Dollia shqiptare shpallet Pasuri Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore
Riti i Dollisë Shqiptare është shpallur sot Pasuri Kombëta...

Në ambientet e Bibliotekës Publike “Marin Barleti” u zhvillua një mbrëmje letrare me titullin “Me pendlat e korbit të bardhë”, kushtuar 100-vjetorit të lindjes së një prej figurave më të rëndësishme të letërsisë dhe albanologjisë shqiptare, Martin Camaj.
Ky aktivitet nderues për jetën dhe veprën e Camajt mblodhi bashkë studiues, shkrimtarë, aktorë dhe dashamirës të fjalës së shkruar, në një atmosferë reflektimi poetik dhe kujtese historike.
“Ai është një nga shkrimtarët më modern të letërsisë shqipe, i cili për më shumë se 50 vjet u anatemua, por ai vazhdoi të shkruante shqip, edhe pse ishte në emigrim. Librat e tij janë shkruar me atë shqipen e bukur të vendlindjes së tij. Të gjitha ato zakone, tradita, virtyte të asaj zone me problematika të caktuara ai i reflektoi në veprat e tij, që nga poezitë deri te romanet dhe u dha një frymë moderne duke i ruajtur si vlera dhe gur të çmueshëm të jetës së tij, por edhe të letërsisë sonë shqipe. Martin Camajt i kanë borxh Shkodra dhe Shqipëria sepse akoma edhe sot është një shkrimtar ende i pastudiuar. Gjithsesi, ato vepra që atij i janë botuar falë edhe katedrës së gjuhës në Gjermani, në Berlin, sadopak janë pasqyrë e arritjes së këtij njeriu që i qëndroi besnik shqipes dhe shqipja i dha frymë atij deri në momentet e fundit. Detyrimisht ky aktivitet i bibliotekës sonë 'Marin Barleti' është një homazh dhe nderim i figurës gjeniale të tij. Ky është një akt sa qytetar, aq edhe kulturor”, tha shkrimtari Xhahid Bushati.
“Camaj është një autor që pati fatin të pangjashëm në letërsinë botërore dhe shqiptare që të mos e takonte lexuesin e vet dhe si mund të ekzistojë një shkrimtar pa lexuesin? Në fakt edhe në letrat që i dërgon dhe shkëmbejnë me njëri-tjetrin, Martin Camaj dhe Arshi Pipa, ai vë në dukje këtë fakt që ai po shkruan një vepër, e cila është mrekullisht konkurruese në gjithë poetikën botërore dhe kjo është forca e madhe e Camajt dhe jo rastësisht Arshi Pipa duke njohur vlerat e veprës dhe artit të Camajt e propozon për çmimin Nobel. Është një letër e shkruar me titull 'Përshëndetje Martin Camajt, shokut të poezisë dhe mërgimit', në të cilën në kuadrin e revistës 'Albanika' ai bën propozimin për çmimin Nobel të Martin Camajt duke parashtruar edhe arsyen pse vepra e Camajt është një vepër që meriton këtë çmim. Edhe në këto letra të dërguara nga dy personalitete, ajo që vihet re është përpjekja për të diskutuar për çështje thelbësore të botës shqiptare dhe njëkohësisht lartësia me të cilën diskutojnë gjëra të tjera dhe sensi filozofik, europian, dashuria për Shqipërinë, për studimet shqiptare, për çdo gjë shqiptare për ta transmetuar atë në më të mirën e tyre dhe njëkohësisht përpjekja dhe përkorja e Camajt karshi veprës që po transmeton gjithnjë duke vënë në dukje diçka që Camaj e mbërriti lexuesin e tij shqiptar vetëm një vit, vetëm në vitin 1991. Në mars të 1991-shit botohet diçka në shtypin shqiptar dhe pastaj vijnë poezitë pak më vonë dhe në 1992-shin ai ndërron jetë, pra takimi i një shkrimtari me lexuesin e tij është pothuajse inekzistent dhe mendoni se çfarë peshe dhe çfarë vepre ka përcjellë një autor që nuk e ka takuar lexuesin”, u shpreh studiuesja Brikena Smajli.
Disa nga aktorët e Teatrit “Migjeni” interpretuan me ndjeshmëri fragmente nga veprat e shkrimtarit të shquar.
Martin Camaj, i lindur më 21 korrik 1925 në Temal të Dukagjinit, është konsideruar si përfaqësuesi më i rëndësishëm i postmodernizmit shqiptar në letërsi, ndërkohë që ka drejtuar për dekada katedrën e Albanologjisë në Universitetin e Mynihut. Edhe pse jetoi larg atdheut, Camaj mbeti gjithnjë i lidhur me rrënjët gjuhësore, kulturore dhe shpirtërore të Shqipërisë./ CNA
Riti i Dollisë Shqiptare është shpallur sot Pasuri Kombëta...
“Lojtari i fatit”, kështu titullohet botimi i shtatë i gaz...
Në nderim të poetit dhe lirikut të njohur devollian, Skënd...
Pas një pune disa mujore, ka përfunduar ndërhyrja restauru...
Pas disa ditësh të mbushura me art, emocione dhe tinguj të...
Një mbrëmje e veçantë, e mbushur me emocione, kujtime dhe ...
Së pari dua t’ia uroj datëlindjen Agim Gjakovës, i cili so...
Përmeti përbën një nga zonat me një traditë të hershme të ...
Një histori për fuqinë e pasurisë që fal dhe jetës që rili...
Kisha e Shën Prokopit është ndërtuar ne vitin 1780 për nde...
Ca vite pata dëshirë që babain tim mos e bënin hero. Ishte...
Një dokumentar, i titulluar "Persekutimi i Klerit të Kishë...
Një dokumentar i veçantë është realizuar në këtë fillim ko...
Pas më shumë se 30 vitesh, kanë rifilluar gërmimet arkeolo...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka çelur një ekspozitë digjita...
Organizuar nga Ambasada e Republikës së Kroacisë në Republ...
Biblioteka “Thoma Turtulli” në Korçë, që quhet edhe biblio...
I dalë nga shtypi javë më parë, libri i ri i autorit X...
Nisi kot si muhabet. Për fjalën i krisur. Ç’kuptim ka, kur...
‘Vala Fest’, ka nisur nga Shkodra turin e koncerteve dhe f...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...