Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Shkrimtari dhe profesori, Sadik Bejko, ka dhënë një mesazh ngushëllimi për At Arthur Liolinin, i cili u nda nga jeta në moshën 80 vjeçare.
Bejko tregon takimin me At Artur Liolinin në Mitropolinë e vjetër të Gjirokastrës në vitin 1991 dhe nxjerr në pah disa nga karakteristikat e tij.
Ai e cilëson priftin si një legjendë dhe një kombinim mrekullish, ndërsa tregon rrezatimin dhe hijeshinë që ai përcillte, teksa bekonte gjirokastritët e i spërkaste me ujë borziloku.
Mesazhi i plotë i Sadik Bejkos:
Rekuiem për Atë Artur Liolinin
U hidhërova që nuk je më në këtë botë. Qofsh i parajsës atë Artur! U prehsh në paqe dhe në mirësinë ungjillore.
Atë Arturin e kam takuar në Gjirokastër më 1991. Në Mitropolinë e vjetër, në kishën e lagjes Pazari i Vjetër.
Ishte një burrë shumë simpatik për të qenë prift. Aq simpatik sa i shkonin për mrekulli mjekrra, kamillafi i zi prej kleriku ortodoks. Shtati i lartë.

Portreti i tij ishte fetar, po aq fetar sikur ta kishe gdhendur në skulptura klerikale të lashta. Zëri i tij i pastër, në një shqiptim të qartë, në tonalitet prej basi të ngrohtë vinte prej Korçe. Ishte një kombimim mrekullish. Një klerik shqiptar elegant modern prej Amerike dhe njëherësh klerik që të çonte në Rilindje e më larg.
Një legjendë e gjallë në atë kishë po na vinte rrotull. Njëherësh, njeri i bukur, priftëror, fantast dhe krejt i prekshëm. Klerik? I mbështjellë me mister? Jo, burrë konkret, me ca degë borziloku në duar, borzilok të zhytur në ujë. Psaltëte me zë prej basi dhe na spërkaste. Uji i tij i shenjtë na rrëshqiste mbi flokë, mbi ballë. Ujë dhe borzilok që ne... pak më parë, pas kërkesës së tij, ia kishin vënë në duar.
Ai ishte një prift që vinte drejt nga katedra e Fan Nolit. Dhe kishte mbirë i gjallë aty para nesh. Prift që... mua po më spërkatëte me ujë. Degë të plota nga borziloku ynë zhyteshin në enën plot ujë... dhe atë Artur Liolini na spërkaste... duke thirrur me zë të lartë lutje dhe psalme, thërriste fjalë, vargje tekstesh ungjillore. Por për ne të harruara, të pakuptuara.
Ju kam pagëzuar me borzilokun dhe ujin "tuaj", na thoshte ai. Vetëm zëri dhe lutjet ngjanin të ishin të atij. Tekstet shin të Ungjillit.
Mua atë Arturi më ka "pagëzuar". Më lagu me ujë borziloku Gjirokastre. Nga uji dhe borziloku im. Dhe e pranoja këtë prej atij.
Po sa i bukur, sa i hirshëm klerik, po ç'prift i pashëm që ti... na ishe!
Unë - një krijesë komuniste e tjetërsuar nga çdo fe, si secili prej atyre rreth e rrotull meje. Unë - një i rrafshuar nga hekuri i skuqur komunist mbi kokën time; një krejt trushpëlarë i komunizmit. Kështu isha.
Por pagëzimin me borzilok e ujë të lagjes sime prej dorës së Atë Liolinit si përtëritje nga vapa e nga zhuri i gjatë....po e pranoja.
Ai klerik, ai atë Arturi, me atë zë grykor e të lashtë prej korçari qënkej yni. Në jetë të jetëve ishte e paskej qenë yni. Dhe ja: kishte ardhur nga larg. (Pse na u vonove kaq shumë? Ku ishe o prift i lashtë, pse u vonove kaq gjatë, o atë ?)
Po spërkateshim nga duart e tij me ujin dhe borzilokun tonë të Gjirokastrës.
Ai po na kthente te lutjet e psalmet që ishin mbi 2000 vjet të qëmotshme. Te lutje e psalme që na i kishin mëkuar mbi djep gjysh - stërgjyshat tanë. Por ... tashmë i kishim harruar.
Aleluja, aleluja... po na spërkaste Atë Arturi me borzilok e me ujë të freskët, me ujë të qëmotshëm pusi. Nga uji i puseve tona.
Tani ti atë Arturi nuk je më. Ndjehem keq.
Aleluja! Qofsh i parajsës Atë Artur Liolin! Aleluja!
E pranova ujitjen tënde më 1991 si një shtrat i tharë lumi, që pret rrëkerat e shirave, që pret vlagën e rrjedhave të ujit gjerë e gjatë sipër tij. Pranova të lagem nga ai ujë pusi e borziloku si në një rit të lashtë. Në një rit ku paganët zhvisheshin që të lagen, që të pastrohen, që të shenjtërohen nga uji, kur prej qiejsh vrujon, kur prej qiejsh bie, kur binte dhe bie shi, shi... shi...
Aleluja... qofsh i parajsës atë Artur! Qofsh lart në paqe e në mirësi të përjetshme./ CNA
Katedralja e Etçmiazdin, e cila njihet dhe si kisha mëmë e...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Zbulohet një foto e rrallë e vitit 1991 ku lideri i Lëvizj...
Botuesi dhe themeluesi i gazetës “Nacional”, Mujë Buçpapaj...
Për aktorin Ndrekë Luca, (1927-1995) “Artist i Populli...
Arkeologët janë rikthyer në Luginën e Drinos në Gjirokastë...
Aktori i njohur Lutfi Hoxha është ndarë nga jeta në moshën...
Nënë Tereza u lind në një tokë ku gratë nuk priteshin ...
Venecia planifikon ta bëjë me pagesë hyrjen për vizitorët ...
Aktori i mirënjohur shqiptar, Ndrek Luca, ka lindur në 3 s...
Sikur Bethoven-i të kishte jetuar sot, me siguri që do...
Më 21 gusht 1940, vdekja merr një nga figurat qendrore të ...
Riccardo M. Sahiti: Kur isha fëmijë nuk e dija se çfar...
“Mokra n'Fest”, një nga festat tradicionale të qytetit të ...
Kujtesë sot në përvjetorin e ndarjes nga jeta të këngëtare...
Jeni të lodhur nga intensiteti i punës e rendja e së p...
Para gjysmë shekulli, në lagjen më të varfër të Nju Jorkut...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...