I PAGJUMI…
Ca vite pata dëshirë që babain tim mos e bënin hero. Ishte...

Kjo Kishë e ka origjinën rreth 2 shekuj përpara dhe ka qenë ndërtuar në afërsi të Lanës. Kisha u ngrit aty ku sot është oborri i Presidencës, në një zonë plot ujëra. Ishte një ndërtesë e ulët, që respektonte kanunet e lejuara nga administrata osmane, e që për mbërritjen lartësisë së kërkuar në brendi të saj, dyshemeja e sallës qendrore ulej pak shkallë nën kuotën e hajatit me shtylla nga jashtë.

Çatia e stërmadhe me kapriatë druri, refleks i kishave të Voskopojës, e cila ndrynte brenda harqe të afreskuara, ishte e mbuluar me tjegulla vendi ndërsa hyrja për në sallën e errët plot piktura bëhej përmes dy portave. Gjelbërimi aty pranë, ushqyer edhe nga ujërat e Prroit’ Verbët, krijonte freskinë e duhur për mjediset jashtë saj ku çlodheshin besimtarët që vinin nga rruga e drejtë që lidhte me Tiranën e që kalonte mes fushës.
Kisha, me dimensione përafërsisht 22×13 m, dhe hapësira e varrezave që ndodheshin djathtas saj, ndodheshin përreth një rrethimi të ulët në trajtë pesëkëndëshi të çrregullt.
I biri i Kristo Luarasit, Skënderi, që kishte mbaruar studimet për arkitekturë në Vjenë, e ku ishte formuar në të njëjtin mjedis me studentët të shquar shqiptarë si Lasgush Poradeci, Qemal Butka, Eqrem Çabej, Rrok Geraj apo Selman Riza, kishte rënë shpejt në sy me projektet e tij harmonike e moderne në Tiranë e Korçë. Luarasi pranoi me entuziazëm detyrën për projektimin e kishës kushtuar Prokopit dhe realizoi padyshim një ndër projektet më të bukura për komunitetin ortodoks të Shqipërisë.

Bëhet fjalë për një konceptim tipik mbështetur në traditën hapësinore të kishave post-bizantine të Ballkanit Jugperëndimor, sipas tipologjisë së ashtuquajtur kryq me kupolë.
Kisha ekspozohej hijshëm me hajatin e saj verior, mbulesën e së cilës arkitekti përmes një analize reduktiviste e kishte abstraguar në një lojë trekëndëshash që shoqëronin harqet e ndërshtyllave.
Fasada kryesore ndërthurte po ashtu një monumentalitet të kërkuar dhe të arrirë. Arkitekti këtu, pasqyroi me anë të një triptiku simetrik esencën e volumeve të brendshme të kishës.

Në vitin 1967 edhe kisha e Shën Prokopit pati fatin e të gjitha objekteve të tjera të kultit. Ajo u gjymtua, duke iu hequr pjesët harkore. Në vend të saj u ngrit kafe-restorant “Liqeni”. Çka mbeti nga kisha e Shën Prokopit iu kthye funksionit të mëparshëm, vetëm pas gati 30 vjetësh, në 1993.

Në historinë e kishës së Shën Prokopit bën pjesë gjithashtu edhe Skënderbeu (1953). Në ambientet përreth kishës është inskenuar ngjarja e Kuvendit të Lezhës, takimi me të dërguarin e Venedikut dhe largimi nga jeta i Skënderbeut./CNA
Ca vite pata dëshirë që babain tim mos e bënin hero. Ishte...
Një dokumentar, i titulluar "Persekutimi i Klerit të Kishë...
Një dokumentar i veçantë është realizuar në këtë fillim ko...
Pas më shumë se 30 vitesh, kanë rifilluar gërmimet arkeolo...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka çelur një ekspozitë digjita...
Organizuar nga Ambasada e Republikës së Kroacisë në Republ...
Biblioteka “Thoma Turtulli” në Korçë, që quhet edhe biblio...
I dalë nga shtypi javë më parë, libri i ri i autorit X...
Nisi kot si muhabet. Për fjalën i krisur. Ç’kuptim ka, kur...
‘Vala Fest’, ka nisur nga Shkodra turin e koncerteve dhe f...
“Zyliha Miloti, aktorja e 1000 roleve”, u titullua dokumen...
Sot, 25 qershor 2025, shënohet 78-vjetori i publikimit të ...
Teatri “Andon Zako Çajupi” në Korçë feston 75 vite nga the...
Korça, qyteti i artit, kulturës dhe historisë së pasur, ka...
Këtë fundjavë, në qytetin e Pogradecit zhvillohet për herë...
Mbrëmja e djeshme në qytetin e Pogradecit u mbush me tingu...
Shtatë pjata dhe enë unike qeramike të pikturuara nga arti...
Këtë fundjavë, në qytetin e Pogradecit do të zhvillohet pë...
Nga Ventotene për CNA, Elvi FUNDO Dëshira për të shkuar n...
Me rastin e Ditës së Liqenit, në qytetin e Pogradecit për ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...