Tregimi i së dielës/ ANEJA IME ORTODOKSE
Gjyshen time e quanin Adivije. Por unë derisa ajo mbylli s...

Gjirokastra është një qendër e rëndësishme muzeale në Shqipëri që po tërheq së fundi gjithnjë e më shumë interesin e turistëve.
Dy muzeume në qytet, ai etnografik dhe shtëpia e lindjes e shkrimtarit të shquar Ismail Kadare njohën një ristrukturim dhe këtë vit janë hapur për vizitorët.
Por studiuesit vlerësojnë se ende nuk po materializohet një muze për disidenten antikomuniste Musine Kokalari, ndërkohë që disa prej muzeve të tjerë kanë nevojë për ndërhyrje si në formë dhe në përmbajtje.
Disa kohë më parë Bibika Kokalari një e afërme e disidentes antikomuniste Musine Kokalari i dhuroi Bashkisë së Gjirokastrës trashëgiminë etnokulturore të lënë testament prej Musinesë për Muzeun Etnografik të Gjirokastrës.
“Materialet etnografike donte, madje dhe e ka skeduar me shkrimin e saj, që i ka për Muzeun e Gjirokastrës. Më vjen mirë që ta deklaroj këtu që këto materiale të Musinesë të jenë në një vend të veçantë ku të quhet Muzeu i Musine Kokalarit. Për fat të mirë apo të keq, unë nuk e di, juve Muzeun Etnografik e keni në shtëpinë e Enver Hoxhës por unë në atë shtëpi nuk i çoj pasi ai ishte xhelati që i mori tërë rininë dhe tërë jetën Musinesë", deklaroi në muajin shkurt të vitit 2022 Bibika Kokalari.
Objektet që Musine Kokalari, gruaja që vuajti për reth 18 vite burgjet e regjimit komunist dhe po aq vite të tjera në internime kërkojnë një hapësirë të re, thotë Ilrian Lluri, studiues i trashëgimisë kulturore.
“Këto objekte kërkojnë një hapësirë të re. Bashkia e Gjirokastrës e ka mundësinë për ta bërë këtë dhe me sa di unë është në përpjekjet për te gjetur rrugën e zgjidhjes. Ajo do tërhiqte vëmendjen jo vetëm të intelekualëve por të gjithë asaj shtrese që është persektuar padrejtësisht. Ndoshta nuk do të ishte një muze vetëm për Musine Kokalarin, por ndoshta do ishte një muze, siç propozoi dikur ambasadori amerikan John Withers, për të gjitha figurat e anatemuara, të goditura, të burgosura politike të kohës. Por ju siguroj se pavioni i Musinesë do të jetë një nga gjërat më brilante. Do thoja me këtë rast edhe një fakt tjetër , në këtë vit ne jemi në 40 vjetorin e vdekjes se Musinesë dhe do ishte një gjest fisnik nëse do shpallej që do bëhej ky muze", thotë zoti Lluri.
Lidhur me situatën e muzeve, Zoti Lluri thotë më tej se kohët e fundit ka ndryshuar paraqitja si në Muzeun Etnografik dhe në shtëpinë e lindjes së Ismail Kadaresë të cilat u ristrukturan dhe u rihapën për vizitorët , por sipas tij shqetësim mbeten prurjet e reja në muze të objekteve.
“Elementët që ka një muze, ashtu si jeta njerëzore fillojnë e degradojnë, fillojnë humbasin, fillojë e vdesin dhe kërkojnë kujdesin se vet. E para është restaurimi i shumë objekteve që kanë pësuar nga koha dëmtime dhe e dyta që është edhe më e rëndësishme duhet në politikat tona drejtuar muzeve medoemos të vendoset një fond i veçantë për blerje objektesh. Ka shumë objekte që po na ikin duarsh në pamundësi për t`i blerë ato", thotë ai.
Gjirokastra ashtu siç po shton bujtinat, restorantet dhe ofertën turistike, duhet të shtojë edhe pasurinë muzeale, thotë ai.
Zoti Lluri thotë më tej se është diskutuar mbi një mozaik muzesh të rinj që i bëjnë jehonë si arsimit edhe një sërë ngjarjeve dhe figurave historike për qytetin për t`i vënë në shërbim të vizitorëve.
Gjirokastra ka një pasuri të madhe historike, thotë Jaho Canaj historian dhe zv. rektor i Universitetit të Gjirokastrës.
Sipas tij pas tranzicionit, muzeumet e Gjirokastrës njohën varfërim të tyre dhe tani ka ardhur koha që ato të ristrukturohen, jo vetëm në formë dhe me investime në godina, por edhe në përmbajtje.
“Gjirokastra ka disa muze, por ato pas viteve nëntëdhjetë në vend ta pasuroheshin, të evidentoheshin më mirë këto ngjarje historike nëpërmjet stendave apo mënyrave të ndryshme në fakt kemi vënë re çuditërisht nja varfërim të tyre. Prandaj të gjitha këto muze, nëse flasim për ristrukturim, nuk duhet të kemi parasysh ristrukturimin e godinave për ti zbukuruar me fasadën apo stendat e bukura që nuk përmbajnë ngjarjet kryesore të qytetit të Gjirokastrës.”
Bashkëpunimi me historianët ka rëndësi të dorës së parë në këtë proçes, thotë zoti Canaj.
Në Muzeun Etnografik të Gjirokastrës Iris Shane, udhërrëfyese thotë se paraqitja multimediale pas ristrukturimit është një orientim më i mirë për turistët.
‘Ka një gërshetim të teknologjisë me rikonceptimin e objekteve egzistuese për ta prezantuar etnografinë dhe trashëgiminë kulturore të Gjirokastrës në të gjitha dimensionet e veta. Përfshihen në muze zonat etnologjike të Gjirokastrës, simbolizmi fetar, simbolizmi social, shtëpia tradicionale, dasma tradicionale, kuzhina tradicionale, pra çdo element i mundshëm për të prezantuar ashtu sic duhet dhe për të ndriçuar trashëgiminë kulturore të Gjirokastrës tek vizitorët tanë", thotë ajo.
Në muze krahas objekteve etnografike të zonës zë vend edhe një mjedis mbi objektet dhe kultet fetare si pasuri e paluajtshme e trashëgimisë kulturore shqiptare, një pasuri të cilës i është dashur të kalojë ndryshime thelbësore nëpër shekuj.
Periudha e sistemit komunist është e dokumentuar në kuti të zeza si periudha më e errët e kësaj pjese të trashëgimisë shqiptare ku dhjetëra objekte fetare u shembën dhe qindra klerikë u vranë dhe u burgosën nga regjimi.
Në Gjirokastër është aktualisht i vizitueshëm Muzeu Kombëtar i Armëve dhe burgu në kala që kanë nevojë sipas studiuese për një ristrukturim tërësor si të mjediseve edhe të përmbajtjes.
Fondi i objekteve hisortike të muzeumeve ka qenë i jashtëzakonshëm me shumë ekzemplarë të objekteve etnografike, kostumeve, pikturave të cilat në një masë të madhe janë zhbërë, ndërsa më shumë se një mijë objekte të shpëtuara kanë ende nevojë për restaurim./ VOA
Gjyshen time e quanin Adivije. Por unë derisa ajo mbylli s...
“Festa e Shipshanit” mbiemrin “e Madhe” e mori qyshce në s...
Pas tetë viteve mungesë, ka ulur siparin edicionini i 11-t...
Kur më thanë që kushërira ime Eni qe lidhur me një burrë të ...
Media franceze “Euronews France” i ka kushtuar një artikul...
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar një fakt ...
ARAFAT, Arabi Saudite – Ata vijnë gjatë errësirës së natës...
Anastas Nika, aktori dhe regjisori i mirënjohur shqipt...
Aktori dhe regjisori i njohur, Anastas Nika ka ndërrua...
Përfshirja e Robert Ndrenikës në politikë në vitet ’90 ka ...
Robert Ndrenika, ikona e kinematografisë dhe teatrit në Sh...
Autorët shqiptarë Diana Çuli dhe shumë shpejt edhe Bas...
Operatori i filmave shqiptarë dhe dokumentarëve, Pëllumb K...
Bota e artit humbi sot regjisorin dhe aktorin e famshëm it...
Aktori dhe regjisori, Francesco Nuti ka ndërruar jetë mëng...
Është mbajtur sot paraqitja e parë publike e Fjalorit të m...
Sot në Shqipëri nuk ka asnjë shans të gjesh gjurmë nga Kom...
Media prestigjoze “National Geographic” ka promovuar Shqip...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...