LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krenaria e zonjës Ministre, por jo e Arsimit Parauniversitar!

13 Janar 2023, 11:48, Opinione Qemal Çejku

Krenaria e zonjës Ministre, por jo e Arsimit Parauniversitar!

Analiza e punës së bërë dhe rekomandimet për më tej janë gjë normale dhe e domosdoshme, por të bësh një analizë sikur të ishte Tefta Cami (ndjesë që i përmend emrin, por fjala është për Ministren e kohës së diktaturës) me vetëm arritje dhe pak fare dështime, kjo është mungesë respekti për nxënës, mësues, prindër, donatorë si dhe gjithë shoqërinë shqiptare.

Kemi ndërtuar 25 shkolla thotë zonja Ministre, por harron se ka prishur 125 vetë shteti në bashkëpunim me  kryetarët  e 6% - it të emëruar lokalë.  Zonja ministre thotë: "Programi i rindërtimit po ecën bashkë me Benin, i cili këto kohë është dhe kryefjala e vjedhjeve të bujshme. Por dicka harron ta thote ministrja- Kur ka qenë afati i fundit i rindërtimit të shkollave.....?

Transporti i nxënësve bëhet në forma kaotike, sepse vetë infrastruktura e shkollave pa aborr dhe pa parking nuk e lejon një gjë të tillë.  Suprizues fakti që funksionoka transporti i mësuesve!!! Këtu pyes mësuesit: - A keni vertetë transport për në punë?

Shkolla qendër komunitare...Kur? Ku?! Në shkollat tona nuk hyhet për të marrë fëmijën. "Nuk lejohet" - thotë roja, si në burg (kjo është një orë jo e mirë edukative për ata nxënës, kur shikojnë prindërit e tyre duke u mbajtur në hekurat rrethues  të shkollës  pa oborr të mjaftueshëm, pasi aty pranë është ndërtuar një pallat.

"Abetare unike" - thotë zonja, kur e njëjta abetare është miratuar në maj 2012 në Prizren, por e pazbatuar. U deshën 10 vite për ta vendosur dhe vetëm 6 muaj ju latë specialistëve për disa ndërhyrje,  që rezultuan në shumë gabime logjike, por dhe gramatikore.

Detyrat në klasë zonja Ministre nuk bëhen pa pirë ujë, pa ngrënë diçka nga nxënësit, por dhe nga mësuesit. Apo planifikoni fushatë politike të organizuar me patronazhistë? Mësuesi duhet të paguhet për çdo orë shtesë. Mësuesit nuk morrën rrogën e 13-të të hequr nga ju, dhe sot janë të detyruar të shohin se si një punonjëseje ministrie pa arsim, pa edukatë, pa moral  i teprojnë 500 mijë € dhe 50 mijë bizhuteri.

Keni rritur numrin e mësuesve ndihmës...Detyrën funksionale keni bërë. Por si i keni bërë emërimet nuk na thatë? A ka procedura ky vend? Apo e bëjnë patronazhistët (oficerë sigurie) që nuk kanë asnjë procedurë e ligj emërimi apo rekrutimi, përveç përkatësisë politike? Çdo person, sot në Shqipëri, e di se  letra nuk "pi ujë" nëse nuk firmoset nga deputetë socialistë dhe të emëruarit 6% vendorë. Për më tepër a mendoni se çfarë dëmi u shkaktoni fëmijëve me nevoja të veçanta, kur mësuesit ndihmës i lëvizni vit pas viti? Të shkretët nxënës, pësojnë regres dhe rikuperimi vit pas viti bëhet më i vështirë, pa përmendur faktin që këta mësues ndihmës (shumica e tyre) nuk kanë formim të përshtatshëm për këtë kategori fëmijësh.

Shërbimi psiko-social është shumë i nevojshëm sot në shkolla, por në shumicën e shkollave  psikologët mungojnë, e nëse ka një psikolog për 1300 nxënës nuk besoj se është i mjaftueshëm.

Ju flisni për klasat kolektive të cilat vazhdojnë të mos kenë strategji zgjidhjeje nga ana juaj, por keni harruar shkollat e bashkuara, ku të gjitha ciklet e mësimit i mbulon një mësues dhe maturantët që nesër vijnë në universitet nuk kanë formimin e nevojshëm (se nuk ka mësues "gjithologë" t'i mësojë) . Për këtë a keni ndonjë zgjidhje apo plan afatgjatë? Kur flisni për maturën shtetërore ju zonjë shisni si  lajm të madh se do të rishikohet vlerësimi i provimeve, pra do të bëhen qoka për zgjedhjet në qershor, por nuk na thatë a kanë vazhduar rekomandimet e studimeve të ekspertëve për mbushjen e hapësirave të lëna nga mungesa e shkollave dhe covid 19.

Për arsimin profesional mos flisni më mirë, sepse atë e masakruat, e vodhët, e përdorët si qokë për  shefin tuaj dhe familjarët e tij. Përzutë ekspertët gjermanë, liderë në arsimin profesional dhe në fund i bëtë plaçkë lëvizëse nga ministria në ministri.

Ishte gati ligji i ri për arsimin parauniversitar, por  ligjin aktual nuk na thatë sa herë e keni masakruar duke bërë ndryshime vetëm për show apo për qejfin e Ramës, pasi facebooku i tij është bërë ligji "gjitholog" për funksionimin e shtetit. Kishin mbaruar dhe konsultimet për këtë ligj, por nuk kam dëgjuar nga kolegë, të asnjë lloj niveli apo profili të jenë bërë pjesë e këtij konsultimi. Apo mjafton një deklaratë e juaja apo "liderit ballkanik" dhe quhet e kryer?

Pas shumë "krenarive", e nderuar zonjë, nuk kishit një faqe me rekomandime të paktën formale, pasi edhe Ministria e Arsimit në Britani, Gjermani apo USA do ta kishte zili këtë analizë. Por në fakt kjo ishte një dalje bajate, politike, si fytyra e qeverisë suaj e cila, në vend të arritjeve, njeh vetëm rekorde të zeza korrupsioni, vjedhjeje masive e përzënie të popullatës nga vendi.

20:41 Opinione Lutfi Dervishi

Presidenti takon shefin

Mirë se erdhe shef! Faleminderit që e nise ditën me mu...

08:07 Opinione Kastriot Dervishi

"Kryeveterani"

Për ta kuptuar sa shumë e kanë dëmtuar gjermanin ata që ka...

Lajmet e fundit nga