E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Një polemizues nuk qenkësh i një mendjeje me argumente e mia për imponimin joshkencor të emrit “Ballkan” si entitet politik. E drejta e tij. Por, nëse përdor si argument pyetjen sesi ka mundësi që shkenca iu nënshtrua një emërtese joshkencore si ajo e Zeune-s, do të pohoj që po, shkenca dorëzohet. Po jap një shembull më shumë, madje edhe më të njohur, të një gjermani vëlla të Zeune-s së Ballkanit: Hieronymus Wolf si pagëzues i Perandorinë Romake të Lindjes me emrin “Bizant”.
E kam vënë në thonjëza emrin “Bizant” sepse është e faktuar historikisht që një emër të tillë Perandoria përkatëse as e përdori, as kishte nevojë ta përdorte në kuptimin perandorak. Byzantion kishte qenë në krye të herës vetëm emri i qytetit të dikurshëm, siç e kanë përmendur në kohët e tyre Polibi, Straboni, Pausania, Marcelini, Menandri etj., sa pa vajtur atje perandori Kostandin dhe pa e shndërruar qytetin në “Kostandinopojë”, d.m.th. në qytetin e themeluar rish prej tij.
Ndonjë autor bizantin – kështu i quajmë sot autorët në fjalë - edhe në shek. XIV ka vijuar ta quajë qytetin si së lashti. “Mbasi qëndrova disa ditë në Bizant”, shkruante për shembull Joani Kantakuzen për qëndrimin e tij në Kostandinopojë. Një shembull edhe harta me titull "Byzantium nunc Constantinopolis" e Georg Braun-it e botuar mes viteve 1572 dhe 1618.
Në konceptimin e vet korrekt ai që u quajt më vonë “Bizant” nuk ishte veçse Perandoria Romake e Lindjes ose Perandoria e Romejve: Βασιλε?α τ?ν ?ωμα?ων. Dhe nuk mund të ishte ndryshe: duke e zhvendosur kryeqytetin e perandorisë në brigjet e Bosforit perandori Kostandin kishte themeluar aty “Romën e Re”. Si pjesëtarë në atë Perandori as vetë grekët nuk e mbanin veten si helenë të njëhershëm, por si “romej” (?Πωμαι?ος) dhe ky nuk ishte veçse emri i vjetër helen për banorët e Romës. Prandaj konotacioni i emërtesës “romej” ishte më shumë politik dhe kishtar se etnik. Së këndejmi do ta përshtaste më vonë edhe Perandoria osmane emërtimin e popullsisë në fjalë si Rum-lar, duke e përmbledhur mbarë bashkësinë e krishterë ortodokse, pavarësisht etnive, në një Rum-milet.
Ndërsa në Perandorinë Romake të Lindjes romejtë vijonin ta konsideronin veten shtetas të Perandorisë së Romës, do të ishin më vonë perëndimorët që, duke mos i pranuar ata për romej, do t’i vështronin duke i mbledhur në një thes si “grekë” në kuptimin e bashkësisë së tyre në kishën e Lindjes.

Si një orvatje për të shmangur ngatërresat e termave filologu gjerman Hieronymus Wolf (1516-1580) përdori i pari epitetet “Bizant” për Perandorinë Romake të Lindjes dhe “bizantinë” për shtetasit e saj. Vetë vitet e lindjes dhe të vdekjes së tij mjaftojnë për t’u kujtuar që në shekullin e tij shkrimi i historisë nuk ishte mëvetësuar ende si shkencë humanistike, sikurse konceptohet tanimë e pakta që nga babai i historiografisë shkencore Leopold von Ranke (1795-1886).
Mirëpo, edhe duke mos qenë i motivuar shkencërisht, atributi “bizantine” për Perandorinë ngjiti dhe ai tanimë quhet i pranuar për nga përdorimi i rëndomtë. Ndoshta edhe ngaqë “Bizant” zëvendësoi një emërtesë ose një shpjegim të gjatë. Megjithëkëtë sot në tekstet profesionale studimore Perandoria në fjalë vijon të emërtohet “Eastern Roman Empire”, “Empire romain d’Orient”, “Imperio romano de Oriente”, “????????? ??????? ???????” etj. J. B. Burry, për shembull, njëri ndër themeluesit e medievistikës moderne, e refuzoi prerë etiketën "Byzantinist" në veprat e tij.
Po shtoj dhe që, pikërisht për shkak të kësaj trashëgimie romake, vijoi në Kostandinopojë deri në fundin e shek. VI edhe gjuha latine si gjuhë e oborrit, e administratës, e ushtrisë. Dhe sidomos e drejtësisë, posa që në atë Perandori e drejta që vijonte të funksiononte ishte po e drejta romake dhe me trashëgiminë e saj perandorët në Kostandinopojë mburreshin. Përgjatë periudhës së hershme të Perandorisë Romake të Lindjes gjuha greke përdorej për interpretime kur tekstet paraqiteshin në gjuhën latine, si edhe prej kishës. Kërshërore janë, për shembull, të dhënat që ka nxjerrë z. Lemerle për “universitetin” e Kostandinopojës në vitin 425: kishte 3 retorë dhe 10 gramatikanë latinë, 5 sofistë dhe 10 gramatikanë grekë.
Mauriku (582-602) numërohet si i pari perandor që pati për gjuhë amtare greqishten. Për Perandorinë Romake të Lindjes edhe greqishtja nuk kishte përbërë veçse një mjet, - një nga mjetet e shumta të shtëna në dorë prej saj falë pushimit, - dhe vetëm perandori Herakli në shek. VII e zëvendësoi latinishten si gjuhë zyrtare duke imponuar në Perandori të ashtuquajturën “greqishte bizantine”. Atëherë ajo do të ishte gjuhë jo më vetëm e kishës, por edhe e shkollës, e tregtisë etj., duke u dalluar edhe për kontributin në ruajtjen dhe transmetimin e trashëgimisë së lashtë greke. Gjuhët e tjera, “vulgaret”, që mund të përdoreshin në Perandori si të tilla prej popujve të ndryshëm, do të gjallëroheshin më së pari si rebelim prej lëvizjeve të heretikëve, ndër to nuk përjashtohen as sprovat e ndonjë përdorimi të hershëm të gjuhës së arbërorëve. Dh. S. Shuteriqi, fjala vjen, në një punim të hershëm ka pas formuluar edhe hipotezën që Arbëria mesjetare të ketë përbërë epiqendrën e lëvizjes “së re” heretike të Europës. Të dhëna me interes për herezitë në Ilirik dhe Arbëri edhe te: Faveyrial, “Histoire de l'Albanie” (R. Elsie 2001).
Vetë perandorët e Kostandinopojës nuk u mbajtën ndonjëherë si perandorë të ndonjë territori “bizantin”, por si perandorë të së vetmes perandori të botës. Kryeqyteti i ri i Perandorisë, që tani quhej Kostandinopojë, konsiderohej si Roma e Re. Pohimet që perandorët e Bizantit paskëshin njohur “perandorët e shenjtë gjermanë” të Perëndimit nuk kanë bazë faktike. Asnjë perandor i Bizantit nuk rezulton të ketë pranuar që ekzistonte ndonjë tjetër perandor në Romë, në Aahen, në Paris a gjetiu. Roma politike për ta ishte në “Qytetin e Kostandinit”. Edhe kur shfaqej ndonjë i tillë në territorin e dikurshëm të ish-Perandorisë Romake, me logjikën e perandorëve të “Bizantit” ai quhej ose uzurpator ose sundimtar i deleguar nga Perandori i Kostandinopojës. Trajtohej si mbret, jo më shumë. Me ta as krushqi nuk bëhej, e pakta deri në gjysmën e dytë të shek. X, kur Othoni II i Saksonisë, i shpallur “Perandor i Shenjtë i Perëndimit”, ia delte të merrte për grua një princeshë bizantine, një Theofano bijë e perandorit Joan Cimiskes. Ajo bëhej kështu perandoreshë e “Perandorisë së Shenjtë Romake”. Ndarja më dysh e botës së krishterë, me një pjesë të Perëndimit dhe një pjesë të Lindjes, kjo po: ishte e pranueshme për Kostandinopojën dhe Kostandinopoja mund ta toleronte një situatë të tillë si të përkohshme, d.m.th. duke i rezervuar vetes të drejtën e kthimit edhe në Perëndim.
Vetë imponimi i “Bizantit” dhe i “bizantinëve”, siç shihet, nuk është veçse një ndër shembuj e shumtë në histori sesi shkenca mund të “dorëzohet” edhe para emërtesash aksidentale që funksionojnë tanimë si konvencione.
Edi Rama ka pranuar me zë dhe figurë që “nuk diskutohe...
Dy superfuqi ekonomike, politike, ushtarake dhe dy ...
Të shkruash për futbollin, sportin më popullor, emocionin ...
Akademiku Artan Fuga ka komentuar reality show-n “Big ...
Kiko nuk ka televizor qysh nga koha kur raca njerëzore...
Duke parë që askush nuk po i dilte për zot 420 mijë eu...
Koncepti Ballkan i hapur nënkupton, sipas meje, dy horizon...
Sapo mori njoftimin për mbledhjen e Këshillit të Sigur...
Ndoqa një intervistë të ish zv/ministres së Brendshme ...
Kiko i befasuar nga ethet që i kanë zënë shqiptarët pë...
Për t’i shpëtuar plakjes, televizioni duket se ka nisu...
“Nëse do që të vlerësosh një qytetërim, së pari shih v...
Unë nuk e mendoja se i gjithë inati 32 vjeçar i gazetës Di...
Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka përcjellë m...
2013-2023, një dekadë që Shqipëria qeveriset nga e majta. ...
Analiza e punës së bërë dhe rekomandimet për më tej janë g...
Shumë njerëz pyesin të habitur si është e mundur që ta zemë ...
Janë disa njerëz që thonë me mburrje nuk ka Perëndi. N...
Kiko u zgjua në mëngjes me vonesë dhe meqë dita ishte gri, m...
Kjo zonja vjedh-hajdute në banesat ku e kishin marrë si arga...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...