Funerali i “Investitorit Strategjik”, ligji më i zi në historinë e Parlamentit Shqiptar!
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...

I gjithë opinioni i është vërsulur pastrueses, vodhi, vodhi, vodhi. Ore lëreni pastruesen, se duhen nerva çeliku kur fshesa të kap shuka eurosh, jo letra dosido.
Ka bërë llogari të thjeshta e ururara grua, unë pastroj e marr kaq, kurse kjo zonja nëpunëse e shtetit i merr me thasë.
Biles e ka kuptuar shpejtë atë që, nuk janë para me djersë se po të ishin vendin e kishin në bankë dhe jo poshtë dyshekut. Sidomos për nënpunësit e shtetit që duhen t'i nënshtrohen deklarimit të pasurisë apo të të ardhurave mujore dhe vjetore.
Pyesni se çfarë do ndodhi me pikërisht nënpunësen e shtetit, jo me pastruesen. I qëndroni një logjike të thjeshtë se, kur ka para me shumicë, bruto, kesh, në shtëpi një nënpunëse e shtetit, e mendoni se sa ka shefi i saj.
Janë të gjitha para të vjedhura nga ato taksat tuaja. Janë paratë tuaja o derdimenë. Prandaj i keni rrogat e ulta, pensionet po ashtu dhe për më zi akoma, përkrahjen sociale. Ja, ato para janë.
Në vend që të shkojnë tek ju, shkojnë tek shtëpia e nënpunëses së shtetit. Tashmë ajo del e larë, kurse pastruesja hajdute, mashtruese etj. Ngrihuni e shpalleni edhe armike apo kulake. Madje degdiseni. Dhe kurrë mos u shqetësoni e të pyesni se çfarë është ekonomia informale?
Çfarë është korrupsioni në shtet? Përse i keni pagat aq për ibret? Përse tenderimet publike kurrë nuk janë të mjaftueshme në një investim etj? Ja, ku e keni përgjigjen. Janë ato shumat 20% nga fondet që jepen gjoja për investime publike.
Shkoi policia herën e parë e i gjeti pastrueses 120 mijë euro, bizhuteri floriri etj. Shkoi herën e dytë dhe i gjeti edhe 404 mijë euro të tjera plus bizhuteri flori, po të shtrenjta ama.
Plus makinat e shtrenjta me para nga pastrimi në shtëpinë e nënpunëses së shtetit etj., pra afro 1 milion euro të thata në shtëpi. Tani kur ka 1 milion euro të thata në shtëpi nënpunësja, merreni me mend vet se sa duhet të kenë njëshat.
Kjo drejtësia jonë sot, madje edhe webet, i mëshojnë pastrueses sikur të jetë jetë ajo origjina e krimit. Dhe për më keq akoma ju të gjithë që grishni fytyrën dhe ja bëni uaaa, sa turp.
Nuk është turp ore jo, është revoltë. Ka disnivele sociale që të vësh duart në kokë etj. Shto problemet e tjera. Nëse e doni veten dhe vendin tuaj, duhet të qartësoheni një herë e mirë, ndiqni burimin e parave, jo fshesaxhinjtë./CNA.al
Një foto e një çante Louis Vuitton me flamurin kombëta...
Mirë se erdhe shef! Faleminderit që e nise ditën me mu...
Si sot 141 vjet më parë lindi Fan Noli. Për të është shkru...
Bima e bekuar e ullirit ka më shumë se 3 mijë vjet që kult...
E enjte mbrëma, e enjtja e parë e vitit, dhe publiku ë...
Pjesë e medias prej 30 vjetesh, unë gjithnjë e më shum...
Kur të gjithë e kërkonin në tokë e në qiell dhe autori...
Viti 2046 Shyqyr Zotit hordhitë koreano-veriore që kërcën...
Duke soditur valët e Jonit, këtë fillimviti Kiko ia de...
Kam dëgjuar se disa institucione arsimore parashkollor...
Jam i rafinuar, mund ta kuptoni dhe vetë. Jam inteligjent...
Përkufizimi i parë mbi sigurinë energjetike daton 100 vjet...
Për ta kuptuar sa shumë e kanë dëmtuar gjermanin ata që ka...
Një « opera buffa » patëm mundësinë të shihnim para di...
Edi Rama: Meqë vjen nga poli i veriut ka shumë mundës...
Edhe pse shumë nutricionistë dhe persona mendojnë së B...
Kur të do i madh dhe i vogël, nuk ka përjetësim më din...
U desh një ngjarje tragjike që Kiko të kuptonte se pse...
Bota mbarë po ndjek me zemër të ngrirë luftimet e dimr...
Pikërisht dhjetor 2014 një qytetar lushnjar var veten ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...