Rockefeller: Zoti më mësoi se gjithçka i përket Atij…
Një histori për fuqinë e pasurisë që fal dhe jetës që rili...

Përmeti përbën një nga zonat me një traditë të hershme të krishtërimit që dokumentohet nga periudha e Mesjetës së mesme. Një fakt i tillë shihet te një sërë kishash ortodokse të ndërtuara në territorin e tij gjatë shek. XI-XIX.
Të tilla mund të përmendim disa prej këtyre objekteve që gëzojnë statusin e monumenteve të kulturës, siç janë ato të: "Profetit Ilia" në Buhal, ndërtuar në shek. XI-XII; "Shën Mërisë" në Kosinë, ndërtuar në shek. XII; "Shën Sotirit" në Tremisht, ndërtuar në vitin 1560; "Shën Mërisë" së Pazarit në Përmet, ndërtuar në 1600; "Shën Kollit" në Përmet, ndërtuar në vitin 1747; "Shën e Premtes" në Përmet, ndërtuar në vitin 1776; "Shën Kollit" në Lipë, ndërtuar në vitin 1786; "Shën Mërisë" në Leusë, ndërtuar në vitin 1812; "Shën Thanasit" në Leshicë, ndërtuar më 1812; "Shën Kollit" në Argovë, ndërtuar në vitin 1812; "Shën Ilias" në Buhal, ndërtuar më 1814; "Shën Kostandinit dhe Helenës" në Ogren, ndërtuar në vitin 1859; "Shën Mërisë" në Bënjë, ndërtuar në vitin 1789 dhe "Shën Mërisë" në Okdunan.
Ndërkohë prej tyre mund të veçojmë kishën e "Shën së Premtes" në Përmet, ndërtuar në vitin 1776. E vendosur në pjesën jugore të qytetit, pranë përroit, ajo përbëhet nga naosi, altari, narteksi dhe hajati. Një fakt të tillë e dëshmon edhe mbishkrimi i shkruar në greqisht, në një pllakë guri të vendosur në murin e hajatit, në pjesën veriore të kishës. "Ilia Hrisi. 1776 prill 20 u ndërtua ky tempull me shpenzimet e të gjithë shokëve. Nxitja dhe ktitori ka qenë Leondi, ekonomi, papa Celo. Dhe Fili dhe epitrop Leonti”, lexohet në të.
Kisha e "Shën së Premtes" është një bazilikë trenefëshe, ku mbi kolonat që ndajnë hapësirën e brendshme dhe muret e saj, mbështeten kësulat sferike mbi të cilat ngrihen qemerët cilindrikë. Dallon në këtë rast nefi qendror, përmasat e bërthamave dhe kupolave të të cilit janë më të mëdha dhe të larta, duke krijuar një hapësirë më voluminoze. Naosi i cili ka përmasa 12.90 x 10.70 m, ndahet nga altari, prej një ikonostasi druri të gdhendur që mbështetet në dy kolonat e pjesës lindore. Ky paret prej druri arre mendohet të jetë realizuar diku në fillim të shek. XIX, nga Dhimitri, një mjeshtër i punimit të drurit nga Konica. Ikonostasi është i praruar dhe i polikromuar, i gdhendur me motive floreale, zoomorfe dhe humane.
Ai ndahet në tre breza me dy radhë ikonash dhe dallohet si i vetmi i këtij lloji në Shqipëri, që ka pesë dyer. Të tilla janë dyert e bukura në qendër të tij dhe katër dyer të tjera në të dyja anët e ikonostasit. Ndërkohë pjesa e altarit përbëhet nga bema, absida gjysmërrethore, protezisi dhe diakonikoni. Nga jashtë absida ka formë poligonale dhe është ndërtuar me gurë të skalitur, që zbukurohet nga një sërë harqesh të larta.

Në pjesën e sipërme ajo mbyllet me një kornizë gurësh të vendosur në formën e dhëmbëve të sharrës. Kurse në anën perëndimore të naosit ndodhet narteksi, i cili i është shtuar kishës në një kohë më të vonë. Ai dallohet nga një tjetër teknikë ndërtimi dhe mbulohet nga një çati e drunjtë dhe pa tavan. Po kështu, gjatë pjesës veriore të kësaj faltoreje është vendosur edhe një hajat i hapur, i përbërë nga harkada të mbështetura mbi dy pilastrat e mureve dhe kolona prej guri. Ky ambient mbulohet me qemer cilindrik, ndërsa dy kontraforte janë ndërtuar në pjesën e jashtme të tij, në të dyja anët e hyrjes kryesore.
Kisha e "Shën së Premtes" është ndërtuar me gurë shtufi të lidhur me llaç gëlqereje dhe mbulohet nga një çati dyujëse me rrasa guri, e cila përfshin edhe hajatin nën flegrën e saj. Vetëm pjesa e poshtme e murit lindor është punuar me gurë të skalitur njëlloj si absida. Po kështu, me pllaka guri janë shtruar edhe dyshemeja e kishës dhe hajati, në të cilin ndodhet edhe hyrja kryesore e kishës. Ndërkohë me material druri janë realizuar edhe froni despotik, stolat e besimtarëve dhe tirantat që lidhin kolonat e kupolat me njëra-tjetrën, si dhe me muret e kishës. Ky objekt është pikturuar në vitin 1808 me afreske nga Tërpo Zografi.
Sipas historisë së ikonografisë shqiptare, ky piktor do ta niste veprimtarinë e tij në vitin 1782, kur së bashku me të atin, Kostandinin, pikturojnë afresket e kishës së ‘’Shën Gjergjit’’ në Libofshë. Më pas në vitet 1782-1783, ata, do të pikturojnë në manastirin e Kseropotamit në Malin Athos, si dhe paraklisin e "Shën Anargjirëve Kozma dhe Damian" në Voskopojë. Po kështu, Tërpo Zografi, ka pikturuar në vitin 1805 edhe kishën e manastirit të "Shën Mërisë" në Vodicë të Beratit. Kurse në vitin 1806, ai realizon afresket e kishës së "Fjetjes së Shën Mërisë" në Lubonjë të Kolonjës.

“U pikturua ky tempull i Shën së Premtes, me shpenzimet e të krishterëve, në kohën e peshkopatit të të gjithëhirshmit, shenjtit të Korçës, zotit Joasaf, në kohën kur ishte famullitar Saqelari Kir Pano dhe kartofilaks Kir Papa Zoto, kur ishte kujdestar zoti Dhimitër Stefani, në vitin 1808 shtator. Me dorën e Terpo Zografit birit të Kostandin Zografit, nga Korça”, shkruhej në mbishkrimin që ndodhej mbi faqen e murit perëndimor, brenda naosit, në kishën e "Shën së Premtes" në Përmet (12). Afresku me mbishkrimin në fjalë nuk ekziston më sepse do të shkatërrohej në nëntor 1962, nga përmbytja prej vërshimit të përroit (13). Ndërkohë afresket e restauruara më pas, dekorojnë sot muret anësore të naosit, harqet, qemeret dhe kupolat e kishës. Në to janë paraqitur skena të ndryshme me tematikë nga Dhiata e Vjetër, Dhiata e Re, shenjtorët, etj.
Kisha e "Shën së Premtes" në Përmet është shpallur monument kulture në 1963 (15). Ndërkohë, ky objekt funksionon jo vetëm për besimtarët ortodoksë vendasn por është i hapur edhe për vizitorët e shumtë. Kështu, kontrastit bardh e zi që krijojnë muret dhe çatia, i shtohet edhe ngjyra e blertë e selvive që ndodhen në hyrje të oborrit. Ndërsa afresket e realizuara me mjeshtëri, ikonostasi unik dhe arkitektura e veçantë e bëjnë këtë kishë një atraksion të lakmueshëm të turizmit kulturor./CNA
Një histori për fuqinë e pasurisë që fal dhe jetës që rili...
Kisha e Shën Prokopit është ndërtuar ne vitin 1780 për nde...
Ca vite pata dëshirë që babain tim mos e bënin hero. Ishte...
Një dokumentar, i titulluar "Persekutimi i Klerit të Kishë...
Një dokumentar i veçantë është realizuar në këtë fillim ko...
Pas më shumë se 30 vitesh, kanë rifilluar gërmimet arkeolo...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka çelur një ekspozitë digjita...
Organizuar nga Ambasada e Republikës së Kroacisë në Republ...
Biblioteka “Thoma Turtulli” në Korçë, që quhet edhe biblio...
I dalë nga shtypi javë më parë, libri i ri i autorit X...
Nisi kot si muhabet. Për fjalën i krisur. Ç’kuptim ka, kur...
‘Vala Fest’, ka nisur nga Shkodra turin e koncerteve dhe f...
“Zyliha Miloti, aktorja e 1000 roleve”, u titullua dokumen...
Sot, 25 qershor 2025, shënohet 78-vjetori i publikimit të ...
Teatri “Andon Zako Çajupi” në Korçë feston 75 vite nga the...
Korça, qyteti i artit, kulturës dhe historisë së pasur, ka...
Këtë fundjavë, në qytetin e Pogradecit zhvillohet për herë...
Mbrëmja e djeshme në qytetin e Pogradecit u mbush me tingu...
Shtatë pjata dhe enë unike qeramike të pikturuara nga arti...
Këtë fundjavë, në qytetin e Pogradecit do të zhvillohet pë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...