
Gjykata caktoi këtë të dielë masën e sigurisë “arrest me burg” për Stiljan Pashon, ish-Shefi i Sektorit të Kufirit, në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë.
Ky vendim është kundërshtuar nga avokati mbrojtës i Stiljan Pashos, Nevzat Tarelli, i cili pretendon se prokuroria nuk ka prova të mjaftueshme për përfshirjen e ish-zyrtarit të policisë në trafikimin e drogës.
Sipas mbrojtjes, Pasho ka udhëtuar rastësisht nga Korça në drejtim të doganës të Kapshticës me personin, i cili u arrestua në Greqi për transportin e 27 kg të lëndëve narkotike.
Ai tha se Pasho nuk ka patur dijeni për lëndën narkotike që ndodhej në mjet, ndonëse ka favorizuar Lorenc Likën për të kaluar pa radhë në doganë.
“Gjykata ka vendosur vlerësimin e ligjshëm të ndalimit të urdhëruar nga prokuroria dhe ka caktuar masën e sigurimit personal arrest me burg nën dyshimin e kryerjes së veprës penale të trafikimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim. Në vlerësimin tim nuk kishte prova të mjaftueshme, ndaj dhe ka zgjatur seanca sepse është debatuar mjaftueshmërisht sa në aspektin praktik të provave aq edhe në aspektin teorik të formulimit të akuzës, në rastin konkret ka një tejkalim të logjikës së dyshimit të arsyeshëm për këtë vepër penale. Që kjo vepër penale të ekzistojë duhet domosdoshmërisht që ai të kishte dijeni që subjekti që dyshohet se ka trafikuar lëndë narkotike, ka pasur lëndën në makinë, dyshim që është thjesht i supozuar dhe jo e mbështetur në provë. Jo çdo veprim në kundërshtim me ligjin mund të çojë në veprën penale të trafikimit sepse ai mund të jetë një veprim i pakujdesshëm apo në tejkalim të kompetencave, një veprim për të shmangur një radhë apo për t'i krijuar një procedurë të lehtësuar, por që të ekzistojë trafikimi në bashkëpunim do të duhet që kryekomisari të kishte dijeni për lëndën narkotike, gjë që nuk më rezulton në asnjë akt, s'ka pasur asnjë njohje, lidhje apo komunikim që ngre këtë dyshim në këtë nivel. Jo vetëm që ka mohuar dijeninë për ekzistencën e lëndës narkotike, por në gjendje totalisht emotive, i mohon dhe nuk e pranon dot pasi nuk e ka menduar kurrë diçka të tillë. Ka sqaruar pozitën e tij, ka shkuar në doganë me atë mjet si mjet i rastësishëm udhëtimi, dhe në këto rrethana subjektit i është krijuar një lloj privilegji për të mos qëndruar gjatë në radhë. Edhe kjo ka qenë temë e diskutueshme, dyshimin prokuroria e bën hipotetik dhe niset nga fakti që këto subjekte të proceduara kanë kaluar edhe herë të tjera në Greqi. Ka vetëm një rast në maj, nga dogana ka shkuar në Kostur me një shtetas që është në procedim ose që dyshohet, ka marrë disa ilaçe për nënën e tij të sëmurë dhe është kthyer prapë ndërkohë që personi ka pasur destinacionin e tij për në Selanik, pra një mjet i radhës që është ndodhur. Në rastin konkret Stiljan Pasho ka ardhur nga Korça deri në doganë me këtë shtetas, i cili është vendosur në radhë për të dalë, ka vijuar puna me mjetet e tjera, dhe në një moment ky person është favorizuar për të kaluar pa radhë në doganë. Unë po shkoj në nivel më të lartë se shpërdorimi i detyrës, sepse sjellja e tij nuk është korrekte në raport me kodin e etikës dhe mund të ishte shkak për procedim disiplinor, që është ezauruar në këto momente me përjashtim nga drejtoria e përgjithshme e policisë, e bërë mediatike sepse ne nuk na është komunikuar ende zyrtarisht. Kjo është çështje për t'u provuar në fund nëse është shpërdorim detyre apo tjetër nivel”, deklaroi avokati./ CNA
Stiljan Pasho, ish-Shefi i Sektorit të Kufirit, në Drejtor...
Mbrëmjen e djeshme u ekzekutua me armë zjarri Entjan Nikul...
5 monedha ari dhe 56 650 euro janë sekuestruar nga policia...
Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në prangat e...
Një person është proceduar penalisht në gjendje të lirë, p...
Këtë të diel do të dalë para gjykatës ish-këshilltari i Be...
Policia e Pogradecit ka arrestuar mbrëmjen e djeshme Durim...
Entjan Nikulaj, 40 vjeçari që u qëllua me armë zjarri ...
Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e kesaj të shtun...
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e kësaj...
Një sherr i rëndë ka ndodhur mes dy vëllezërve në Skrapar,...
Një ditë më parë shetetasi F.V 51-vjeç humbi jetën pas...
Pas 6 ditësh, autoriteteve gjermane kanë mundur të zbu...
Naim Murseli, ish-këshilltari i Behgjet Pacollit u vu ...
Një person i tretë është arrestuar nga policia e Kosovës p...
Një punonjës policie u plagos ditën e djeshme në një aksid...
Opinioni publik është tronditur nga ngjarja në Kosovë, ku ...
Ish-këshilltari i Behgjet Pacollit, Naim Murseli dhe Grani...
Dy persona u vunë në pranga mbrëmjen e sotme për vrasjen e...
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Kosovës për ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...