Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

Derisa fëmijët në Suedi u kthyen në bankat shkollore për fillimin e vitit të ri shkollor muajin e kaluar, shumë mësimdhënës filluan t’i japin më shumë rëndësi praktikës së teksteve shkollore të printuara, leximit në qetësi dhe dorëshkrimit, duke i kushtuar shumë më pak kohë tabletëve, kërkimeve të pavarura online dhe aftësive në tastierë.
Rikthimi i mënyrës tradicionale të nxënies së mësimeve është një përgjigje ndaj pyetjeve të politikanëve dhe ekspertëve nëse qasja e vendit ndaj edukimit tejet të digjitalizuar, përfshirë futja e tabletëve në kopshte, ka çuar në rënien e aftësive themelore të fëmijëve. Ministrja e Arsimit e Suedisë, Lotta Edholm, e cila u emërua 11 muaj më parë si pjesë e një koalicioni të ri qeveritar të qendrës së djathtë, ishte njëra nga kritiket më të mëdha të zbatimit të plotë të teknologjisë në shkolla.
“Studentët suedezë kanë nevojë për më shumë tekste shkollore. Librat fizikë janë të rëndësishëm për nxënien e mësimit”, pati thënë Edholm në mars.
Ministrja njoftoi muajin e kaluar se Qeveria dëshiron ta tërheqë vendimin e Agjencia Kombëtare për Arsim për bërjen e pajisjeve digjitale të detyrueshme në shkollat parafillore. Qeveria planifikon të shkojë edhe më larg dhe t’i japë fund plotësisht mësimit digjital për fëmijët nën moshën 6-vjeçare, tha Ministria për "Associated Press".
Megjithëse studentët suedezë arrijnë rezultat mbi mesataren evropiane në aftësitë për lexim, një hulumtim mbarëkombëtar për nivelin e leximit të nxënësve të klasës së katërt, gjeti se ka një rënie në mesin e fëmijëve suedezë nga viti 2016 deri më 2021.
Më 2021, nxënësit e klasës së katërt shënuan mesatarisht 544 pikë në lexim, një rënie nga mesatarja e 555 pikëve në vitin 2016. Megjithatë, paraqitja e tyre në lexim e vuri Suedinë në vendin e shtatë, baras me Tajvanin, në garën e përgjithshme botërore.
Singapori, e cila është në vendin e parë në renditje, e përmirësoi rezultatin e leximit nga 576 në 587 gjatë periudhës së njëjtë.
Për ta luftuar rënien e aftësive të leximit të nxënësve të klasës së katërt, Qeveria suedeze njoftoi se ka investuar 60 milionë euro për blerjen e teksteve për nxënësit këtë vit.
Por, jo të gjithë ekspertët janë të bindur se kthimi te tekstet shkollore tradicionale është patjetër gjëja më e mirë për nxënësit.
Ta kritikosh ndikimin e teknologjisë është “një lëvizje popullore e politikanëve konservatorë”, tha Neil Selwyn, profesor i edukimit në Universitetin Monash në Melburn, Australi.
“Kjo është thjesht një mënyrë për të treguar përkushtimin ndaj vlerave tradicionale”, shtoi ai./ Rel
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të vizitojë t...
Futbollistët e ekipit kombëtar të Marokut kanë dhuruar gja...
Tërmeti i fuqishëm që goditi Marokun ka shkaktuar mbi 2000...
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut ...
Britania regjistroi të shtunën ditën e saj më të nxehtë të...
Ministria e Mbrojtjes së Rumanisë tha të shtunën se kishte...
Në Marok do janë shpallur tri ditë zie kombëtare pas tërme...
Në Kosovë, me veprimtari të shumta u mbajtë festivali “Mul...
Kanë kaluar 77 vite nga Kryengritja Antikomuniste e Postri...
Në mungesë të një konsensusi për Ukrainën, takimi i 20 ven...
Stuhia 3-ditore Daniel ka shkaktuar përmbytje dhe ka marrë...
Koreja e Veriut ka shënuar 75 vjetorin e themelimit të saj...
Një ish-ushtar i akuzuar për terrorizëm është kapur në per...
Epërsia ajrore ruse "ndalon" kundërsulmin e Ukrainës. Kës...
Me deklarata të vendosura liderët politikë të Gjermanisë p...
Numri i të vdekurve nga tërmeti i Marokut është rritur në ...
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike paralajmëroi pë...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe aleatët...
Një studim nga Universiteti i Nebraskës ka zbuluar një efe...
Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka shprehur ngushëllimet...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...