli, të isha thjesht një eminencë gri... Shoh me trishtim se jam shndërruar thjesht në një eminencë "bezhë".
Të paktën, këtë shpresoj të arrij pasi të bëhem deputet, të shtie në dorë frenat e pushtetit... eh, me pushtetin, dihet vijnë edhe femrat e bukura dhe paratë. Eh, femrat... pasioni tjetër i jetës sime përveç pushtetit.
Po të më shihni, jam alamet hamshori, jam djalë i pashëm që thoni ju dhe femra shqiptare do ta ketë për nder të pllenohet nga një alamet mashkulli i llojit "Albanian lover", pakëz leshtor - nën bluzë fsheh një tjetër bluzë - po kjo nuk prish punë.
Bastardët e mi do t'i rregulloj të gjithë nëpër vende kyçe, që kur unë të mos jem më në këtë botë - nuk besoj në jetën e përtejme - të jenë ata që t'ju qeverisin, t'ju kojnë atë hallvën e famshme të sipërpërmendur.
Të jenë ata që do ulen në krye të çdo tavoline, të kenë në dorë pushtetin politik, ekonomik si dhe lavdinë letrare - ju kam thënë që jam një shkrimtar i mbaruar - ndërsa ju do shërbeni si kontorno. Unë velitem shpejt nga të ngrënët dhe gjëja e vetme që ma ngacmon oreksin, janë të varfërit e uritur që më rrethojnë.
Dhe unë do kujdesem që të mbeten të tillë edhe për shumë kohë. Më shumë se një kërcënim, ky është një premtim, që unë do ta mbaj. Kuptohet, nuk do shkoj në ferr, se ferri nuk ekziston. E si mund të shkojë njeriu në një vend që nuk ekziston? Thjesht do lëpij pakëz majën e majtë të buzës, që trimat e mi të hidhen në sulm e t'i marrin një e nga një kalatë e kapitalizmit - këtij sistemi të mahisur që nuk do e nuk do të rrëzohet./CNA.al
Përkufizimi i parë mbi sigurinë energjetike daton 100 vjet...
Për ta kuptuar sa shumë e kanë dëmtuar gjermanin ata që ka...
Një « opera buffa » patëm mundësinë të shihnim para di...
Edi Rama: Meqë vjen nga poli i veriut ka shumë mundës...
Edhe pse shumë nutricionistë dhe persona mendojnë së B...
Kur të do i madh dhe i vogël, nuk ka përjetësim më din...
U desh një ngjarje tragjike që Kiko të kuptonte se pse...
Bota mbarë po ndjek me zemër të ngrirë luftimet e dimr...
Pikërisht dhjetor 2014 një qytetar lushnjar var veten ...
Ish-ministri i jashtëm, Ditmir Bushati, ka folur lidhu...
Në fund te Tetorit 2022, Qeveria e Kosovës vendosi të ...
Një tufë të rinjsh, të bashkuar nën të njëjtën çati, për t...
- Mit'hat Frashëri ishte i biri i Abdyl Frashërit dhe ...
Subvencionimi i mbjelljes së ullinjve ka qenë një nga poli...
Kur u ngjit në skenë për të marrë çmimin e dytë të juri...
Sulmi dhe shkatërrim i varrit të Mithat Frashërit është ru...
Përgjegjësia kolektive e rusëve për pushtimin e Ukrainës, ...
Pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë ka krijuar një pa...
Një vëzhgim dhe një këshillë miqësore duke ndjekur Fes...
Inagurimi për fillimin e punimeve të një Teatri të ri ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...