Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së: Tërmeti që goditi Venezuelën ishte më i madhi në më shumë se një shekull
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...

Ca vite pata dëshirë që babain tim mos e bënin hero. Ishte në modë ky titull atëhere. Lexoja në gazeta, dëgjoja në radio, se televizor ende nuk kishim në shtëpi, që minatori filan punonte për vitin 2003, që brigada e bujqësisë në Plasë të Korçës po arrinte objektivat e vitit 2000 për rendimente në grurë, që shoferi x kishte bërë miliona km me skodën e tij e po përpiqej të arrinte vitin 2007. E të mendosh që jetonim në vitet ‘70-të. Tamam-tamam sapo kisha nisur gjimnazin.
Fare nuk kuptoja se si këta njerëz nuk pyesnin hiç për vitet dhe jetonin 20-30 vite përpara nesh. Me se ushqeheshin xhanëm, si visheshin, si flisnin? Qenë pyetje normale nga që unë me vehte mendoja që ata do të kishin zbritur nga ndonjë planet tjetër. Mbase nuk qenë njerëz, mbase ishin si ata që lexonim te librat shkencorë. Me skafandra dhe me antena te koka. Se nuk gjeja shpjegim logjik. Mes këtyre dilemave pyeta një ditë babain:
-Ore, si punojnë këta heronjtë për dhjetra vitet që do vijnë? Se dhe për këta si për ne dita ka 24 orë, viti 4 stinë…
-Si kanguri! -qeshi ai.
Prisja më shumë, por më tha që ky kanguri gjallon në Australi, ka katër këmbë, po dy i ka të gjata e dy të shkurtra. Ndaj nuk vrapon dot, ama kërcen. Dhe me kërcim ua kalon të gjithëve. Shpjegim që s’më ngjiti, nuk më tha gjë. Po e solli fati që te klasa ngjitur kishim djalin e një heroi. Të shoferit Dhimo. Dhimtraq Sharku më dukej se quhej. Ai punonte për vitin 2021. Ishte më kampioni në mes heronjve. E falë Elit, shoqes sime që djalin e tij Nestin e kishte kushëri, e takova një ditë në kohën e pushimit të madh. Aty para oborrit të gjimnazit.
-Ç’do me thënë që babai yt, Dhimo heroi, punon për vitin 2021?
-Punon o si s’punon! Ka vite e vite që shtëpi ka kabinën e skodës. Aty fle, aty ushqehet, aty lahet. Ndalon kur djersin psh dhe me një bidon ujë freskohet në ndonjë shesh pushimi.
-Po kush i gatuan?
-Po ku ka kohë ai për gatim, mo! Rrëmben ndonjë pllakë bukë, nga ato të mëdhata 40-çe, ca domate, ca djathë e i futet vët e vët e vët. Në dimër mban kavanoza me turshi. Plot e ka kabinën. Ato me lakër i ka shumë qejf. Ka dhe një radio mbi motor e ec para me muzikë, me këngë dhe me lajme.
-Po në shtëpi a vjen?
-Vjen një herë në muaj.
-Po ku fle?
-Po ku ka kohë të flerë ai, mo?! Në se bën gjumë i afrohen vitet. Nuk do punojë psh për 2021, po për 2015. Po kurrë nuk e bën këtë se ka dhënë fjalën. Kupton, o?!
U çudita dhe u çorodita. Sa doja t’i thoja që po bën shaka, ai vazhdoi:
-E di ti ç’bën babai ime, heroi ynë, kur i vjen gjumë?
-Jo.
-Ndalon bre dhe para se të vendosë kokën mbi timon që të marrë një dremkë ai mes timonit e kokës vendos gishtin e madh të dorës së djathtë.
-E ka zakon? E ze gjumi më lehtë kështu? -e pyeta.
-Jo bre, jo. Po kur ve kokën mbi gisht gishti mpihet e shumta pas një gjysëm ore. Mpirja e zgjon e ai brof ndez makinën dhe i jep gaz. Se ka dhënë fjalën që do punojë për vitin 2021. E fjala e dhënë është motivi pse jeton ai.
Ra zilja atë çast e biseda kaq e pat. Hyra në klasë, por nuk e kisha mendjen në mësim. Më ngeli në tru gishti i Dhimos. Biberoni torturues i tij, e quajta. E brenda vetes pyesja, pse shoqëria duhej të krijojë heronj të tillë? Pse duhej të bëheshin frymëzim ca njerëz punëtorë që torturoheshin si në fashizëm? Pse familja e tij të mos kishte brenda gjirit të vet kryetarin e saj? Pse djali i heroit të mos rritej me prindin pranë, me dashurinë e përkujdesjet e tij? Pse…
Nga ajo ditë nuk lexoja më gazetat. Se në çdo faqe kishte portrete të lodhurish, të raskapiturish. Portrete heronjsh që frymëzonin popullin, po mua më tmerronin. Se më vinte në mendje e më godiste si çekan gishti i madh i pëllëmbës së djathtë. E lusja zotin që babain tim mos e planifikonin kurrë,ta bënin hero. Le ta linin ashtu siç qe. Që çdo ditë pas zyre na vinte i qeshur në shtëpi, na bënte humor dhe flinte 8 orë rresht papushim duke gërhitur aq fort sa Vasil komshiu hera-herës i binte me grusht murit të përbashkët.
-Ule zërin o byrazer, se na je bërë më keq se gjeli i Razos, -i thosh.
E babai pushonte veç dy minuta. Më pas avazin. Se gishtin e madh nuk e kishte orë me zile, e rehatonte poshtë jastëkut mbushur me pupla pate./ CNA
Një dokumentar, i titulluar "Persekutimi i Klerit të Kishë...
Një dokumentar i veçantë është realizuar në këtë fillim ko...
Pas më shumë se 30 vitesh, kanë rifilluar gërmimet arkeolo...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka çelur një ekspozitë digjita...
Organizuar nga Ambasada e Republikës së Kroacisë në Republ...
Biblioteka “Thoma Turtulli” në Korçë, që quhet edhe biblio...
I dalë nga shtypi javë më parë, libri i ri i autorit X...
Nisi kot si muhabet. Për fjalën i krisur. Ç’kuptim ka, kur...
‘Vala Fest’, ka nisur nga Shkodra turin e koncerteve dhe f...
“Zyliha Miloti, aktorja e 1000 roleve”, u titullua dokumen...
Sot, 25 qershor 2025, shënohet 78-vjetori i publikimit të ...
Teatri “Andon Zako Çajupi” në Korçë feston 75 vite nga the...
Korça, qyteti i artit, kulturës dhe historisë së pasur, ka...
Këtë fundjavë, në qytetin e Pogradecit zhvillohet për herë...
Mbrëmja e djeshme në qytetin e Pogradecit u mbush me tingu...
Shtatë pjata dhe enë unike qeramike të pikturuara nga arti...
Këtë fundjavë, në qytetin e Pogradecit do të zhvillohet pë...
Nga Ventotene për CNA, Elvi FUNDO Dëshira për të shkuar n...
Me rastin e Ditës së Liqenit, në qytetin e Pogradecit për ...
Ikona e pop-it, këngëtarja suedeze Jenny nga grupi i famsh...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...