Vrasja e efektivit në Maliq/ Rama: Nderime përjetë dëshmorit, ndëshkim maksimal për autorin
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë lidhur...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë lidhur...

Kohët e fundit kemi nisur të përdorim gjithnjë e më shpesh termin “përmbytje shekullore”, pra që ndodhin gati çdo 100 vjet. Por bëhuni gati, sepse këtë fjalë do ta dëgjoni gjithnjë e më shpesh. Sepse sipas një studimi të Universitetit të Alabamës në SHBA, të publikuar kohët e fundit në “Earth’s Future”, ato që dikur ishin ngjarje shumë të rralla, dhe që ndodhnin mesatarisht një herë në 100 vjet, do të bëhen gjithnjë e më të shpeshta, deri në pikën sa të kenë një frekuencë dhjetëvjeçare apo edhe vjetore.
Përmbytjet shekullore quhen të tilla sepse çdo vit ato kanë probabilitet 1 për qind që të ndodhin (i llogaritur në bazë të të dhënave historike), dhe për këtë arsye ndodhin mesatarisht një herë në shekull. Padyshim, kjo nuk do të thotë se ato nuk mund të ndodhin disa herë brenda disa viteve, apo të mos shfaqen për më shumë se 100 vjet.
Rëndësi ka që këto janë ngjarje ekstreme dhe teorikisht shumë të rralla, për të cilat mund të përgatitesh paraprakisht. Problemi është se me ngrohjen globale të planetit tonë, po rritet niveli i detit, duke “ngrënë” deri në 1 metër plazh çdo vit, dhe për rrjedhojë duke i afruar shtëpitë dhe infrastrukturat e tjera më pranë ujit, duke i bërë kështu ato më të pambrojtura.
Studimi analizoi të ardhmen e këtyre zonave në dy skenarë të ndryshëm:në të parën, emetimet e gazeve serrë vazhdojnë të pandalshme në nivele aktuale, ndërsa në të dytën ato arrijnë kulmin në vitin 2040, dhe më pas fillojnë të bien.
Lajmi i keq është se nuk ka ndonjë dallim të madh midis dy skenarëve: në të dyja rastet, përmbytjet e shekullit do të jenë gjithnjë e më të shpeshta në të gjitha zonat që i nënshtrohen simulimit. Janë 300 të tilla në mbarë botën. Që nga viti 2050, zonat bregdetare në të gjithë planetin mund të fillojnë të përjetojnë një përmbytje “100-vjeçare” çdo 10 deri në 15 vjet, dhe deri në fund të këtij shekullit të njëjtat zona do të përjetojnë një përmbytje (dikur 100-vjeçare) mesatarisht një herë në vit.
Fakti ngjarje të tilla do të përshkallëzohen edhe nëse do të arrinim që të ngadalësojmë ose eliminojmë emetimet e gazeve serrë në atmosferë, na tregon se situata është aktualisht e pariparueshme:përgjigja jonë duhet të jetë parandaluese, dhe kjo na nxit të ri-mendojmë planifikimin urban të zonave më të rrezikuara, duke marrë parasysh se ato rrezikojnë të dëmtohen nga përmbytje të mëdha që mund të ndodhin çdo vit dhe jo çdo 100 vite./ Përkthyer dhe përshtatur nga CNA
Të gjithë e njohim personazhin vizatimor të Shkrekut, i ci...
Sa e besueshme është kujtesa juaj? A e mbani mend se çfarë...
Në vitin 1899, Çarls H.Duell, komisioneri i Zyrës së Paten...
Elefantët, gjitarët e mëdhenj që jetojnë kryesisht në Afri...
Amerikanët i quajnë "beer goggles" (syze birre). Është...
Duke nisur nga viti 2024, "Changi", një aeroport i Singapo...
Në librin e tij “DisConnected” (Të shkëputur), Stiv Tejlor...
Autostrada Karakoram është rruga më e lartë ndërkombët...
Një ngjarje e rrallë është regjistruar në Indi, ku një fos...
Një skelet, pothuajse i plotë, i një dinozauri do të shite...
Shumë persona që kanë probleme me depresionin, mundohen që...
Milingona e kuqe e zjarrit, një nga insektet më “pusht...
Një 7-vjeçare ka marrë dhuratën më të çmuar për ditëlindje...
Kur një çift vendos se marrëdhënia e tyre ka përfunduar, p...
Astrologët na thonë se muaji që kemi lindur, mund të ndiko...
Një specie e re peshkaqeni me karakteristika të çuditshme ...
Revista amerikane “Forbes” ka renditur 10 njerëzit më të p...
Është fshehur nga sytë e publikut për më shumë se njëqind ...
Njerëzit që operohen nga kirurge femra kanë më pak gjasa t...
Përdoruesit e marijuhanës kanë nivele më të larta të plumb...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...