web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lufta me Rusinë/ Trump akuza Zelensky-t, Evropës dhe Biden

23 Nëntor 2025, 16:19, Kosova & Bota CNA

Lufta me Rusinë/ Trump akuza Zelensky-t, Evropës dhe Biden

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka folur së fundmi lidhur me luftën në Ukrainë. Trump ka akuzuar Ukrainën për një udhëheqje të dobët, ndërsa thekson se nëse ai do të ishte zgjedhur president në 2020, kjo luftë nuk do të kishte ndodhur kurrë.

Në postimin e tij në “Truth”, ai ka hedhur akuza edhe ndaj ish-presidentit, Joe Biden, ku thotë se për shkak se ai ishte “i përgjumur”, Putin gjeti rastin dhe sulmoi Ukrainën. 

Trump vijon më tej me akuza ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensku, ku se nuk ka shprehur mirënjohje për përpjekjet e SHBA-së në ndalimin e luftës, ndërsa shton se Evropa vijon të blejë naftë nga Rusia.

“Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës është e dhunshme dhe e tmerrshme që, me një UDHËHEQJE të fortë dhe të duhur nga SHBA-ja dhe Ukraina, NUK do të kishte ndodhur KURRË. Ajo filloi shumë kohë para se unë të merrja detyrën për një mandat të dytë, gjatë Administratës së Joe Bidenit të Përgjumur, dhe vetëm sa është përkeqësuar. Nëse zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 nuk do të ishin MANIPULUAR DHE VJEDHUR, e vetmja gjë që demokratët e së majtës radikale bëjnë mirë, nuk do të kishte luftë Ukrainë/Rusi, pasi nuk pati, madje as nuk u përmend, gjatë mandatit tim të parë në detyrë. Putini nuk do të kishte sulmuar kurrë! Vetëm kur e pa Joe-n e Përgjumur në veprim tha: "Tani është shansi im!" Pjesa tjetër është histori, dhe kështu vazhdon. Unë trashëgova një luftë që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë, një luftë që është një humbje për të gjithë, veçanërisht për miliona njerëzit që kanë vdekur kaq kot. “Udhëheqja” e Ukrainës ka shprehur zero mirënjohje për përpjekjet tona, dhe Evropa vazhdon të blejë naftë nga Rusia. SHBA-të vazhdojnë të shesin sasi të mëdha armësh NATO-s, për shpërndarje në Ukrainë (i madh Joe i fali gjithçka, falas, falas, falas, përfshirë para “të shumta”!). Zoti i bekoftë të gjitha ata që kanë humbur jetën në katastrofën njerëzore! President DJT”, thuhet në postimin e Trump. /CNA





Lajmet e fundit nga