SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...

Besniku dhe Frida ishin çifti më i lumtur në qytet. U martuan para 20 vitesh e çdo mot jeta u merrte më shumë ngjyra rrëzëllitëse. Sikur zoti vetë i pat bekuar dhe u rrëfente pa lodhje monopatet e bekuara nga të ecnin. Si fillim gjyshi u la trashëgimi një truall të madh në qytet ku ndërtuan tri pallate. Më pas nga shitja e apartamenteve siguruan goxha pasuri. Ndaj në periferi ngritën një vilë për të banuar çifti me djalin dhe vajzën e në krah hodhi shtat një fabrikë mielli. E madhe dhe aq produktive sa nga viti në vit llogaria bankare e familjes u fry, u fry, e gati po pëlciste.
Megjithatë, Besniku e Frida, si dhe djali Genci e vajza Ola, bënin një jetë jo të përkorë, por mesatare. “Me harxhime-pa teprime”, qe motoja e tyre e çdo dite. Në mes kësaj klime, që për fat e kishin përherë pranverë, erdhi goditja e rëndë që u bë prologu i dramës së çiftit të lumtur e të dashuruar sa vetë dashuria. Një paradite, ndërsa Ola po shkonte me makinën e vet në fakultet, ajo sapo kishte nisur studimet për juriste, një betoniere e madhe bën parakalim të gabuar dhe e nxjerr vajzën jashtë rruge.
Për fatin e saj të keq anash ishte një mur i madh betoni e goditja qe e rëndë. Por fati sërish në krah të vajzës se atje ku ndodhi përplasja para ca muajsh funksiononte një spital privat i specializuar për trauma. Pra ndodhi mrekullia, për tre minuta e zhvendosën te salla e operacionit. Po kaq shpejt mbërritën dhe prindërit se e keqja ndodhi thuajse ngjitur me vilën, Ola sa ishte nisur nga shtëpia.
Mjeku kërkoi të dinte ç’grup gjaku kishin prindërit se pacientja pati goxha hemoragji.
-AB, - tha Besniku.
-Si? Vërtet? E ke të saktë? – bëri çudi mjeku.
-Po.
-Pra, e paske të birësuar gocën?
-Jo, jo, është vajza ime.
-Nuk ka mundësi të jetë jotja se grupi i gjakut tënd flet ndryshe, - tha mjeku e hyri në sallë.
Besniku u çakërdis. Si ai demi në luftërat me toreadorë kur me copën e kuqe ia mbulojnë dhe sytë. Gati kërceu prej karriges si karkalec fushe.
-Kush, kush, kush është babai i Olës, moj?
Frida sikur u bë me dy palë sy. Një palë që i dilnin nga kokërdhokët prej çudisë dhe tmerrit dhe një palë të butë, ata të zakonshmit që flisnin dhe shihnin me dashuri burrin që e donte sa vetja. Kështu i thoshin shpesh njëri-tjetrit.
-Besnik, çfarë flet? Je në vete, o njeri?! Mblidh mendjen!
-A e dëgjove mjekun! A e dëgjove? Nuk je babai i gocës, më tha!
Më pas u larguan nga njëri-tjetri derisa mbaroi operacioni. Rrinin te cepat e kundërt të pavionit, si zjarri me barutin.
Gjithçka shkoi mirë, vajza erdhi në shtëpi me ca dëmtime te këmbët. Besniku qysh atë ditë nuk flinte në shtëpi, por në fabrikë. Frida merrej me vajzën e veç qante. Nuk donte që e bija të mësonte ç’tha mjeku. Por edhe donte që ta sqaronte këtë gabim. Kështu e quante ajo. Se e dinte mirë që veç Besnikut nuk donte të shihte kënd, jo më të afrohej edhe për një flirtim me sy. E një mëngjes i bëri një ‘sms’ të shoqit. Shihemi në spital për analiza ADN-je, i shkroi. Mori flokë të djalit, të vajzës dhe me Besnikun u panë te laboratori. Atje u takuan dhe pas ca ditësh për rezultatet.
-Jeni 99,98% prindër të djalit, Gencit, - shkruante zarfi i parë.
-Nuk je babai i Olës, - shkruante zarfi i dytë.
-Kjo dihet tash dy javë. Por akoma s’po na e thotë kjo partnerin e saj, - foli Besniku dhe pa me neveri e urrejtje nga Frida.
Atë çast Frida hapi zarfin e tretë. E lexoi dhe u ngurtësua. Ia hodhi të shoqit te këmbët e iku me vrap. Besniku e ngriti nga toka, e hapi dhe lexoi:
-Nuk je ti nëna e Olës.
Sërish e lexoi, e rilexoi. Ato fjalë i vinin varg si dallgët te bregu. Njësoj, në të njëjtin ritëm e me të njëjtin kuptim. O zot, o tmerr, hajde e më merr, po lutej. Iu thërmuan sulmet, hamendjet, intrigat, hakmarrjet, inati, pabesia. Gjithçka. Ishte si atë ditë kur kalonte rrugën drejt Librazhdit e para xhamit të veturës i ra një shkëmb i madh që rrëmbeu ca makina e i hodhi në lumë si lëvozhga arre. Shpëtoi, po u pataks e akoma i del gjumi nga ankthi i asaj dite. Vrapoi të kapte gruan e tij të dashur, t’i kërkonte falje, t’i lutej ta mëshironte, ta përbuzte, por të mos e braktiste. Se ai qe një copë gomar që nuk donte më as veten. Por Frida qe bërë erë. E arriti te dera e vilës. E përqafoi e pa i thënë ende fjalët e ndjesës iu njom faqja. Nga lotët e së shoqes. Edhe atë e kishte kapur ngashërimi i së vërtetës. Ashtu të dy një copë herë qanin, përqafoheshin e putheshin. Ngaqë dashuria ishte aq zjarr sa ua poqi në çast gabimin, ashtu si zgara ku vinin bërxolla që djeg yndyrën e pashëndetshme.
Kishte ndodhur drama; në maternitet ishte ndërruar vajza. Në vend të bijës së tyre u kishin dhënë Olën. Këtë ëngjëll aq të bukur, aq të mençur, aq të dashur. Në brendësi donin ta mësonin se cila qe vajza e tyre, por nuk donin t’i thonin asgjë Olës. E kështu me dilema e plane, që mishi të piqet e helli të mos digjet, u njohën me ca të reja të çuditshme nga materniteti. Atë ditë kishin lindur pesë fëmijë, por veç Ola vajzë, katër të tjerët ishin djem.
-Pra paskemi dhe një djalë tjetër, - u gëzua Besniku.
Edhe Frida buzëqeshi. Ngaqë Gencin e donte shumë se qe dhe djalë plot sjellje të mira dhe mbushur me dashuri përfytyroi se do qe mirë të bëheshin bashkë dy vëllezër. Mësuan emrat e çunave që mendohej se njëri nga ata qe i tyre dhe u gjendën në qytet. Do t’ia nisnin nga Dritani, pronar i një lokali pranë Qendrës Tregtare. Do t’ia thonin hapur çfarë po kërkonin sa tashmë ai ishte mbi 20 vjeç. Kur mbërritën te lokali u bënë pa dashje dëshmitarë të një sherri mes një djaloshi e një mesoburri të dehur. Djaloshi e qëllonte me shpulla, e kapi për xhakete, e hodhi në rrugë dhe i bërtiti një shoferi të autobusit që po kalonte atje:
-Shtype more këtë bajgën! Shtype! Më ka marrë 200 euro borxh e jo vetëm nuk po i kthen, por do që ta qeras dhe me birra çdo ditë. Shtype të shpëtoj!
Frida dhe Besniku hynë brenda. Duam pronarin, i thanë kamarierit. E për fatin e keq pronar ishte ai djali barbar.
-Atë ditë kur ke lindur ti ka lindur dhe vajza jonë. – ia nisi Frida.
-Por ka ndodhur një ngatërresë. Vajza që kemi ne nuk është jona. E kanë ndërruar…
-Me mua, dihet, - ia ndërpreu fjalën Besnikut çuni dhe u gjallërua. – Po tani ti, babai im e ti mamaja ime ç’doni nga unë?
-Të bëjmë një analizë ADN-je, - tha Frida.
-Ta bëjmë, si jo.
E ndërsa Frida e Besniku u qetësuan djaloshi foli:
-Ama si fillim unë dua 50 mijë euro. Ndryshe mbathjani.
Kaq deshën të ngratët dhe u ngritën vrik. Dolën jashtë, morën frymë thellë sikur shpëtuan nga një rrymë nënujore që i rrëmbeu për ca minuta në thellësi e në terr.
-Tani të kërkojmë si e ka emrin ajo mamia që na ndërroi foshnjat? – tha Besniku.
-Pse, ç’na duhet?
-Që t’i bëjmë një peshqesh të majmë. Boll që
Na ka shpëtuar nga ky monstra, o grua!
Ikën të qetë drejt vilës. Nuk do kërkonin më gjakun e tyre. U mjaftonte e u tepronte Ola, vajza fantastike. Ajo qe e tyrja. Nuk ka gjak me ta, po u rrit nga gjiri e qumështi i Fridës, nga pagjumësia prindërore, nga dashuria, nga edukata, nga pasioni i tyre.
-Fëmijët janë si ata gurët e bregut në Dhërmi, - fliste Besniku duke ngarë makinën. -Që janë aq të latuar, aq të lëmuar, aq të butë sa ke qejf t’i mbash në dorë. Ashtu i ka bërë dallga që i fërkon e i fërkon pareshtur. Ajo i ngjan dorës së familjes që ledhaton birin a bijën sa lind e derisa bëhet vetë me të vegjël.
Frida kujtoi guralecët e Jonit e te një prej tyre iu duk sikur pa të vizatuar portretin e së bijës. Tha lehtë:
-Ola ime.
Pastaj hodhi vështrimin nga Besniku e shtoi:
-Vajza jonë!
Mjeshtri shqiptar i mozaikëve, i renditur nga kritikët në ...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka dekoruar këtë të...
Bashkia Korçë dhe Qendra e Artit dhe Kulturës do të or...
Në historinë 70-vjeçare të muzikës lirike të vendit tonë, ...
Para shumë vitesh, kur punoja gazetar, kisha një dëshirë t...
Të premten dhe të shtunën në Boston të Masaçusetsit u mbaj...
Shkrimtari dhe profesori, Sadik Bejko, ka dhënë një mesazh...
Katedralja e Etçmiazdin, e cila njihet dhe si kisha mëmë e...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Zbulohet një foto e rrallë e vitit 1991 ku lideri i Lëvizj...
Botuesi dhe themeluesi i gazetës “Nacional”, Mujë Buçpapaj...
Për aktorin Ndrekë Luca, (1927-1995) “Artist i Populli...
Arkeologët janë rikthyer në Luginën e Drinos në Gjirokastë...
Aktori i njohur Lutfi Hoxha është ndarë nga jeta në moshën...
Nënë Tereza u lind në një tokë ku gratë nuk priteshin ...
Venecia planifikon ta bëjë me pagesë hyrjen për vizitorët ...
Aktori i mirënjohur shqiptar, Ndrek Luca, ka lindur në 3 s...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...