Greva në Belgjikë/ Ndërpriten udhëtimet, mësimi në shkolla dhe shërbimet publike
Belgjika përballet me mbylljen e shkollave dhe ndërprerjen...

Shtëpia e Bardhë ka thënë se bisedimet në Gjenevë me Kievin shënuan “përparim domethënës” drejt përfundimit të luftës në Ukrainë dhe kanë rezultuar me një kornizë “të përditësuar dhe ridefinuar” që parasheh sovranitetin e plotë të Ukrainës dhe arritjen e paqes.
Në deklaratën e 23 nëntorit të lëshuar nga Uashingtoni nuk janë përmendur specifika të ndryshimeve që janë bërë në planin e paqes prej 28 pikash që është çuar përpara nga presidenti amerikan, Donald Trump dhe i cili është kritikuar nga mbështetësit e Kievit, të cilët e kanë konsideruar dokumentin shumë miqësor për Rusinë.
Propozimi amerikan raportohej se përfshinte edhe zvogëlimin e numrit të forcave të armatosura ukrainase dhe njëkohësisht zvogëlim të ndihmës ushtarake nga Shtetet e Bashkuara, e cila ka qenë thelbësore në luftën e Ukrainës kundër ushtrisë ruse.
“Bisedimet kanë qenë konstruktive, të fokusuara, të zhvilluara me respekt dhe nënvizojnë përkushtimin e përbashkët për të arritur paqe afatgjatë”, është thënë në deklaratën e përbashkët të lëshuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina.
“Diskutimet shënojnë përparim domethënës drejt përafrimit të pozicioneve dhe identifikim të hapave të ardhshëm”.
“Në bisedime është bërë e qartë se çdo marrëveshje e së ardhmes duhet të ruajë sovranitetin e Ukrainës dhe të përcaktojë vetëm paqe të qëndrueshme. Si rezultat i diskutimeve, palët e kanë përpiluar një kornizë të përditësuar dhe të ridefinuar”, është thënë në deklaratë, pa dhënë më shumë hollësi.
Në deklaratë është përmendur edhe që palët janë pajtuar “të jenë në kontakt të ngushtë me partnerët europianë” të cilët mbesin disa prej mbështetësve me të fuqishëm të Ukrainës.
Vetë Trumpi nuk ka bërë ndonjë koment publik pas takimit.
Bashkë me disa aleatë europianë të Ukrainës, disa ligjvënës amerikanë – përfshirë disa republikanë – e kanë kritikuar propozimin origjinal, dhe disa e kanë përshkruar si shumë adekuat për Kremlinin.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka udhëhequr delegacionin amerikan në bisedimet e 23 nëntorit me zyrtarët ukrainas në Gjenevë, teksa Uashingtoni e ka rritur presionin ndaj Kievit për të pranuar shpejt planin amerikan.
Trump është shprehur i zemëruar me Ukrainën dhe aleatët europianë që e kanë kundërshtuar propozimin fillestar.
Pas takimit, Rubio ka thënë se është arritur përparim i jashtëzakonshëm dhe që Trump-i është shumë i kënaqur. Menjëherë pas bisedimeve në Zvicër, Rubio është kthyer në Uashington.
Shefi i delegacionit ukrainas Andriy Yermak – shefi i stafit të presidentit Volodymyr Zelensky– u ka thënë gazetarëve se negociatat kanë shënuar përparim në Gjenevë, dhe që po shkohet përpara drejt arritjes së paqes afatgjatë të cilën populli ukrainas e meriton.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë humbur jetën mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ Rel
Belgjika përballet me mbylljen e shkollave dhe ndërprerjen...
Komisionerja e BE për Zgjerimin, Marta Kos ka folur lidhur...
Është publikuar teksti i një kundërpropozimi evropian ndaj...
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio në një tjetër d...
Ky samit i parë i G20 në Afrikë ka përgjegjësinë të mos le...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka folur nga Gje...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka reaguar pasi pr...
Liderët europianë kanë propozuar ndryshime në planin e SHB...
Ministri në detyrë i Financavë në Kosovë, Hekuran Murati k...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka folur së fundmi lidh...
Ushtria izraelite pretendoi se kishte shënjestruar shefin ...
Kur e quajmë 'luftë'? Si fillon një 'luftë'? Veçanërisht s...
Nga nesër në Komunën e Prishtinës nuk do të ketë transport...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar ...
Qytetarët e Republikës Sërpska po votojnë të dielën për ta...
Zyrtarët ukrainas pritet të takohen sot me homologët ameri...
1. Si u arrit Marrëveshja e Dejtonit?Marrëveshja e Paqes u...
Të paktën 90 persona kanë vdekur dhe 12 të tjerë rezultojn...
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka këmbëngulur...
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përmes një parashi...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...