Bojkoti është gjithnjë gabim
Bojkoti i djeshëm nga Partia Demokratike i seancës plenare...
Bojkoti i djeshëm nga Partia Demokratike i seancës plenare...

Para shumë vitesh, kur punoja gazetar, kisha një dëshirë të pashpjeguar që shërbimet e mia t’i bëja në Kolonjë.
- Ç’është kjo dalldi me këtë vend të vogël? - më ngacmonte shpesh kryeredaktori.
- Epo kam gruan nga andej prandaj, - i shpjegohesha.
Në të vërtetë bëja ndalesën e parë te prindërit në Korçë. Shmallesha me ta e të nesërmen drejt Ersekës me ngazëllimin që më kishte dhënë një natë para nostalgjia e mëhallës ku u rrita. Më pas mbaroja punë në atë qytet të vogël, por të pastër e mbushur me njerëz të mençur, të sjellshëm. Ende pa trokitur mbasditja me shoferin Guga gaz në dërrasë drejt Leskovikut. Rruga deri atje qe ëndërr. Lëndina të bukura e pyje pa fund. Sikur ishe në Finlandë a në Suedi. Kështu e krahasoja brenda mendjes sime. Dhe pa mbërritur te fabrika e verës në një cep rruge shihja përherë në muzg një burrë mbështetur te një bredh i madh. Me cigare në gojë e sa i afroheshim na përshëndeste me dorë e qeshte.
- Nuk do vijë në Leskovik ky se nuk na bëri shenjë të ndalonim, - tha Guga.
Vërtet,ai sa na qeshi. Mbase do shkojë përposhtë,andej nga Korça, mblodha mendjen. Por të njëjtin njeri e hasëm po aty edhe pas tre muajsh. Ishte dimër, kishte dëborë, por ai me cigare në buzë. Na buzëqeshi e na përshëndeti me dorë.
- Ore, mos është monument ky se s’ka mundësi, - qeshi Guga.
Në fakt m’u duk çudi dhe mua se një rastësi kaq preçize nuk ndodh. E harrova e vazhduam. Kaluan muaj të tjerë, por siç thashë, nuk i ndahesha Kolonjës. Këtë herë pas pesë muajsh. Ishte pranverë, por ftohtë asaj ane. E sa po i afroheshim Leskovikut, m’u te cepi i rrugës na doli sërish i njëjti njeri. Me cigare në buzë dhe me dorën gati të na përshëndeste.
- Ndalo! - i bërtita shoferit dhe vrik zbrita nga vetura.
U afrova te burri që i kishte ngelur dora ngritur. Sa u afrova iu zbeh pak dhe e qeshura.
- Ore, je njeri ti apo fantazmë? - e sulmova.
- Qazimi jam bre! Qazimi.
- Po ti në rrugë fle? Se sa herë kalojmë këtu ti na shfaqesh para si monument.
- E vërtetë. Këtu kam vite që rri. Tamam si monument. Hahaha. Mirë e the.
Nuk dija si ta vazhdoja bisedën. Por isha kurioz të mësoja se ç’donte gjithnjë ky Qazimi te cepi i rrugës. E kuptoi interesimin tim dhe u ul te një gur.
-Unë jam roja i shelgut, - nisi ai.
-Jo po roja i shiut, - u tall Guga.
Mendova se do qe ndonjë me të meta mendore. Ndonjë nga ata të fandaksurit që kanë psh fiksim targat e makinave. Apo që nuk e mbushin kohën me punë e rrinë rrugëve duke vrarë ditën.
- Jo i shiut byrazer, por i shelgut.
Dhe shkopin e drejtoi poshtë përroit që nga pjerrësia e relievit dhe nga uji i bollshëm kishte uturinte, por me një zhurmë qetësuese për mendjen dhe veshët. Si kontrabas në duart e një viruozi.
- Ja, atë atje, e sheh? - më pyeti.
Tunda kokën. Dukej një shelg i madh me degët e lakuara mbi ujë si flokët e gjata të një vajze. M’u kujtua se të tilla kishte plot në Volorekë të Pogradecit. Gati puthnin liqenin. Qe një pamje që piktorët do i kishte detyruar të ngrinin atje kavaletin.
- Ja, pra unë jam roja i atij shelgu.
Pas këtyre fjalëve thashë, boll, u mbyll biseda. U kuptua Qazimi sa mend kishte. E ndërsa e lashë të ulur mbi gur e u nisa drejt veturës Guga e pyeti:
- Po nga kush e ruan këtë shelg mo?
- Nga ata që presim dru natën, bre.
- Po ç’e duan ata shelgun kur ka kaq pisha rreth e rrotull? - doja sqarim unë.
- E duan për hunj të rrethojnë oborret që mos u hyjnë dhelprat, - tha ai.
- Po le ta sharrojnë, o. Ke hall se do mërzitet përroi! - e ngacmova.
- Do mërzitet fshati, - u nxeh ai.
- Si kështu? - vazhdova unë.
Atë çast Qazimi u çua vrik e më kapi dorën. Gati më hoqi zvarrë deri te shelgu.
- I sheh këto degë ti? - më pyeti.
- Po.
- Te këto degë varen fëmijët e fshatit çdo mëngjes e çdo drekë. Këto degë i hedhin ata matanë përroit për të arritur te shkolla. Ja aty përtej. A e sheh? Në se do e presë shelgun sëpata e ndonjë kontrabandisti drush atëhere të vegjëlit duhet të ecin dy orë më këmbë deri te fshati në luginën poshtë e të ngjiten sërish për të bërë mësim po te kjo shkollë përballë.
Kaq me inat ma shpjegoi sa dukej se do më rrihte po t’i thoja që nuk e kuptoja çfarë tha. Por e vërteta qe që ai po kryente një punë kaq me dobi e kaq me vlerë sa u mallëngjeva. Më erdhi ta përqafoja,ta falenderoj e atë çast u nxita të bëja një shkrim për të e ta nxirrja në gazetë. Por Qazimi qe larguar. U ul te guri sipër në rrugë e i ktheu sytë andej nga Korça. Si për të thënë, me ju mbarova punë.
Rasti e solli që para një muaji bëra rrugën Korçë - Sarandë. Kalova sërish mes Ersekës e kur po vija në Leskovik te kthesa e Qazimit nuk pashë këmbë njeriu. Ca kilometra më poshtë ishte ngritur një bujtinë miqësore. E ngrohtë, e pastër dhe aq mikpritëse. Ndalova për një kafe. Më erdhi vetiu pyetja:
- Ai Qazimi që rrinte te rruga nga bëhet?
- Qazua po zjen raki këto ditë.
- Po shelgun kush e ruan? Apo e kanë prerë?
- Jo, jo. Shelgu aty është. Rri e bën muhabet me përroin. Janë shokë të ngushtë. Por nuk na duhet më.
- Pse?
- Se tani na mungojnë fëmijët. Fluturuan nëpër glob, - u mallëngjye ai.
Ika me brengën e boshatisjes. Asaj ane i janë shtuar shumë udhëtarët,por jo banorët. Jetojnë mes atij oksigjeni Qazimi me vërsnikët e vet. Shelgu tundet e lëkundet si drithma halli. Do që të lodrojë me kalamajtë. Veç zhurma e të vegjëlve dhe melodia e zogjve shkon në harmoni me muzikën e ujrave kristal të përroit. Shelgu pret. I tund degët papushim edhe nga një fllad i lehtë shprese. Ashtu si akrepat e palodhur të orës që s’pushojnë kurrë. Tik, tak, tik, tak…
Të premten dhe të shtunën në Boston të Masaçusetsit u mbaj...
Shkrimtari dhe profesori, Sadik Bejko, ka dhënë një mesazh...
Katedralja e Etçmiazdin, e cila njihet dhe si kisha mëmë e...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Zbulohet një foto e rrallë e vitit 1991 ku lideri i Lëvizj...
Botuesi dhe themeluesi i gazetës “Nacional”, Mujë Buçpapaj...
Për aktorin Ndrekë Luca, (1927-1995) “Artist i Populli...
Arkeologët janë rikthyer në Luginën e Drinos në Gjirokastë...
Aktori i njohur Lutfi Hoxha është ndarë nga jeta në moshën...
Nënë Tereza u lind në një tokë ku gratë nuk priteshin ...
Venecia planifikon ta bëjë me pagesë hyrjen për vizitorët ...
Aktori i mirënjohur shqiptar, Ndrek Luca, ka lindur në 3 s...
Sikur Bethoven-i të kishte jetuar sot, me siguri që do...
Më 21 gusht 1940, vdekja merr një nga figurat qendrore të ...
Riccardo M. Sahiti: Kur isha fëmijë nuk e dija se çfar...
“Mokra n'Fest”, një nga festat tradicionale të qytetit të ...
Kujtesë sot në përvjetorin e ndarjes nga jeta të këngëtare...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...