Milan Kundera, shkrimtari dhe disidenti çek, vdes në Paris në moshën 94-vjeçare
PARIS – Mediat çeke njoftuan të mërkurën se Milan Kundera ...
U bënë dy javë që Vjosa nuk vë gjumë në sy. Qysh atë ditë kur te sedilja e makinës së Avniut, burrit të saj, gjeti një fije floku të gjatë ngjyrë kafe. Ia tregoi me një shikim provokues, por ai si gjithnjë hazër për përgjigje ekspres:
-Sa femra hypin te makina ime nuk e gjej dot se e kujt është! Të bëjmë një quiz.
Në fakt ai punon veç me femra. Kështu e ka stafin. Ka një klinikë dentare e ngaqë punët i ecin mirë ka punësuar gjashtë stomatologe. Njëra më e bukur se tjetra. Të rrëzëllijë klinika, bën shaka Avniu.
Por ja që ajo fije floku ia përmbysi drejtpeshimin. Mendja i thoshte se Avniu e tradhtonte. Ishin martuar me dashuri, jetonin me dashuri e dy djemtë po i rrisnin me dashuri.
Avniu sivjet kapi 45 vjet. Qe plot shëndet, humor e gjallëri. Me këtë dashurohet çdo grua, thoshte Vjosa. Jo çdo grua, por edhe çdo vajzë, saktësonte.
Ditët vraponin e ajo fije floku ishte kthyer në kamzhik. E përcëllonte nga këmba te koka sa herë e sillte në mend. Vetë punonte mjeke pranë një spitali me emër. Por iu zvenit pasioni për profesionin. Endërronte burrin me flokëkafen. Është me siguri më e re se unë, kuptohet dhe më e bukur. Në seks kush e di si shfryn e si bërtet. Kaq duhej e i çahej kafka nga dhimbja. E merrte para dalldia e një ditë shkoi te klinika e Avniut. E hapi derën e kabinetit të tij sikur plasi tritoli. Burri ngeli me sondë në dorë. I trembur nga furia e derës. Por sa pa Vjosën qeshi, u qetua. Edhe Vjosa ndjehu lehtësim, se nën vete ai kishte një burrë.
-Dola kot, - i tha e shkoi në kabinetet e tjera.
Nuk po i shihte koleget e burrit nga sytë, por nga flokët. Dhe për kënaqësi të gjitha ishin brune.
Iku në shtëpi me fijen e flokut në tru. Do çmendem, i fliste vetes. Afër mesnatës i ra një alarm i madh. Avniu punën e mbaronte në orën 5. Pse këto dy javë kthehej në 7? Ku shkonte ato orë?! Do e ndjek, vendosi.
E që më 4 po priste te klinika e Avniut. Me makinë ndezur. Fiks në 5 ai doli, hypi te makina e tij e po shkonte drejt lagjes te kodrat. Vjosa nuk po i ndahej. Diku, pranë një dyqani lulesh ai ndaloi. Zbriti, bleu një tufë me zambakë e u nis prapë. Vjosës sa nuk po i binte të fikët. Kurvari, i shpëtoi. Duhej të qe tronditur se rruga para i dukej e verdhë, e zbehtë. Pas pak ndaloi. Mu tek dera e...ua, ua te shtëpia e Lilos, shokut të tij të ngushtë! Kur hyri brenda me tufën e luleve Vjosa ishte gati të vraponte e ta vriste. Si mund të shkosh me gruan e shokut, mor zagar? Si mund të tradhtosh duke qeshur edhe gruan, edhe Lilon?
Nuk e kuptoi si e frenoi veten. Çoi veturën te cepi i rrugës e po priste me sytë mbi derën e Lilos.
Edhe Lilo ishte dentist. Me Avniun u rritën bashkë. Nuk i shihje ndarë asnjëherë. Dukej sikur qenë vëllezër. Kur u martuan u lidhën më shumë. Berta, gruaja e Lilos qe pedagoge. Bukurinë e kish të lindur, pati fituar dhe Miss Tirana. Por qenka shpirtshëmtuar, fliste Vjosa me vete. Ora ecte e Avniu kishte ngecur aty brenda, te mëkati, vazhdonte Vjosa e sytë nuk ia ndante derës.
Afër orës 7 Avniu doli shend e verë. Bile po fishkëllinte. U kënaqe kurvar, e pyeste e shoqja nga larg. Më pas ajo u sorrollat nëpër qytet e në shtëpi mbërriti nga ora 8. Sa hyri e priti Avniu me pyetjen:
-Të kam bërë një supë brokoli që...
Por Vjosa ia ktheu:
-Ore, ta ftojmë ndonjë darkë Lilon me Bertën? Si thua?
Mendonte se Avniu do skuqej e zverdhej, por ai qeshi:
-Mirë e ke menduar, por ata janë në Amerikë. Do rrinë një muaj. Nëna e tij ka dy javë që është sëmurë e i shkoj çdo mbasdite. I gatuaj ndonjë gjë dhe i çoj përherë lule. Nënë Esmaja ngordh për to.
Vjosës iu tha gjuha. Qeshi e lehtësuar e propozoi:
-Të shkoj nesër ta vizitoj.
Ajo natë qe më e lehtë. Survejimi doli nul, por, ah ajo fija e flokut, fija e dhimbjes, e dyshimit...
Mëngjesi e gjeti mbi makinë. Afër shtëpisë së Lilos do e linte te lavazhi i Beqos, atje e lante gjithnjë. Pastaj do vizitonte nënë Esmanë. Ashtu bëri e kur u kthye bash mbi timon pa një fije floku ngjyrë kafe dhe plot ndriçim. Sikur po e përqeshte. U çudit e u trondit. Edhe te makina ime fije floku femre?! Pyeti Beqon si me shaka:
-S’e ke larë mirë. Na, shiko fijen!
Ai qeshi.
-Kështu mbushem çdo ditë. Prapa lavazhit mbaj ca kuaj që argëtohen fëmijët mbasdite. Nxjerr ndonjë lek me ta. Po kur i pastroj më ngjten mua qimet e tyre dhe padashje i lëshoj mbi sediljet tuaja. Eh, kushedi sa burra i kam futur në siklet e sherr me gratë. Hahaha.
Vjosa u plandos në makinë, vuri kokën mbi timon e kaq u qetësua sa i erdhi një këputje e madhe. Donte të flinte jo me orë, por me ditë.
-Avni, më fal, më fal, - tha dhe e nisi makinën drejt bulevardit mes zhurmës e borijeve që sot i ndiente si muzikë ëndrrash përzier me paracetamol...
PARIS – Mediat çeke njoftuan të mërkurën se Milan Kundera ...
Profesor Përparim Kabo ka dhënë një mesazh ngushëllimi pas...
Skulptori i njohur, Agim Rada është ndarë nga jeta në mosh...
Gjirokastra është një qendër e rëndësishme muzeale në ...
Gjyshen time e quanin Adivije. Por unë derisa ajo mbylli s...
“Festa e Shipshanit” mbiemrin “e Madhe” e mori qyshce në s...
Pas tetë viteve mungesë, ka ulur siparin edicionini i 11-t...
Kur më thanë që kushërira ime Eni qe lidhur me një burrë të ...
Media franceze “Euronews France” i ka kushtuar një artikul...
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar një fakt ...
ARAFAT, Arabi Saudite – Ata vijnë gjatë errësirës së natës...
Anastas Nika, aktori dhe regjisori i mirënjohur shqipt...
Aktori dhe regjisori i njohur, Anastas Nika ka ndërrua...
Përfshirja e Robert Ndrenikës në politikë në vitet ’90 ka ...
Robert Ndrenika, ikona e kinematografisë dhe teatrit në Sh...
Autorët shqiptarë Diana Çuli dhe shumë shpejt edhe Bas...
Operatori i filmave shqiptarë dhe dokumentarëve, Pëllumb K...
Bota e artit humbi sot regjisorin dhe aktorin e famshëm it...
Aktori dhe regjisori, Francesco Nuti ka ndërruar jetë mëng...
Është mbajtur sot paraqitja e parë publike e Fjalorit të m...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...