Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Do të inicioj kërkesën për shkarkimin e ministres Paunoviç
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...

Pranë varrit të nënës e pashë sërish atë vajzën e bukur që qante dhe fliste pak më tutje. Rrinte me gjunjë mbi lëndinë, nga lëvizja e duarve kuptoja bënte dialog. Nuk e lexoja dot emrin e atij që kishte ndërruar jetë. Por kuptohej varr i ri nga që ende nuk qe formësuar me mermer.
Muajin që shkoi vajza qe si sot, në atë qëndrim. Me pallto jeshile dhe me një karficë kafe te flokët e dredhura e të gjata. Fliste e fliste. Me zë jo aq të ulët, por dhe jo aq të lartë sa të kuptoja ç’thoshte. Kur u çua në këmbë vura re që ishte e gjatë, elegante. U kthye papritur nga unë, qeshi pak, i kishte sytë mbushur me lot. Kuptova dhimbjen, mendova se ai që qe shtrirë atje do ishte ose babai, ose nëna, ose një njeri shumë i afért. Se shikimi i saj pikonte dhimbje të madhe me peshë të rëndë.
Nuk mendoja se do e shihja edhe sot. Rastësi që u gjendëm bashkë. Vendosa një karafil te nëna, i përkëdhela fotografinë, ktheva kurrizin nga vajza. Heshta, ama po rrija në përgjim. Gjoja sikur po pastroja germat e emrit të nënës. Më bëri kureshtar ai dialog i gjatë dhe i vendosur i saj. Prita dhe ..ja çfarë dëgjova:
-O i panjohuri im, o prifti im, o kamarja e rrëfimit tim! Jam e dëshpëruar jo nga jeta, por nga njerëzit. Kur nuk kishim një krodhë bukë të hanim në shtëpi fluturova në Greqi. S’e mendova dy herë, nuk prita të gjeja punë, qysh atë natë dola te një qoshe rruge dhe nxora ca para. Nuk më erdhi turp, ndjeva gëzim. Te ato para pashë bukën, mishin, qumështin, një gotë raki për babin...
Të nesërmen njësoj e te kuleta u mblodhën aq kursime sa guxova ia nisa familjes. Por nuk më zuri mëngjesi me sihariq. Në telefon zëri i nënës më tha, të kemi bërë hasha, nuk je më bija jonë. Nuk arrita të shpjegohem ngaqë telefoni u mbyll. Por vazhdova dhe disa muaj e një ditë u ktheva në shtëpi. Malli bëri që babai të ma hapte derën. Por sjellja e mirë ngeli veç brenda shtëpisë. Jashtë saj, në qoshe rrugësh dëgjoja fjalë fyese. Shumë shoqe nuk më hapnin celularin andaj ika në Tiranë.
Më mori në punë një kushërira ime në parukeri. U ndjeva kaq mirë sa pandeha gjeta lumturinë. Kur gjërat po ecnin mbroth erdhi një inspektor e i tha kushërirës se do na mbyllte biznesin nëse unë nuk do flija një natë me të. U çmenda, por më tepër u egërsua kushërira. Mbylle ore që sot, iu hakërrye ajo. M’u dhimbs aq shumë sa pa menduar dy herë e kapa inspektorin te qoshja e rrugës. Më merrej fryma nga nxitimi, por ia thashë me vendosmëri që pranoja. Pranoja se i kisha aq borxhe kushërirës sa edhe jetën do e jepja.
Ikën muaj e ndërkohë njoha Ladin, hidraulikun e një firme ndërtimi. Djalë zotni. I bukur, i sjellshëm, i dashur, i matur. Lashë mendjen pas tij. Por doja të isha e sinqertë. T’i tregoja për jetën në rrugët e Greqisë, madje dhe për natën me inspektorin. Një zë i brendshëm ma ndaloi, por unë nuk u stepa. Ia rrëfeva të gjitha dhe ai, pas shumë e shumë sharjeve e fyerjeve, më qëlloi fort me shpullë. Ngela sërish vetëm, nuk dija as ku të kërkoja ndihmë e as ku të qahesha. Andaj vendosa të vij tek ty. Të rrëfehem e të të tregoj dhimbjet e mija. Se ti nuk më gjykon, nuk më dënon, nuk më qëllon. Ti më dëgjon e më dëgjon.
Ndjeva që pas meje ajo lëvizi. U ktheva pak anash, pashë që u largua me kokën lart e me flokët që i tundeshin si jelet e një mëzi të bukur.
Shkova te varri, doja të shihja emrin, vitin e varrimit. Nuk kishte gjë. Hodha sytë rreth e qark e nuk ndesha kund tabelën prej dërrase.
Atë çast kaloi pranë një punëtor i kësaj parcele.
-Më fal, ka humbur koka e këtij varri. Ku mund të jetë?
-Nuk ka kokë, nuk është ende varr, -tha ai.
-Si nuk është?
-Nuk ka xhenaze brenda. Mbase pas ca muajsh mund t’i vijë rradha.
Tani është tokë e pagërmuar.
Nuk dija ç' shpjegim të jepja. M’u duk situatë e çuditshme, absurde, gati si ëndërr.
Më pas, kur sillja ndër mend historinë e kësaj vajze të pafajshme e gjeta me vend reagimin e saj. Mes njerëzve ajo nuk gjeti as krahë, as sy, as veshë. Njohu ashpërsinë e paragjykimit. Ndërkohë kërkonte të zbrazte dhimbjen, brengën, problemin ndaj si në gojëdhënat që flitet se hallin shprehe tek një gropë në pyll, vajza me karficë e gjeti melhemin tek një varr pa emër. Që do e dëgjonte e nuk do e përgojonte. Se ishte i panjohur, aq më mirë dhe i paemër...
U preka qe pak. U trondita nga thatësia e ndjenjave tona. Por dhe u tremba. U tremba shumë nga njerëzimi që po ftohet e po i kthehet zemra në gur…
Kryeministri Edi Rama ishte në çeljen e ekspozitës së arti...
Njohuritë e grumbulluara mund të humbasin shpejt, për ...
Këtë të diel të fundit të muajit tetor hyrja do të jet...
Egla shkon një herë në muaj te varri i burrit. Z...
Besniku dhe Frida ishin çifti më i lumtur në qytet. U mart...
Mjeshtri shqiptar i mozaikëve, i renditur nga kritikët në ...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka dekoruar këtë të...
Bashkia Korçë dhe Qendra e Artit dhe Kulturës do të or...
Në historinë 70-vjeçare të muzikës lirike të vendit tonë, ...
Para shumë vitesh, kur punoja gazetar, kisha një dëshirë t...
Të premten dhe të shtunën në Boston të Masaçusetsit u mbaj...
Shkrimtari dhe profesori, Sadik Bejko, ka dhënë një mesazh...
Katedralja e Etçmiazdin, e cila njihet dhe si kisha mëmë e...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Zbulohet një foto e rrallë e vitit 1991 ku lideri i Lëvizj...
Botuesi dhe themeluesi i gazetës “Nacional”, Mujë Buçpapaj...
Për aktorin Ndrekë Luca, (1927-1995) “Artist i Populli...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...