“Në emër të protestës”/ Tallje me flamurin shqiptar, anarkistët e zëvendësojnë me flamingon
Një grup me pikëpamje neomarksiste dhe anarkiste ka shkuar...
Një grup me pikëpamje neomarksiste dhe anarkiste ka shkuar...

Blendi Teta, person që akuzohet se ka dijeni për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ka dëshmuar në procesin gjyqësor në ngarkim të Leonard dhe Elis Dukës, Fatmir Hysenit, Oltion Logut, Aleksandër Manxhakut dhe Dritan Agajt.
Blendi Teta u ka dhënë përgjigje pyetjeve të prokurorit dhe avokatëve të të pandehurve dhe ka mohuar se ka njohur Malkon apo të ketë pasur dijeni për vrasjen e tij.
Ai ka treguar edhe takimin që ka pasur me Ervis Martinajn, ku ky i fundit i ka kërkuar informacion se kush ka qenë i përfshirë në vrasjen e Malkos. Madje ai tregon se Martinaj e ka kërcënuar se do ta vriste dhe do ta muroste.
Dëshmia e Bledi Tetës:
Nuk e njoh Santiago Malkon dhe nuk kam asnjë dijeni për ngjarjen e 27 gushtit 2019. Në atë kohë kam qenë në Shqipëri. Në datë 27 unë kam qenë për një drekë tek lokali “La Familia” në zonën e Freskut. Në atë kohë isha menaxher i kompanisë së lotove të vëllezërve Duka për Tiranën. Ata i kam njohur 3 vite më pas pasi ju kam shitur atyre dhe Ervis Martinajt kompaninë time të basteve sportive. Në darkë më ka dërguar me makinë e Ervis Metanit sepse makinën time e kishte marrë shoqja ime e cila kishte shkuar në kavajë për punë personale. Në darkë me Leonard dhe Elis Dukës, Fatmir Hysenit, Oltion Logut, Aleksandër Manxhakut, të gjithë ishim menaxher për qarqe të ndryshme të lojërave të fatit. Kam shkuar tek dreka rreth orës 17:00 dhe kam qëndruar deri nga ora 19:30 ose 19:45 jam larguar. Ngaqë nuk kisha makinë i kam kërkuar Ilir Selmanit të më shoqëronte me makinën e punës që ishte ‘Skoda’ e bardhë dhe e përdorimin për të transportuar tavolinat e lotove. Selmani më ka shoqërua deri sa të gjeja një taksi. Kemi kaluar tek komisariati 4 dhe më pas kam shkuar tek spitali i fëmijëve. Njëra taksi ishte e prishur dhe një shitje e kioskës më tha prit 5 minuta se vjen taksia tjetër. Theksoj që celularin e kisha të fikur. Duke qëndruar aty kam dashur të shkoj në tualet. Aty në një lokal përbri spitalit 5 nuk kishte tualet dhe jam fut te spitali brenda për nevojat personale.”, tha ai. Mes të tjerash ai tha se pasi kishte kryer nevojat personale, kishte marrë një taksi dhe kishte shkuar në shtëpinë e shoqes së tij në ‘Don Bosko’.
Nuk kam hyrë në spitalin e fëmijëve por tek spitali 5. Më të mbërritur taksia jam nisur drejt banesës së shoqes time, në ‘Don Bosko’. Ndërkohë familjen i kam me banim në afërsi të liqenit të thatë. Aktivitetin e lotove e ushtroja që nga 2005-në shtator të 2019. Vrasjen e kam mësuar disa ditë me vonë në gazeta. Më pas kam marrë informacion që isha në kërkim për lojërat e fatit dhe jam larguar për në Golem aty ku kam qëndruar deri në datë 13 shtator. Dua të sqaroj që me Ervis Martinajn dhe vëllezërit Duka kam pas të njëjtin raport, çështje lotosh. Gjatë kohës që isha në Golem taksisti që përdorja shpesh dhe që rrinte poshtë shtëpisë së shoqes time më ka treguar se policia më kishte kontrolluar shtëpinë. Më shoqen nuk flisja se ajo kishte frikë ngaqë kishte shkuar policia. Ndërsa më gruan dhe fëmijët nuk kisha folur. Kur jam kthyer në Tiranë më datë 13 më ka arrestua policia, aty nuk kam dhënë deklarime të nesërmen më kanë dhënë me firmos ca letra dhe më thanë që janë letrat e avokatit. Unë nuk kam lidhje me këtë ngjarje, as e njoh Santiago Malkon.
Dua të sqaroj e nderuar gjykatë që edhe pse e dija që isha në kërkim për lotot unë lëvizja. Në datën 8 ose 9 shtator të 2019 Ervis Martinaj ka kërkuar të më takojë. Për këtë gjë ai me ka sjellë për të më takuar një nga çunat e tij me emrin Arbër. E kam takuar Martinajn po atë ditë tek ETC në një lokal në kat të dytë. Ai ishte aty me disa nga anëtarët e grupit të tij mes tyre edhe Erigers Mihasi. Aty Martinaj më tregoi videon time kur po prisja taksinë pranë spitalit. Aty më kërcënuan dhe më kërkoi të tregoj për vëllezërit Duka. Më pas më ka marrë dhe nën kërcënimin e armëve më kanë dërguar në një podrum në Sauk. Aty më kanë kërcënuar duke më thëne se të tregoja se kush ishte i përfshirë në ngjarjen e Malkos dhe se ku rrinin vëllezërit Duka. U kam sqaruar se nuk di asgjë, Martinaj dhe grupi i tij më kërcënuan se do më vrisnin dhe do më murosnin. Më pas ata më kanë lënë të lirë. E nderuar Gjykatë dua që ti bëj një pyetje prokurorit.
Vrasja e Santiago Malkos:
Santiago Malko u vra mbrëmjen e 27 gushtit 2019 me një atentat të stilit mafioz.
I riu u qëllua me armë zjarri, teksa po dilte me makinë nga një lavazh në rrugën "Xhanfize Keko" në zonën e "Xhamllikut", në kryeqytet.
Në vendin e vrasjes, policia gjeti rreth 10 gëzhoja, ndërsa makina që u përdor nga atentatorët u gjet e djegur në fshatin Ferraj, rreth 6.5 kilometra nga vendngjarja.
Malko ka qenë ish-efektiv i policisë, po vitet e fundit, para se të ekzekutohej, nuk ishte pjesë e uniformave blu./CNA
Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona I. K., 22 vje...
Një 24-vjeçare ka kallëzuar në Komisariatn e Policisë Nr. ...
Autori Granit Plava, bashkëshorti Naim Murseli dhe punonjë...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të...
Policia e Tiranës ka ndaluar një 27-vjeçar me iniciale...
Liridona Ademaj Murseli u vra mbrëmjen e 29 nëntorit n...
Të martën, një 59-vjeçar në Dibër është arrestuar nga ...
Policia e Tiranës ka gjetur dy turistë çekë të cilët kishi...
GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë për biznesmenin Fi...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier - Berat) ...
Autoritetet gjermane dhe spanjolle kanë bërë të mundur...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar pushimin e çështjes penale...
Një zjarr ka rënë këtë të hënë në një hotel në fshatin Vra...
Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona D. A., 21 vje...
Këtë të hënë ka ndërruar jetë një i burgosur në Lezhë, i c...
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne n...
Një 76-vjeçare në Greqi ka rënë pre e një mashtrimi. Ajo k...
Gjykata Themelore në Prishtinë ka lënë në burg Naim Mursel...
Një atentat mafioz në aksin Lezhë-Shkodër la viktimë 40-vj...
Gjykata caktoi këtë të dielë masën e sigurisë “arrest me b...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...