Sot, në 90-vjetorin e lindjes... AGIM GJAKOVA, SHKRIMTARI PA KUFIJ
Së pari dua t’ia uroj datëlindjen Agim Gjakovës, i cili so...

Një mbrëmje e veçantë, e mbushur me emocione, kujtime dhe tinguj të paharrueshëm, u zhvillua në Teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë, me rastin e 90-vjetorit të lindjes së lirikut të madh të skenës shqiptare, Gaqo Çako. Artistë të njohur nga Shqipëria u mblodhën për të nderuar figurën e tij të jashtëzakonshme përmes një koncerti festiv ku u interpretuan disa nga veprat më të bukura të repertorit të tij vokal.
Nën kujdesin e sopranos së famshme Inva Mula, mbrëmja solli në skenë një homazh të ndjerë, që nuk ishte vetëm muzikor, por edhe njerëzor, i mbushur me vlerësime për kontributin që Gaqo Çako i ka dhënë artit shqiptar ndër dekada.
Inva Mula, organizatore e koncertit dhe një nga zërat më të vlerësuar të skenës ndërkombëtare, ndau me publikun ndjesinë e fortë që e lidh me figurën e Gaqo Çakos, jo vetëm si koleg, por edhe si model në jetën e saj artistike.
"Unë e kam pasur shembull pasi Gaqoja kishte disiplinë, punonte shumë e me seriozitet, njeri që nuk të bënte komplimente nëse ai nuk ishte i bindur që ti ishe e denjë dhe unë sa herë këndoja para tij, ndihesha shumë keq se më dukej sikur asnjëherë nuk do më thoshte 'Të lumtë'. Ia arrita qëllimit, këndova, bëra shumë role me profesor Gaqon. Ishte një njeri shumë i dashur për mua, një njeri që më vlerësoi jashtëzakonisht shumë dhe më dha modelin e artistit. Të bësh këtë koncert homazh në vendlindjen e tij, në Korçë, 90-vjetori i lindjes, mendoj që emocioni ishte i jashtëzakonshëm. Publiku na dha gjithçka, dashurinë e tyre, kujtuan Gaqo Çakon me interpretimet e tij, me madhështinë e tij dhe brenda zemrës kanë menduar 'Gaqo është bir i Korçës'".
Dirigjenti Eno Koço, mik i hershëm dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Gaqo Çakos, kujtoi momente nga miqësia dhe karriera e përbashkët, që nisën që në kohët e Liceut Artistik.
"Kemi pasur miqësi të hershme, që në liceun artistik, kemi bërë shumë incizime, shumë koncerte. Kemi qenë në disa turne, në Kosovë, Turqi. Shumë i dashur ka qenë, kishte një dashuri reciproke, por dhe një marrëdhënie muzikore shumë të mirë. Më vjen mirë që publiku i Korçës e respektoi protagonistin kryesor të kësaj mbrëmjeje."
Një tjetër zë i njohur i skenës shqiptare, sopranoja Tatjana Elmazi, që ka qenë edhe studente e Gaqo Çakos, e përshkroi profesorin e saj si figurë udhëheqëse në jetën artistike.
"Jam ngjitur në skenë me emocione të forta. Të jesh studente e Gaqos ka shumë peshë sepse në realitet bëra një karrierë të shkëlqyer falë profesorit tim që ishte njeri i përsosur, korrekt, rigoroz, kërkonte gjithmonë e më shumë. Tani kam përgjegjësi të tjera, të bëj nxënësit të ecin në rrugën e Gaqo Çakos. Sot mbrëmja ishte e mrekullueshme, Inva Mula është e paparë për energjinë dhe talentin që ka. Jam shumë e kënaqur që më bëri këtë ftesë, e falënderoj shumë. Falënderime edhe për korçarët që janë kaq muzikëdashës dhe frekuentojnë gjithmonë këto evenimente të rëndësishme."
Tenori i ri, Xhoiden Dervishi, i ftuar për të interpretuar në këtë koncert, për herë të parë u përball me krijimtarinë e Gaqo Çakos. Ai tregoi se si u ndie kur zbuloi pasurinë e këtij zëri të rrallë.
"Kur më erdhi ftesa në fillim dhe diskutonim për Gaqo Çakon, u futa dhe pashë shumë regjistrime. Kuptova që Shqipëria ka pasur një xhevahir të madh, një diamant që ka ditur ta ruajë, por e ka ruajtur vetëm për Shqipërinë. Ky xhevahir mund të ishte jashtë, në sytë e gjithë botës. Ky ishte një koncert i jashtëzakonshëm, i organizuar nga Inva Mula, koncert me shumë vlera e emocione dhe ka qenë një mbrëmje e jashtëzakonshme."
Mbrëmja përfundoi nën duartrokitjet e gjata të publikut korçar, që jo vetëm nderoi kujtimin e Gaqo Çakos, por edhe i dha zë një trashëgimie të çmuar që vazhdon të jetojë përmes brezave të rinj të artistëve shqiptarë. Korça edhe një herë tregoi se di të vlerësojë bijtë e saj më të mirë, duke i kujtuar me dashuri, dinjitet dhe krenari./ CNA
Së pari dua t’ia uroj datëlindjen Agim Gjakovës, i cili so...
Përmeti përbën një nga zonat me një traditë të hershme të ...
Një histori për fuqinë e pasurisë që fal dhe jetës që rili...
Kisha e Shën Prokopit është ndërtuar ne vitin 1780 për nde...
Ca vite pata dëshirë që babain tim mos e bënin hero. Ishte...
Një dokumentar, i titulluar "Persekutimi i Klerit të Kishë...
Një dokumentar i veçantë është realizuar në këtë fillim ko...
Pas më shumë se 30 vitesh, kanë rifilluar gërmimet arkeolo...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka çelur një ekspozitë digjita...
Organizuar nga Ambasada e Republikës së Kroacisë në Republ...
Biblioteka “Thoma Turtulli” në Korçë, që quhet edhe biblio...
I dalë nga shtypi javë më parë, libri i ri i autorit X...
Nisi kot si muhabet. Për fjalën i krisur. Ç’kuptim ka, kur...
‘Vala Fest’, ka nisur nga Shkodra turin e koncerteve dhe f...
“Zyliha Miloti, aktorja e 1000 roleve”, u titullua dokumen...
Sot, 25 qershor 2025, shënohet 78-vjetori i publikimit të ...
Teatri “Andon Zako Çajupi” në Korçë feston 75 vite nga the...
Korça, qyteti i artit, kulturës dhe historisë së pasur, ka...
Këtë fundjavë, në qytetin e Pogradecit zhvillohet për herë...
Mbrëmja e djeshme në qytetin e Pogradecit u mbush me tingu...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...