Vrasja e efektivit në Maliq/ Detaje të reja, zbardhen emrat dhe rrethanat e ngjarjes
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...

Të premten dhe të shtunën në Boston të Masaçusetsit u mbajtën nderimet e fundit dhe ceremonia e përmortshme për At Arthur Liolinin, prifti ortodoks që për dekada me radhë drejtoi kishën historike shqiptaro-amerikane të Shën Gjergjit në këtë qytet.
At Arthur Liolini u nda nga jeta më 28 shtator në moshën 80-vjeçare. Ai do të mbahet mend si një klerik që gjithë jetën ia dedikoi fesë dhe kombit. Kolegu Burim Goxhuli ndoqi ceremoninë dhe bisedoi me të pranishmit për figurën e At Liolinit dhe trashëgiminë që ai la pas.
Me ceremoni fetare, familjarët, miqtë dhe besimtarët në kishën historike të Shën Gjergjit në Boston, i dhanë lamtumirën e fundit klerikut të njohur shqiptaro-amerikan, At Arthur Liolin.
Pjesëmarrësit në këto homazhe e kujtojnë atë si një figurë të thjeshtë dhe të mençur, por mbi të gjitha si një njeri të mirë dhe veprimtar që gjithë jetën u angazhua për çështjen shqiptare. At Liolini ishte pasues i veprës së Fan Nolit, duke udhëhequr për dekada kishën shqiptaro-amerikane të themeluar nga ai para 115 vitesh. Ai ishte gjithashtu Kancelar i Kryedioqezës Shqiptare Ortodokse në Amerikë, ku bëjnë pjesë 12 kisha.

At Liolini ishte pasues i veprës së Fan Nolit, duke udhëhequr për dekada kishën shqiptaro-amerikane të themeluar nga ai para 115 vitesh. Ai ishte gjithashtu Kancelar i Kryedioqezës Shqiptare Ortodokse në Amerikë, ku bëjnë pjesë 12 kisha.
“Ishte një fat i madh për kishën, apo më saktë për kryekishën e Shën Gjergjit. At Arthuri ka qenë njeriu që më shumë se kushdo këtu në Amerikë arriti që një kishë ortodokse ta bënte kishë të tërë shqiptarëve dhe kjo është merita e tij. Ishte ai që në kishë nuk e predikoi vetëm fenë por edhe dashurinë për Shqipërinë, dashurinë për atdheun dhe virtytet e tjera të mira”, thotë Robert Ngjela, anëtar i korit të kishës ortodokse të Shën Gjergjit.
“Kemi qenë bashkë në dreka e në darka, në shtëpinë time e shtëpinë e tij. Gjithmonë ka qenë një burrë jo vetëm për fe, por edhe për njerëz. E kam njohur si një burrë, më shumë se e kam njohur si një prift. Për mua kjo është shumë e rëndësishme, sepse nganjëherë me priftërinjtë është vështirë të afrohesh. Ai kishte një shpirt dhe unë mendoj se edhe ne kemi të njëjtin shpirt dhe me shpirt do të vazhdojmë”, thotë aktivisti shqiptaro-amerikan Mark Kosmo.
At Arthur Liolini luajti një rol të rëndësishën në rikthimin e krishtërimit në Shqipëri, pas një çerek shekulli ku gjatë komunizmit u ndalua feja, duke pagëzuar shqiptarët që ishin privuar nga kjo e drejtë nga diktatura.
Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara, At Liolini angazhohej me qeverinë amerikane dhe atë shqiptare për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike, të cilat ishin ndërprerë për një periudhë pesëdhjetëvjeçare.
Ai ndihmonte në veçanti emigrantët e rinj shqiptarë në Masaçusets, ndërsa kontribuonte për ata që kishin nevojë përmes fondacioneve të ndryshme arsimore, fetare dhe historike.
“Të tërë ata që kanë ardhur dhe i kanë provuar, i dinë vështirësitë e fillimit. Mbase neve tani na duket se ata që vijnë tani e kanë më të lehtë, sepse jemi më shumë shqiptarë që kemi ardhur, ekziston përkrahja dhe ndihma për të tërë që vijnë të rinj. Kur erdhëm neve në fillim fare ky ishte vendi që trokitëm për herë të parë. Këtu e gjetëm atë mbështetjen e parë dhe punët e para. At Arthuri më çoi fjalë, më tha shko shikoje një fabrikë atje marrin punëtorë të rinj”, thotë Dhimitraq Demiri, besimtar në kishën ortodokse shqiptare në Boston.
Ruajtja brez pas brezi e virtyteve të At Arthur Liolinit nderon figurën e tij, thotë Dorothy Christo, besimtare ortodokse e lindur në Shtetet e Bashkuara dhe me origjinë shqiptare që është pjesë e bordit të kishës.
“Ishte prift i mrekullueshëm. Njeri i vërtetë i Zotit që i shërbente me kënaqësi popullsisë shqiptare këtu. Ishte gjithmonë mikpritës, i përkushtuar dhe një pasuri për komunitetin tonë. Kemi një trashëgimi shumë të pasur. Ai donte që ne ta ruanim atë dhe ta vazhdojmë tek fëmijët dhe nipërit e mbesat tona. Ashtu siç po bëj unë dhe shumë të tjerë. Mendoj se është e rëndësishme të vazhdojmë traditën dhe rrugën për të cilën ai u angazhua për 50 vite, që ta vazhodjmë duke e nderuar kujtimin e tij”, thotë zonja Christo.
At Arthur Liolini gëzon respekt edhe tek klerikët amerikanë të besimit ortodoks në Boston.
“E para ishte njeri i dijes. Është shumë e rëndësishme që një klerik të jetë i interesuar të mësojë, jo vetëm për fenë por gjithçka tjetër. Është e rëndësishme për ata që duan të jenë teologë dhe pastorë të mirë. Ai angazhohej dhe fliste në emër të kryedioqezës shqiptare dhe rëndësisë së ekzistencës së saj. Mendoj se At Arthuri kishte një dhunti që të fliste me të gjithë, ishte i afërt me të gjithë dhe të ndihmonte këdo që ishte i interesuar për Krishtin”, thotë At Robert Arida, klerik në pension në katedralen ortodokse “Trinitija e Shenjtë” në Boston.
At Liolini vinte nga një familje me origjinë nga Boboshtica e Korçës./ VOA
Shkrimtari dhe profesori, Sadik Bejko, ka dhënë një mesazh...
Katedralja e Etçmiazdin, e cila njihet dhe si kisha mëmë e...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Zbulohet një foto e rrallë e vitit 1991 ku lideri i Lëvizj...
Botuesi dhe themeluesi i gazetës “Nacional”, Mujë Buçpapaj...
Për aktorin Ndrekë Luca, (1927-1995) “Artist i Populli...
Arkeologët janë rikthyer në Luginën e Drinos në Gjirokastë...
Aktori i njohur Lutfi Hoxha është ndarë nga jeta në moshën...
Nënë Tereza u lind në një tokë ku gratë nuk priteshin ...
Venecia planifikon ta bëjë me pagesë hyrjen për vizitorët ...
Aktori i mirënjohur shqiptar, Ndrek Luca, ka lindur në 3 s...
Sikur Bethoven-i të kishte jetuar sot, me siguri që do...
Më 21 gusht 1940, vdekja merr një nga figurat qendrore të ...
Riccardo M. Sahiti: Kur isha fëmijë nuk e dija se çfar...
“Mokra n'Fest”, një nga festat tradicionale të qytetit të ...
Kujtesë sot në përvjetorin e ndarjes nga jeta të këngëtare...
Jeni të lodhur nga intensiteti i punës e rendja e së p...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...