Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

2013-2023, një dekadë që Shqipëria qeveriset nga e majta. Përtej propagandës, qoftë ajo e bardhë nga pushteti, apo e zezë nga opozita, secili shqiptar duhet të bëjë një kalkulim me veten dhe atë që prek çdo ditë.
Çfarë thanë se do bëjnë e çfarë bënë në pushtet të majtët?
Në vitin e 10-të në pushtet shqiptarët përdorin të njëjtat rrugë për të shkuar nga Tirana në Durrës, nga Tirana në Shkodër, nga Tirana në Kukës, nga Tirana në Korçë, nga Tirana në Vlorë, infrastrukturën që gjetën në 2013.
Asnjë km rrugë e re, përveç përfundimit të një pjese që mbeti nga aksi Tiranë-Elbasan, edhe ajo e përfunduar me një kosto shumë të lartë financiare dhe cilësi katastrofë. E keni parë të gjithë si është rruga, përkundet makina sikur është djep kur kalon në të.
Në Durrës kalojmë nëpër të njëjtën rrugë që kalonim në 2013.Po ashtu për në Shkodër.
Për në Kukës/Kosovë e njëjta rrugë e 2013, vetëm se paguajmë për herë të tretë për të, nuk paguajmë për rrugën, paguajmë thjeshtë një gjobë.
Për në Fier/Vlorë më në fund kemi një bypass në Fier të përfunduar, akoma jo plotësisht i përfunduar ai i Vlorës. Por, kontratat e të dyve janë nënshkruar qysh më 2012, dhe fondet janë të BE-së. Jo të qeverisë shqiptare. Të dyja kanë kushtuar shumë herë më lirë për km sesa çdo km tjetër që është shtruar me fondet e taksave të shqiptarëve. Si ai Kardhiq-Delvinë, 33 km, nisur qysh më 2007, mezi mbaroi në 2022. Përveç vonesës në kohë, me kosoto 29% më të lart se ç’ishte parashikuar.
Qukës - Qafë Plloçë është shembulli që sinjifikon më së miri dështimin e kësaj mazhorance për të bërë punë. Rruga filloi në 2013, nuk ka mbaruar akoma me gjithë shtesat e fondit herë pas here. Do të ishte bërë më shpjet e do na kishte kushtuar më lirë sikur ta bënin vetë fshatarët e zonës me kalldrëm.
Ka ndryshuar infrastruktura në fshatrat e Vlorës, por mos harroni, mbi 70% të fondeve të Fondit Shqiptar të Zhvillimit janë investuar vetëm në qarkun e Vlorës. Shumë mirë që janë bërë disa fshatra me rrugë në ato zona, shumë keq që qeveria shqiptare ka shpërndarë në mënyrë të pabarabartë fondet.
Rilindja urbane është një tjetër gjë që pushteti tenton të krenohet. Në fakt është një tjetër masakër urbane dhe shpërdorim fondesh publike për fasadë. Pa përmendur që në shumë raste është një shëmti estetike që ka dalë nga mendja e një njeriu të vetëm, sipas fantazisë së tij dhe jo e profesionistëve urbanistë.
Në vend të kanalizoheshin në prodhim e rritje mirëqenie këto fonde janë shpërdoruar kot.
Po marrë dy shembuj, Erseka dhe Tepelena janë dy simbolika, dy qytete fantazmë, të braktisura nga njerëzit, ç’ka tregon se pllakat e shesheve të qyteteve nuk ndaluan shpopullimin dhe nuk sollën mirëqenie ekonomike për vendasit. Kështu është në çdo qytet.
Nga 2015 e këtej jemi i vetmi vend në rajon që nuk përdorim më trenin. Është shkatërruar plotësisht Hekurudha Shqiptare.
Jemi de facto pa portin më të madh në vend, atë të Durrësit. Ndoshta hera e parë në 2000 e ca vjet histori portuale të Durrësit që gjendet në një situatë të tillë.
Aeroport kemi atë që kishim në punë, Rinasin. Aeroporti i Kukësit ka punuar- s’ka punusr 2 muaj në vit gjithësej. Investim i huaj kanalizuar në mënyrën më të kotë të mundshme. Në një qytet të braktisur - kujt i hyn në punë aeroporti në një vend që braktiset për ditë.
Një dekadë propagandë, në realitet përdorim të njëjtën infrastrukturë që la qeveria që u largua nga pushteti qysh më 2013.
Analiza e punës së bërë dhe rekomandimet për më tej janë g...
Shumë njerëz pyesin të habitur si është e mundur që ta zemë ...
Janë disa njerëz që thonë me mburrje nuk ka Perëndi. N...
Kiko u zgjua në mëngjes me vonesë dhe meqë dita ishte gri, m...
Kjo zonja vjedh-hajdute në banesat ku e kishin marrë si arga...
I gjithë opinioni i është vërsulur pastrueses, vodhi, ...
Një foto e një çante Louis Vuitton me flamurin kombëta...
Mirë se erdhe shef! Faleminderit që e nise ditën me mu...
Si sot 141 vjet më parë lindi Fan Noli. Për të është shkru...
Bima e bekuar e ullirit ka më shumë se 3 mijë vjet që kult...
E enjte mbrëma, e enjtja e parë e vitit, dhe publiku ë...
Pjesë e medias prej 30 vjetesh, unë gjithnjë e më shum...
Kur të gjithë e kërkonin në tokë e në qiell dhe autori...
Viti 2046 Shyqyr Zotit hordhitë koreano-veriore që kërcën...
Duke soditur valët e Jonit, këtë fillimviti Kiko ia de...
Kam dëgjuar se disa institucione arsimore parashkollor...
Jam i rafinuar, mund ta kuptoni dhe vetë. Jam inteligjent...
Përkufizimi i parë mbi sigurinë energjetike daton 100 vjet...
Për ta kuptuar sa shumë e kanë dëmtuar gjermanin ata që ka...
Një « opera buffa » patëm mundësinë të shihnim para di...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...