web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Porto Palermo Festival" çel Edicionin e 5-të, me koncertin e violinistit të mirënjohur, Olen Cesari

29 Korrik 2025, 16:32, Kulturë CNA

"Porto Palermo Festival" çel Edicionin e 5-të, me

“Porto Palermo Festival” ngre këtë javë siparin e Edicionit të 5-të.

Në kalanë e Ali Pashës nga data 31 korrik- 17 gusht, për 12 netë do të ketë muzikë, emocion dhe energji pozitive. “Porto Palermo Festival” mban edicionin e pestë nën organizimin dhe idenë e artistit të mirënjohur Olen Cesari.

Festivali do të hapet nga koncerti i violinistit të mirënjohur me famë ndërkombëtare, Olen Cesari, mbrëmjen e 31 korrikut.

Pjesëmarrës do të jenë dhe një sërë emrash të njohur të muzikësh shqiptare si Genc Tukiçi, Ardian Trebicka, Kastriot Tusha, Marsela Çibukaj dhe Eda Zari.

Krahas artistëve shqiptarë, do të ketë dhe emra të huaj, si Carlos Paz, Sin Fronteras apo Laraine Canizares.

Eventi zhvillohet me mbështetjen e Ministrisë Së Kulturës, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë Himarë.

“Porto Palermo Festival” është një nga aktivitetet më të veçanta kulturore në Shqipëri, që sjell për publikun muzikë ë mirë, emocione si dhe promovimin e trashëgimisë kulturore./ CNA

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Porto Palermo Festival (@portopalermofestival)

 





14:09 Kulturë Agim Xhafka

I PAGJUMI…

Ca vite pata dëshirë që babain tim mos e bënin hero. Ishte...

Lajmet e fundit nga