Homazh për Gaqo Çakon në 90-vjetorin e lindjes/ Korça nderon “birin e saj” të shquar
Një mbrëmje e veçantë, e mbushur me emocione, kujtime dhe ...

Pas disa ditësh të mbushura me art, emocione dhe tinguj të lartë muzikorë, ka përfunduar edicioni i 8-të i MIK Festival, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të verës në Korçë dhe më gjerë. Mbyllja e këtij edicioni u konceptua në dy etapa domethënëse, me një koncert në kishën e vjetër të fshatit Vithkuq, dhe më pas koncerti final në lulishten “Themistokli Gërmenji”, në zemër të qytetit të Korçës.
Ky edicion solli pesë koncerte në një kohë të shkurtër, me një intensitet dhe cilësi të lartë artistike, ku publiku ishte i pranishëm në çdo natë, duke e kthyer festivalin në një përjetim të veçantë shpirtëror dhe kulturor. Artistja Adelina Mula, e cila interpretoi muzikë kishtare për të dytin vit radhazi në MIK, tha se këto vepra të shkruara shekuj më parë vazhdojnë të flasin për shpirtin dhe janë një pasuri e vërtetë që sjellin dritë dhe qetësi te dëgjuesit. Ajo e cilësoi festivalin një ngjarje me rëndësi jo vetëm për Korçën, por për gjithë Shqipërinë, falë pjesëmarrjes së artistëve vendas dhe të huaj.

“Ky është viti i dytë që unë marr pjesë me muzikë kishtare dhe e kam shumë përzemër. Më pëlqen shumë sepse janë vepra shumë qiellore, vepra që janë shkruar shumë shekuj përpara, dhe përsëri ne na bëjnë mirë për shpirtin. Pesë koncerte në një kohë kaq të shkurtër, me një intensitet të tillë, me një cilësi të këtyre koncerteve ku spektatori u pa në pjesëmarrje dhe duartrokitje, është shumë e rëndësishme jo vetëm për Korçën, por për gjithë Shqipërinë. Kur marrin pjesë, jo vetëm artistë shqiptarë, por edhe të huaj, duke i dhënë bashkëpunimit një lloj tjetër force më të madhe që e bën vetëm muzika, mendoj se ka vlerë shumë të madhe”,-tha Mula.
Ndër risitë e këtij edicioni ishte edhe koncerti në Vithkuq, një vend i zgjedhur me kujdes për të sjellë jo vetëm muzikën, por edhe vëmendjen kulturore dhe turistike. Bajana Çeveli theksoi rëndësinë e promovimit të fshatit dhe traditës së tij, duke shtuar se përveç muzikës, në këtë aktivitet u përfshinë edhe elementë të kulinarisë vendase, të sjella nga gra të zonës, me gatime tradicionale si lakrorë, pispili dhe ëmbëlsira karakteristike.

“Këtë vit menduam të kemi një risi në Vithkuq për të kuptuar që ai është një perlë. Vithkuqi duhet promovuar dhe pikërisht kjo ishte biseda e Inva Mulës që vitin e shkuar. Menduam ta promovojmë Vithkuqin e kush më mirë se Inva mund ta bëjë një gjë të tillë? Këtu kemi bërë diçka tjetër. Durrësi ka ardhur me gjërat e veta, me traditën që ka ky qytet kryesisht në ëmbëlsira. Në Vithkuq kemi një zonjë që ka një javë që mendon se çfarë gatimesh do të sjellë. Pse jo mos ta sjellim traditën e vjetër në tavolinat tona, për sa kohë këto gra dinë t'i bëjnë këto receta e t'i shpërndajmë. Kemi edhe zonën e Voskopojës e të Pogradecit që kanë ardhur me pispili, lakror, bukë me qiqër”,-tha Çeveli.
Pikërisht këtë synim kishte edhe Inva Mula, ideatorja dhe fryma drejtuese e MIK Festival. Ajo tregoi se dëshironte që tingujt e festivalit të përhapeshin edhe në vende si kisha e Shën Mëhillit në Vithkuq, që për të ishte një zbulim i mrekullueshëm. Sipas saj, çdo ditë e festivalit kishte veçantinë e vet, me koncerte shumëgjuhëshe dhe pjesëmarrje të mbi 100 artistëve nga Shqipëria dhe vende të tjera.
“Ne donim të vinim në Vithkuq pasi ky është një nga fshatrat më të bukur që e rrethon Korçën, e sidomos kjo kisha e Shën Mëhillit që unë e vizitoj për herë të parë. E shihja në fotografi e doja patjetër që të kishim tingujt e Festivalit MIK në këtë vend të bukur. Ju keni qenë dëshmitarë të një suksesi të jashtëzakonshëm në gjithë këto ditë. Çdo ditë ka pasur veçantinë e vet, kanë qenë koncerte të mrekullueshme me më shumë se 100 artistë, me tema e gjuhë të ndryshme. Ne jemi shumë të lumtur për këtë sepse MIK rritet çdo vit dhe ky rrugëtim 8-vjeçar i tij ka dhënë rezultatin e vet”,-tha Mula.

Edicioni i 8-të i MIK Festival u përmbyll mes duartrokitjesh dhe emocioneve të thella, duke dëshmuar edhe njëherë se muzika ka fuqinë të bashkojë njerëzit, kulturat dhe gjeneratat. Me një program të pasur artistik dhe një përkushtim të jashtëzakonshëm nga organizatorët dhe artistët pjesëmarrës, ky festival u kthye në një udhëtim përmes harmonisë, historisë dhe trashëgimisë shpirtërore të rajonit të Korçës.
Festivali mbylli siparin e këtij viti duke lënë pas jo vetëm kujtime të bukura për artdashësit, por edhe një mesazh të fortë, se muzika, kur lidhet me identitetin dhe frymën e vendit, mund të krijojë ura të reja midis njerëzve dhe brezave, duke i dhënë vlerë çdo cepi të Shqipërisë që merr frymë nëpërmjet artit. Me këtë sukses të radhës, MIK Festival ngjitet edhe më lart në hartën kulturore të vendit, duke e bërë Korçën dhe gjithë zonën përreth një pikë referimi për artin dhe shpirtin shqiptar./CNA
Një mbrëmje e veçantë, e mbushur me emocione, kujtime dhe ...
Së pari dua t’ia uroj datëlindjen Agim Gjakovës, i cili so...
Përmeti përbën një nga zonat me një traditë të hershme të ...
Një histori për fuqinë e pasurisë që fal dhe jetës që rili...
Kisha e Shën Prokopit është ndërtuar ne vitin 1780 për nde...
Ca vite pata dëshirë që babain tim mos e bënin hero. Ishte...
Një dokumentar, i titulluar "Persekutimi i Klerit të Kishë...
Një dokumentar i veçantë është realizuar në këtë fillim ko...
Pas më shumë se 30 vitesh, kanë rifilluar gërmimet arkeolo...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka çelur një ekspozitë digjita...
Organizuar nga Ambasada e Republikës së Kroacisë në Republ...
Biblioteka “Thoma Turtulli” në Korçë, që quhet edhe biblio...
I dalë nga shtypi javë më parë, libri i ri i autorit X...
Nisi kot si muhabet. Për fjalën i krisur. Ç’kuptim ka, kur...
‘Vala Fest’, ka nisur nga Shkodra turin e koncerteve dhe f...
“Zyliha Miloti, aktorja e 1000 roleve”, u titullua dokumen...
Sot, 25 qershor 2025, shënohet 78-vjetori i publikimit të ...
Teatri “Andon Zako Çajupi” në Korçë feston 75 vite nga the...
Korça, qyteti i artit, kulturës dhe historisë së pasur, ka...
Këtë fundjavë, në qytetin e Pogradecit zhvillohet për herë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...