
Kandidatët republikanë për president u përballën mbrëmë në debatin e dytë televiziv. Siç njofton korrespondentja e "Zërit të Amerikës", Carolyn Presutti, nga Kalifornia, ku u mbajt debati, të gjithë kandidatët që morën pjesë janë shumë prapa ish-Presidentit Trump në sondazhe. Zoti Trump sërish nuk pranoi të marrë pjesë në debat, ndërsa kanë mbetur më pak se katër muaj deri të zgjedhjet e para brendapartiake.
Shtatë kandidatët republikanë që morën pjesë në debat u ngjitën në skenën e bibliotekës presidenciale ‘Ronald Reagan’ në Kaliforni.
U deshën vetëm pak minuta që të fillonin kritikat ndaj njëri-tjetrit, secili prej tyre i vendosur të dallohej prej të tjerëve.
Për Imigracionin: Ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie tha se do të dërgonte Gardën Kombëtare për të siguruar kufirin me Meksikën.
Kina u trajtua si një vend armiqësor gjatë pjesës më të madhe të debatit.
Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley tha se do të dërgonte forca të operacioneve të posaçme për të sulmuar kartelet meksikane të drogës dhe do të ndalonte marrëdhëniet normale tregtare me Kinën derisa shteti komunist të ndalojë shpërndarjen e drogës fentanil.
Duke folur për luftën e Rusisë në Ukrainë, biznismeni Vivek Ramaswamy, tha se fakti që Putini është një diktator, nuk do të thotë se Ukraina është e mirë, ndërsa shtoi se Kina është armiku i vërtetë.
Florida i ka ndaluar shtetasit kinezë të blejnë prona pranë zonave ushtarake dhe Guvernatori i Floridës Ron DeSantis tha se ai mbështet një ndalim të ngjashëm në të gjitha Shtetet e Bashkuara.
Kandidati kryesor, ish-Presidenti Donald Trump mungoi në debat. Ai zgjodhi të vizitojë qytetin Detroit të Miçiganit, ku sindikata e punëtorëve të industrisë së prodhimit të makinave, është në grevë.
Një sondazh i televizionit “NBC News” tregon se gati 60% e votuesve republikanë favorizojnë ish-presidentin Trump ndaj rivalëve të tij. Me diferencë të thellë, në vend të dytë është Guvernatori DeSantis, me 16%.
Guvernatori i Dakotës së Veriut, Doug Burgum kritikoi administratën e Presidentit Biden për shkëmbimin e fundit të të burgosurve me Iranin.
“Ata morën pesë të burgosur; ne morëm pesë të burgosur. Por, ata morën edhe 6 miliardë dollarë, të cilat mund t'i përdorin për të çuar përpara terrorizmin e tyre pasi ky është kombi që është sponsorizuesi më i madh i terrorizmit shtetëror në botë”, tha Doug Burgum, Guvernatori i Dakotës së Veriut.
Ish Nën-Presidenti Mike Pence kritikoi ish-shefin e tij.
“Tani ne shohim që Donald Trump po largohet nga axhenda që ishte themeli i administratës tonë dhe që përcaktoi lëvizjen republikane në 50 vitet e fundit, ku ne qëndruam lart në skenën botërore. Tani Donald Trump po flet me gjuhën e tërheqjes”, tha ish Nën-Presidenti Pence.
Debati i tretë republikan mbahet më 8 nëntor në Majami të Floridas. Zgjedhjet e përgjithshme amerikane mbahen në muajin nëntor të vitit të ardhshëm./ VOA
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar ...
Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij...
Drejtori i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovë, Pe...
Gjashtë emigrantë ilegalë janë shpëtuar, të cilët ndodhesh...
Gjermania pritet të braktisë kundërshtimin e saj ndaj zgji...
Sulmi i armatosur në Banjskë të Zveçanit solli edhe më...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, në Neos Kosmo...
Presidenti Aleksandër Vuçiç ka mohuar deklaratën e min...
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka provokuar ashpër,...
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë Serbe, Petar Petk...
Ministri britanik për Çështje Evropiane, Leo Docherty,...
Senatorja Jeanne Shaheen, anëtare e lartë e Komisionit...
Policia e Kosovës tha të mërkurën se ka përfunduar kontrol...
Azerbajxhani ka arrestuar një ish-udhëheqës të Nagorno-Kar...
Kisha Ortodokse Serbe ka shprehur keqardhje për shqipt...
Senatori Demokrat, Bob Menendez përballet të mërkurën ...
Astronauti rekord i NASA-s Frank Rubio është rikthyer më n...
Në operacion u krye të martën në brigjet juglindore të Irl...
Një nënë mizore është dënuar për vdekjen e djalit të s...
Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Michigan të SHBA-ve, ku...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...